Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sulmi terrorist në Moskë, kush qëndron pas ISIS-K? Raportet me talebanët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Sulmi terrorist në Moskë, kush qëndron pas ISIS-K? Raportet me talebanët
BoteLajmi i fundit

Sulmi terrorist në Moskë, kush qëndron pas ISIS-K? Raportet me talebanët

Published: March 26, 2024
Shpërndaje

Çfarë dihet për grupin terrorist që dyshohet se qëndron pas sulmit në sallën e koncerteve në Moskë? Ka akuza të ndryshme se kush qëndron pas sulmit…

Menjëherë pas sulmit në sallën e koncerteve Crocus City Hall në Moskë të Rusisë natën e 22 marsit, përgjegjësia për krimin u mor nga një degë e të ashtuquajturit Shteti Islamik, i cili e quan veten “Shteti Islamik Provinca e Khorasanit” (ISIS-K). Deklarata u publikua nga agjencia e lajmeve Amaq e lidhur me ISIS dhe u shpërnda në platformën e mesazheve Telegram.

Kush qëndron pas ISIS-K?

ISIS-K ka një reputacion si një nga degët më të dhunshme të IS. Grupi terrorist xhihadist transnacional ka vrarë mijëra njerëz në sulme në Afganistan dhe Pakistan që nga viti 2015.

Emri i grupit rrjedh nga Khorasan, një emër i lashtë për një zonë që përfshin pjesë të Iranit, Turkmenistanit dhe Afganistanit, megjithëse aktivitetet e tyre shtrihen përtej këtij rajoni.

ISIS-K u themelua në vitin 2014 nga një grup të larguarish talebanë dhe anëtarë të Al-Kaedës në Pakistan dhe Afganistan. Grupi mbron një interpretim të dhunshëm të xhihadizmit.

Në vitin 2015, grupi e përshkroi zyrtarisht veten si një degë e ISIS në rajonin e Khorasanit. Ashtu si ISIS, ISIS-K synon të krijojë një kalifat transnacional, një shtet për myslimanët që qeveriset nga interpretimi i tyre radikal i Islamit.

A ka kontakte me grupe të tjera xhihadiste?

Analistët i përshkruajnë si të ndërlidhura raportet midis anëtarëve të ISIS-K dhe grupeve të tjera terroriste, ku ka mospajtime dhe fraksione të ndryshme si Al-Kaeda dhe talibanët që shpesh dezertojnë nga këto grupe dhe kalojnë në ISIS-K.

Përpara se talebanët të rimerrnin pushtetin në Afganistan në gusht të vitit 2021, si SHBA ashtu edhe ish-qeveritare afgane luftuanm kundër ISIS-K në Afganistan dhe vranë shumë nga udhëheqësit e mesëm dhe të lartë të kësaj organizate.

Megjithatë, vakuumi i sigurisë i krijuar nga tërheqja e SHBA-së i dha këtij grupi një hapësirë të re. Kjo i mundësoi asaj të krijonte kampe të mëtejshme trajnimi dhe të zgjeronte rrjetet ndërkombëtare.

Raportet me talebanët

Talebanët thonë se po përpiqen të frenojnë aktivitetet e ISIS-K dhe pretendojnë se forcat e tyre të sigurisë kanë arrestuar mijëra anëtarë të grupit që kur talebanët u kthyen në pushtet.

Megjithatë, aftësia e talebanëve për të frenuar grupin është parë në raportet e mediave si joadekuate dhe joefektive pasi sulmet nga grupi ndaj pakicave etnike dhe fetare në Afganistan janë bërë më të shpeshta.

Kombet e Bashkuara kanë shprehur vazhdimisht shqetësimin se grupe të tilla si Al-Kaeda dhe ISIS-K, përmes lidhjeve të tyre me anëtarët e talebanëve, mund të përfitojnë dhe të posedojnë armët më të avancuara të NATO-s, që kanë lënë pas vete trupat ndërkombëtare kur janë tërhequr nga Afganistani. Sipas OKB-së, vendi është kthyer në një strehë për ta për shkak të mungesës së mbikëqyrjes së sigurisë.

