Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sunak i shqetësuar për situatën në Kosovë: Kurti dhe Vuçiç të parandalojnë dhunën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sunak i shqetësuar për situatën në Kosovë: Kurti dhe Vuçiç të parandalojnë dhunën
AktualitetBote

Sunak i shqetësuar për situatën në Kosovë: Kurti dhe Vuçiç të parandalojnë dhunën

Published: July 9, 2023
Shpërndaje

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak është shprehur i shqetësuar për situatën në Kosovë.

I pyetur nga deputetja britanike, Alicia Kearns nëse do të angazhohet për zgjerim të mandatiti të KFOR-it në Kosovë, kryeministri britanik tha se i dënon sulmet e paprovokuara ndaj tyre, ndërsa tregoi se i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç që të ulin tensionet dhe të parandalojnë dhunën.

“Gjëja e parë për të thënë është se ne dhe Qeveria mbështesim plotësisht integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnjë e Hercegovinës dhe do të vazhdojmë të marrim masa kundër atyre që e kërcënojnë këtë. Ne jemi veçanërisht të shqetësuar, unë jam veçanërisht i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës, të cilën ju e njihni dhe i dënojmë shumë sulmet e paprovokuara nga protestuesit ndaj personelit të KFOR-it. Sekretari i Jashtëm i ka thënë tashmë kryeministrit të Kosovës dhe Serbisë se liderët në Beograd dhe Prishtinë kanë përgjegjësi për ta ulur tensionin dhe për ta parandaluar dhunën e mëtejshme”, tha Rishi Sunak.

- Publicitet -

Pyetjes për t’iu bashkuar EUFOR-it, që është misioni ndërkombëtar përgjegjës për zbatimin e pjesës ushtarake të Marrëveshjes së Dejtonit, Sunak iu përgjigj se mospjesmarrja e Mbretërisë së Bashkuar në të nuk pasqyron rëndësinë e operacionit për paqen dhe stabilitetin e rajonit.

“Pikëpamja jonë është se duhet të gjejmë një rrugë kthimi drejt dialogut të lehtësuar nga BE. Në lidhje me EUFOR-in, ne e shohim EUFOR-in si jetik për paqen dhe sigurinë në Bosnje dhe Hercegovinë. Mospjesëmarrja jonë në të nuk pasqyron rëndësinë e operacionit për paqen dhe stabilitetin e rajonit dhe ne po përpiqemi të vazhdojmë të eksplorojmë mundësitë për të zgjeruar bashkëpunimin me misionin”, tha Sunak.

Duke folur për një “dështim ndërkombëtar” në parandalimin e situatës në Kosovë, Kearns tha se kjo reflektohet më së miri nga reagimi i BE-së dhe SHBA-së dhe ndëshkimet e fundit të Kosovës përballë antagonizmit serb dhe retorikës secesioniste të Dodikut në Bosnjë e Hercegovinë.

Deputetja Kearns në fund i bëri thirrje qeverisë britanike që të ndjekë nga afër këtë situatë. Ajo mendon se Mbretëria e Bashkuar duhet t’i bashkohet BE-së dhe të zgjasë mandatin e KFOR-it në Kosovë.

 

The UK should re-join EUFOR and extend KFOR’s mandate in Kosovo.

We are in the era of Deterrence Diplomacy, the time to defend stability is now.

Defence is not an escalation. pic.twitter.com/EhVjCay9XB

— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) July 9, 2023

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • I shpëtoi operacionit të RENEA-s në Korçë, kush është Mihallaq Përgjika
  • Kryeministria për “shkarkimin” e Ristanit: Veliaj është kryetar i Tiranës, nuk ka hapësirë për interpretim
  • Zjarret përpijnë bjeshkët e Dibrës, flakët dalin jashtë kontrollit në Sllatinë
  • GJKKO e la në burg, Ergys Agasi transferohet në paraburgimin e Bradasheshit
  • Aksidenti me monopatinë i mori jetën, 13-vjeçari stërnip i At Gjergj Fishtës

Komentet e Fundit

  1. tom on Disa pyetje dhe përgjigje për paqen me Rusinë
  2. Ethem Lalaj on Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
  3. Precizim on Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
  4. Vl on Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
  5. Aldrin on Akuza e pazakontë e kryeministrit malazez: Serbia dhe Shqipëria duan të na destabilizojnë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?