Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sulmi izraelit në Bejrut vret një tjetër komandant të Hezbollahut
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Sulmi izraelit në Bejrut vret një tjetër komandant të Hezbollahut
BoteLajmi i fundit

Sulmi izraelit në Bejrut vret një tjetër komandant të Hezbollahut

Published: September 21, 2024
Shpërndaje

Grupi militant Hezbollah njoftoi se një komandant i dytë, i lartë, ishte në mesin e 16 anëtarëve të vrarë nga një sulm ajror izraelit në periferit të Bejrutit. Izraeli tha se sulmi i së premtes në periferitë jugore të kryeqytetit të Libanit eliminoi kreun e forcave elitare të Hezbollahut, Ibrahim Aqil, si dhe disa komandantë të tjerë.

Sulmet e fundit kanë rritur frikën lidhur me mundësinë e zgjerimit të konfliktit ndërsa vazhdon lufta të Gazë.

Të paktën 31 persona vdiqën pas një sulmi ajror izraelit në periferi të Bejrutit të premten, njoftoi ministria libaneze e shëndetësisë, pas rreth një vit konflikti mes grupit militant Hezbollah dhe Izraelit. Grupi militant Hezbollah njoftoi se 16 prej viktimave ishin anëtarë të këtij grupi, përfshirë dy udhëheqës të lartë, Ibrahim Aqil, dhe Ahmed Wahbi.

- Publicitet -

Për kapjen e Ibrahim Aqilit, Shtetet e Bashkuara kishin vendosur një shpërblim prej 7 milionë dollarësh, për shkak të lidhjeve të tij me bombardimin e përgjakshëm të ushatarëve amerikanë në Liban, në vitin 1983.

“Numri i të vdekurve nga ky sulm është 31, përfshirë 3 fëmijë të moshës 6, 4 dhe 10 vjeç dhe në mesin e tyre ka 7 gra. Mes viktimave janë dhe 3 sirianë. 68 të plagosur janë transferuar në 12 spitale, 53 prej të cilëve janë kthyer në shtëpitë e tyre dhe 15 të plagosur janë ende të pranishëm në këto spitale, me dy prej tyre në gjendje kritike”, tha Firass Abiad, Misnitër i Shëndetësisë i Libanit.

Ky ishte sulmi i dytë izraelit ndaj udhëheqjes ushtarake të Hezbollahut që nga fillimi i luftës në Gazë. Një sulm izraelit në Bejrut në korrik vrau komandantin e lartë ushtarak, Fuad Shukr.

Sulmi shënoi një tjetër goditje ndaj Hezbollahut pasi grupi u përball me një sulm të paprecedentë në fillim të kësaj jave, gjatë të cilit pajisje elektronike të njohura si bipër si dhe radio dore, të përdorura nga anëtarët e grupit shpërthyen, duke vrarë 39 persona dhe plagosur 3 mijë të tjerë.

Koordinatorja Speciale e OKB-së për Libanin, Jeanine-Hennis Plasschaert, tha të premten se sulmi në një zonë me popullsi të dendur në të Bejrutit ishte pjesë e “një cikli jashtëzakonisht të rrezikshëm dhune me pasoja shkatërruese”.

Ministri i Mbrojtjes,Yoav Gallant, tha se “armiqtë e Izraelit nuk do të gjejnë strehë, madje as në periferitë jugore të Bejrutit”.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, tha pas sulmit se Izraeli “nuk po synonte një përshkallëzim të gjerë në rajon”.

Nga ana tjetër Ministria e Jashtme e Iranit akuzoi Izraelin se kërkon të “përhapë konfliktin”.

Dhjetëra mijëra njerëz janë evakuuar nga shtëpitë në të dy anët e kufirit Izrael-Liban që kur Hezbollahu filloi të godiste Izraelin me raketa në muajin tetor, në shenjë mbështetjeje për palestinezët në luftën gati njëvjeçare të Izraelit kundër Hamasit në Gazë.

Në një tjetër zhvillim, autoritetet në Gazë që drejtohen nga Hamasi thanë se një sulm izraelit vrau të paktën 22 persona në një shkollë që strehonte personat e zhvendosur në qytetin jugor të Gazës të shtunën, ndërsa ushtria izraelite tha se sulmi kishte në shënjestër një qendër komanduese të grupit militant.

Ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara, janë përpjekur të ndalojnë përhapjen e luftës në një konflikt rajonal. Konflikti mes Hezbollahut me Izraelin daton prej dekadash, por u ndez vitin e kaluar paralelisht me luftën në Gazë mes Izraelit dhe grupit të militantëve të Hamasit, duke rritur shqetësimet për një luftë të gjerë rajonale./ VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  • Vdekja e gruas shtatzënë, nis procedimi penal për tre mjekët në maternitetin e Pogradecit
  • Jep dorëheqjen Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, Veliaj rikthen Alban Dokushin
  • Gazetarët kundërshtojnë hyrjen në fuqi të rregullores kufizuese të GJKKO-së
  • Kafshët e Kopshtit Zoologjik të Tiranës përballen me vapën ekstreme

Komentet e Fundit

  1. Detari on Nën hijen e Beratit: Beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit
  2. Antiturk on LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  3. demo on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  4. Dashi on Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  5. aqif kapertoni on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?