Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sulm i armatosur brenda shkollës në Atlanta, i mituri vret 4 persona, plagos 9 të tjerë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Sulm i armatosur brenda shkollës në Atlanta, i mituri vret 4 persona, plagos 9 të tjerë
BoteLajmi i fundit

Sulm i armatosur brenda shkollës në Atlanta, i mituri vret 4 persona, plagos 9 të tjerë

Published: September 5, 2024
Shpërndaje

4 persona raportohen të vdekur si pasojë e një sulmi me armë në një shkollë të mesme në Georgia të SHBA-së, ndërsa 9 kanë mbetur të plagosur.

Një person është arrestuar, ka thënë në një deklaratë Zyra e Sherifit të Qarkut Barrow.

Sipas CNN, autori i masakrës është një 14-vjeçar, por nuk dihet ende nëse ishte apo jo nxënës në shkollë.

- Publicitet -

Ndërkohë, një person u transportua me një helikopter mjekësor që kishte zbritur në shkollë.

SHBA-ja është përballur me qindra raste të sulmeve me armë zjarri brenda shkollave dhe kolegjeve në dy dekadat e fundit, me më vdekjeprurësit që rezultuan në mbi 30 të vdekur në Virginia Tech në vitin 2007.

FBI bën me dije se kishte lajmëruar një vit më parë autoritetet lokale që të kishin në kontroll të miturin, të cilin e kishin marrë në pyetje në lidhje me disa kërcënime në internet për sulme të mundshme.

Në atë kohë, Colt kishte mohuar se fshihej ai pas këtyre kërcënimeve, ku shfaqeshin armë dhe paralajmërime për sulme në shkolla.

I dyshuari hapi zjarr të mërkurën në shkollën e mesme Apalachee në qytetin e Winder, duke vrarë dy mësues dhe dy nxënës, ndërkohë që 9 të tjerë mbetën të plagosur.

Ai u arrestua në kampus nga forcat e policisë dhe mësohet se do të ndiqet penalisht si i rritur.

Policia ka identifikuar viktimat si mësuesit Christina Irimie dhe Richard Aspinëall dhe nxënësit 14-vjeçarë Mason Schermerhorn dhe Christian Angulo.

Në një deklaratë, FBI tha se Qendra e saj Kombëtare e Operacioneve të Kërcënimit kishte njoftuar forcat lokale të zbatimit të ligjit në maj 2023 pasi kishte marrë informacione anonime në lidhje me kërcënimet në internet për të kryer një sulm në shkollë në një vend dhe kohë të pacaktuar.

Sherifët intervistuan djalin dhe babain e tij, të cilët deklaruan se “kishin armë gjahu në shtëpi, por subjekti nuk kishte akses të pambikëqyrur në to”, tha FBI.

I dyshuari, i cili në atë kohë ishte 13 vjeç, mohoi të kishte bërë kërcënimet në internet dhe zyrtarët paralajmëruan shkollat ​​lokale për monitorimin e vazhdueshëm të kësaj çështje.

Ky është sulmi i 23-të në shkolla në SHBA për vitin 2024, sipas një baze të dhënash të mbajtur nga revista Education Week, e cila numëron 11 të vdekur dhe 38 të plagosur.

 

j.l./ dita

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • VINI GISHTIN KOKES says:
    September 5, 2024 at 6:53 pm

    Thuhet se autori i masakres ishte i njohur nga policia dhe se mbahej nen kontroll . Eshte me te vertete shume e cuditeshme qe dihej nga shteti rrezikshmeria e theksuar e ketij personi , mbahej nen kontroll por krimineli , edhe pse i mitur , arrin t`i realizoje pa asnje veshtiresi apo pengese qellimet e tij mizore ! Ne SHBA duhet te bjere termet i pa pare per te c`rrenjosur nje here e mire kete lloj terrorizmi . Duhet mbajtur nje qendrim i ashper , mesimdhenes ndaj autoriteteve pergjegjese policore dhe jo deklarata bajate sa per te lare gojen !

    Reply
  • Phoenix says:
    September 5, 2024 at 7:14 pm

    E gjithe kjo histori e perseritur ne USA, ka vetem nje shpjegim dhe qellim. C’armatosjen totale te Amerikaneve dhe fshirjen e nenit te Kushtetutes 250-vjecare, i cili garanton te drejten e armembajtjes te populli. Shumica e ketyre sulmeve jane te planifikuara dhe inskenuara, per te demonizuar armet dhe krijuar nje ambient psikologjik per Amerikanet qe ti detyroj qe te c’armatosen, mundesisht vullnetarisht. Nje Qeveri qe ka frike nga nje popull i armatosur, eshte nje Qeveri e cila po pergatit ne erresire, dicka te mbrapshte per te ardhmen e atij Populli.

    Reply
  • Phoenix says:
    September 5, 2024 at 7:28 pm

    Nje Kriminel mund te gjej nje Arme te paligjshme ne c’do kohe, moment e kudo per te bere punen e tij. Por qe te heqesh te drejten e vetmbrojtjes nga nje kriminel te nje njeri e popull paqesor duke e c’armatosur per sepeb te krimnelit dhe me ligj, eshte kriminale. Nje qeveri e armatosur kriminale e Diktatoriale, nuk ka ndonje diference, nga nje kriminel i rendomte ne rruge, perkundrazi.

    Reply
  • labi says:
    September 6, 2024 at 4:48 am

    Kur obama tha se duhet te ndalohet shitja e armeve te civileve ,manjatet e armeve u turen ne sulm te papare kunder tij .Keto jane frutat e armatimeve qe shtetet qe i shesin po u ndaluan kapitullojne dhe do rrojne me djersen e ballit dhe ne bote nuk kete qindra miliona te vrare Parulla carmatim eshte nje slogan qe e perdorin tre shitesit me te medhenj te armeve zonja amerike qe me armet e saj behet kasapane ne lindjen e mesme ,rusia dhe kina ME THONI enverist, i kishte thene merhumi 60 vjet me pare ne vitin 1965se carmatimi i pergjithshem eshte nje demagogji nga te dy superfuqit SHBA DHE BS

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  • Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  • Mirësevini në “shtëpi”!
  • Fundi i tranzicionit është i mundshëm
  • Henry shpjegon pse Messi shënon gjithmonë duke u nisur nga e njëjta zonë në Botëror: Është Zona 14

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  2. K R on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  3. Phoenix on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  4. Gani USA on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  5. Ethem Lalaj on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?