Aktivitetet e fundit të ISIS-K

ISIS-K mori përgjegjësinë për vrasjen e 95 njerëzve në qytetin iranian Kerman më 3 janar 2024. Agjencia raporton se, si në sulmin e fundit në Moskë, shërbimet sekrete amerikane paralajmëruan qeverinë në Teheran disa javë përpara për përgatitjen e një sulmi.

Që nga ringjallja e tij e fundit, grupi e ka përqendruar gjithnjë e më shumë vëmendjen e tij në Rusi. Në mars, zyrtarët e inteligjencës amerikane treguan se grupi ishte aktiv në Rusi dhe se po planifikonte sulme në Moskë.

Shërbimi rus i sigurisë FSB njoftoi se parandaloi sulmin e armatosur të grupit më 7 mars në një sinagogë në rajonin Kaluga pranë Moskës.

Sipas ekspertëve, një nga motivet e sulmeve terroriste ndaj Rusisë mund të jetë ndërhyrja ruse në luftën civile siriane. Moska, sipas ekspertëve, mbështet presidentin sirian Bashar al-Assad dhe ka kryer sulme ajrore në pozicionet e ISIS. Shumë udhëheqës të ISIS-it që atëherë e kanë akuzuar Putinin se ka gjakun e muslimanëve në duart e tij.

Propaganda e ISIS-K bazohet gjithashtu në historinë e pushtimit sovjetik të Afganistanit. Qeveria e Bashkimit Sovjetik e pati pushtuar vendin nga viti 1979 deri në vitin 1989.

Grupi po përpiqet të kryejë sulme terroriste edhe në Evropë. Policia gjermane ka arrestuar disa mbështetës të ISIS-K në vitet e fundit. Kohët e fundit, në mars, dy mbështetës të dyshuar të Shtetit Islamik u arrestuan në landin NRW. Ata u akuzuan për planifikimin e një sulmi në parlamentin suedez.

Pas sulmit në Moskë, ministrja gjermane e Brendshme Nancy Faeser deklaroi se ky grup aktualisht përfaqëson kërcënimin më të madh islamik në Gjermani dhe se rreziku i sulmeve terroriste në Gjermani mbetet i madh.

Pas sulmit në Moskë, Franca deklaroi ka shpallur gjendjen më të lartë të gatishmërisë kundër sulmeve terroriste. Gjendja më e lartë e gatishmërisë shpallet në Francë kur supozohet se ekziston një kërcënim i real për një sulm të menjëhershëm terrorist.

Udhëheqësit e ISIS-K kanë kërcënuar se do të ketë sulme hakmarrëse kundër Suedisë, Holandës dhe Danimarkës për shkak të djegies së Kuranit në këto vende.

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • demo says:
    March 26, 2024 at 9:19 am

    Edhe njehere si athere sllavit mu ne Kremlin,qe te mos i veje mendja per Kosoven.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 01 korrik 2026
  • Aksidenti tragjik pranë Tiranës, dyshohet se shoferi i minibusit pësoi infarkt: 12 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë
  • Qeveria ndryshon buxhetin: 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, rritje pagash e investime
  • Tensione në protestë, lëng frutash në kokë gruas që dyshohej si “patronazhiste” e PS
  • Protestuesit do shkojnë në SPAK: Kallzim Edi Ramës për “Albanian Files”

Komentet e Fundit

  1. K R on “Sorrat dhe korbat do marrin atë që meritojnë”. Rama poston mesazh ku protestuesit quhen “racë derri që duan pushtet”
  2. demo on “Sorrat dhe korbat do marrin atë që meritojnë”. Rama poston mesazh ku protestuesit quhen “racë derri që duan pushtet”
  3. Nje malcor i evoluar on “Sorrat dhe korbat do marrin atë që meritojnë”. Rama poston mesazh ku protestuesit quhen “racë derri që duan pushtet”
  4. Kryeministri Gonxhja on “Sorrat dhe korbat do marrin atë që meritojnë”. Rama poston mesazh ku protestuesit quhen “racë derri që duan pushtet”
  5. demo on “Sorrat dhe korbat do marrin atë që meritojnë”. Rama poston mesazh ku protestuesit quhen “racë derri që duan pushtet”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?