Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sulmet e grupit ‘Houthi’ pengojnë transportin detar global
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Sulmet e grupit ‘Houthi’ pengojnë transportin detar global
BoteKronike

Sulmet e grupit ‘Houthi’ pengojnë transportin detar global

Published: January 5, 2024
Shpërndaje

Kompania daneze e transportit detar Maersk vendosi këtë javë të pezullojë transportin e mallrave përmes Detit të Kuq, pas një sulmi në fundjavë ndaj një prej anijeve të saj.

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgewell, militantët jemenas ‘Houthi’, të mbështetur nga Irani, kanë shtuar sulmet ndaj anijeve në Detin e Kuq që nga nëntori për të treguar mbështetjen e tyre për grupin militant islamik palestinez Hamas, që lufton kundër ushtrisë izraelite në Gazë.

Rebelët ‘Houthi’ nga Jemeni kanë kryer dhjetëra sulme ndaj anijeve tregtare që nga mesi i muajit nëntor. Militantët thonë se po vënë në shënjestër anije që kanë lidhje me Izraelin në mbështetje të palestinezëve në Gazë, megjithëse kanë sulmuar edhe disa anije që nuk kanë lidhje me Izraelin.

- Publicitet -

Kompanitë e transportit po largohen gjithnjë e më shumë nga Deti i Kuq dhe Kanali i Suezit për të shmangur rreziqet.

“Tregtia është ulur me rreth një të tretën. Shumica e tyre janë anije me kontenierë. Aty ka mallra me vlerë të lartë që shkojnë nga Azia në Evropë”, thotë Michelle Wise Bockman nga kompania ‘Lloyd’s List Intelligence’ që ofron të dhëna dhe analiza mbi aktivitetet detare.

Shumë anije kanë ndryshuar itenerarin, duke lundruar nga pjesa më jugore e Afrikës, duke e bërë udhëtimin shumë më të gjatë. Kostot e mallrave nga Azia në Evropën Veriore janë dyfishuar.

Muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara nisën Operacionin ‘Prosperity Guardian’, me një forcë ndërkombëtare të sigurisë detare që synon të frenojë sulmet e grupit ‘Houthi’.

“Fakti që anijet nuk po kalojnë tranzit tregon se kompanitë nuk kanë shumë besim në aftësinë e këtij koalicioni të udhëhequr nga SHBA-të për të qenë në gjendje t’i bëjnë rrugët detare më të sigurta”, thotë zonja Wise Bockman. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mbajti një takim mbi sulmet të mërkurën, mes paralajmërimeve se siguria globale e ushqimit është në rrezik.

“Kjo situatë mund të ndikojë te miliona njerëz në Jemen, rajon dhe globalisht”, thotë Khaled Khiari, Nën-Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së. Ambasadori amerikan veçoi Iranin për mbështetjen e ‘Houthit’.

“Irani ka transferuar sisteme të avancuara të armëve të ‘Houthit’, duke përfshirë sisteme ajrore pa pilot, raketa që lëshohen nga anijet dhe raketa balistike të përdorura në sulmet kundër anijeve detare”, thotë Chris Lu, ambasadori amerikan në OKB për Menaxhim dhe Reformë. Irani i ka hedhur poshtë këto akuza. Ndërkohë, analistët paralajmërojnë se militantët mund të shtojnë sulmet e tyre.

“Grupi Houthi është shumë i qartë për atë që po bën. Ai e di se duke vënë në shënjestër transportin detar, tërheq vëmendjen e shtypit dhe shkakton shqetësim mes udhëheqësve botërorë për qëllimin e tij të kundërshtimit të luftës në Gazë”, thotë Michelle Wise Bockman nga kompania ‘Lloyd’s List Intelligence’.

Me transportin detar të ndërprerë, ka paralajmërime se vonesat në zinxhirët e furnizimit mund të zgjasin për disa javë ose muaj, shkruan VOA.

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sara Mila: Nuk e çojmë ndërmend as dorëheqjen dhe as zgjedhjet e parakohshme
  • SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  • “Nuk ikim nga sheshi”: Protestuesit nga diaspora do ta kalojnë natën përpara Kryeministrisë
  • LIVE: Pjesëmarrje e jashtëzakonshme në ditën 21 të protestës
  • Cila është sot detyra e çdo të majti!

Komentet e Fundit

  1. Partizani on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  2. KTH S on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  3. Kiri on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  4. Dajti on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  5. K O R C A on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?