Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sulmet izraelite ndaj paqeruajtësve të OKB në Liban, Këshilli i Sigurimit: S’duhet të jenë kurrë objektiv
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sulmet izraelite ndaj paqeruajtësve të OKB në Liban, Këshilli i Sigurimit: S’duhet të jenë kurrë objektiv
AktualitetBote

Sulmet izraelite ndaj paqeruajtësve të OKB në Liban, Këshilli i Sigurimit: S’duhet të jenë kurrë objektiv

Published: October 15, 2024
Shpërndaje

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara u shpreh të hënën i shqetësuar pas goditjes së disa pozicioneve të paqeruajtësve të OKB-së në Libanin jugor mes përleshjeve mes ushtrisë izraelite dhe militantëve të Hezbollahut të mbështetur nga Irani.

Në një deklaratë të miratuar me konsensus, këshilli prej 15 anëtarësh u kërkoi gjithashtu të gjitha palëve, pa i përmendur ato, të respektojnë sigurinë e personelit dhe ambienteve të misionit paqeruajtës të OKB-së, të njohur si UNIFIL.

“Paqeruajtësit dhe objektet e OKB-së nuk duhet të jenë kurrë objektiv i një sulmi”, tha këshilli, duke përsëritur mbështetjen e tij për misionin.

- Publicitet -

Po ashtu, Këshilli i Sigurimit bëri thirrje për zbatimin e plotë të rezolutës 1701, e cila u miratua në vitin 2006 me qëllim ruajtjen e paqes në kufirin midis Libanit dhe Izraelit. Këshilli “pranoi nevojën për masa të mëtejshme praktike për arritjen e një rezultati të tillë”, por nuk dha hollësi.

Që nga fillimi i operacionit tokësor izraelit në Liban më 1 tetor, pozicionet e misionit paqeruajtës të OKB-së janë goditur 20 herë, duke përfshirë një sulm të drejtpërdrejtë dhe një incident të shënuar të dielën kur dy tanke izraelite shpërthyen portat e një baze të tij, thanë Kombet e Bashkuara.

“Pesë paqeruajtës janë plagosur gjatë këtyre incidenteve, duke përfshirë një paqeruajtës që u plagos nga një plumb”, u tha gazetarëve të hënën zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric.

Gjatë dy javëve të fundit, Izraeli u ka thënë paqeruajtësve të OKB-së që për sigurinë e tyre, të tërhiqen pas 5 kilometra nga e ashtuquajtura Linja Blu, një linjë e hartuar nga OKB-ja që ndan Libanin nga Izraeli dhe Lartësitë Golan të pushtuara nga Izraeli. Të dielën Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i bëri thirrje OKB-së të evakuojë paqeruajtësit nga zonat e luftimeve në Liban. “Është koha që t’i largoni paqeruajtësit nga bastionet e Hezbollahut dhe nga zonat e luftimi”, tha ai.

Shefi i paqeruajtësve të OKB-së, Jean-Pierre Lacroix tha të hënën se trupat e OKB-së nuk do të lëvizin. Pasi informoi me dyer të mbyllura Këshillin e Sigurimit, ai u tha gazetarëve se do të takohej me ambasadorin izraelit të OKB-së, Danny Danon të martën. Konflikti mes Izraelit dhe Hezbollahut është intensifikuar gjatë javëve të fundit, ndërsa Izraeli ka bërë sulme ajrore në Libanin jugor, në rrethinat jugore të Bejrutit dhe në Luginën Bekaa.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • Kush është minatori që humbi jetën tragjikisht në Klos
  • Një zjarr i vogël në Kuçovë, shenjë e një krize të thellë në PS
  • Aksident zinxhir në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 7 automjete
  • Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  2. capi on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  3. Katiu on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  4. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, zyrtarizohen gjashtë kandidaturat
  5. Durres Albania on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?