Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sunak mban fjalën e fundit si Kryeministër, jep dorëheqje si lider i konservatorëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Sunak mban fjalën e fundit si Kryeministër, jep dorëheqje si lider i konservatorëve
BoteLajmi i fundit

Sunak mban fjalën e fundit si Kryeministër, jep dorëheqje si lider i konservatorëve

Published: July 5, 2024
Shpërndaje

Kryeministri në ikje i Britanisë, Rishi Sunak ka mbajtur fjalën e fundit si kryeministër jashtë Downing Street.

Ai në një deklaratë për media njoftoi dorëheqjen e tij si udhëheqës i konservatorëve pas humbjes së thellë të partisë së tij në zgjedhjet që u mbajtën ditën e djeshme.

Sunak në deklaratën e tij mori përgjegjësinë për humbjen e konservatorëve dhe u kërkoi falje votuesve për rezultatin.

- Publicitet -

“Unë i dhashë gjithçka qeverisë, por ju dërguat mesazhin se qeveria duhet të ndryshojë”, vazhdoi Sunak, duke u kërkuar falje edhe kandidatëve konservatorë.

Ai edhe një herë i uroi suksese kundërshtarit të tij, Sir Keir Starmer, partia e tij Laburistë fitoi në zgjedhje, duke thënë se ai është një politikan modest.

“Çfarëdo mosmarrëveshjeje që kemi pasur në periudhën parazgjedhore, ai është një njeri që e respektoj. Sir Starmer dhe familja e tij meritojnë çdo mirëkuptim tonë pasi bëjnë këtë tranzicion të madh në jetën e tyre”, shtoi Sunak.

Kryeministri britanik në largim iu referua edhe familjes së tij, duke falënderuar gruan dhe fëmijët e tij “për sakrificat që bënë që unë t’i shërbeja vendit”.

“Jam i nderuar që kam shërbyer si kryeministër juaj. Ky është vendi më i mirë në botë dhe kjo është falë jush, britanikëve, burimi i vërtetë i sukseseve tona. Faleminderit shumë”, përfundoi Rishi Sunak.

Sakaq, mediat e huaja bëjnë me dije se Mbeti Charles III ka pranuar dorëheqjen e Rishi Sunak si Kryeministër, ndërsa pritet që të betohet në detyrë Sir Keir Starmer.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • mali says:
    July 5, 2024 at 2:11 pm

    Tek ne kush humbet e quan fitore.Berisha humbi ne menyre skandaloze ne zgjedhjet vendore te fundit ,ku mezi mori(ne fakt ia dha ps) 1 a 2 bashki dhe po na can bythen per ,nga fitorja ne fitore o Mule ,o Gazi(gazi I botes thote populli,).
    Shikoni sa larg demokracise jemi.
    Keshtu Edi Rama kerkon te hyje ne UE duke perkedhelur Berishen duke shqyer gojen me vend e pa vend per 10 vjet duke e quajtur kryetar I opozites ?
    Tjeter.
    Ne Angli per 14 vjet jane ndruar 10 kryeministra.
    Ky toni ,Edi Rama,do te mare medaljen e trimerise qe nuk shkulet nga froni deri sa te mbeten 1 milon shqiptare.

    Reply
  • Deni says:
    July 5, 2024 at 2:50 pm

    Është mëse e qartë qe ne dhe e Madhja Shqipëri nuk do të bëjmë përpara me këto shkë…ta politiqenër qe kemi….që në fillim të viteve ‘90 kushdo që ka humbur zgjedhjet nuk pranojnë dot humbjen…e di ça i thonë me të ik pushteti e triliardat nga duart?Njëri tjetrin ndoshta do ta urojne kir të bëhen stërnipërit tanë për të votuar.
    Salushi nuk është as deputet më dhe vazhdon çirret nga dritarja u vodhën zgjedhjet…shqip muhabeti këto rrugeçër bastardë nuk e kanë rruajtur e nuk do ta rrujnë asnjëherë për ne popullin e thjeshtë,për çfarë të shkosh të votosh?thjeshte për të mbajtur lloj lloj plehërash kimike në pushtet?jo mër motra e vëllezer te dashur…këto te hanë kokat e tyre që të spastrohen,ndërsa ne duhet të mbajmë,të duam e të mbeshtesim njëri-tjetrin e jo ta vrasim….
    Tung te gjithëve

    Reply
  • !!? says:
    July 5, 2024 at 4:48 pm

    Në botë kudo për 10 vjetë janë ndrruar presidentë, kryeministra, mbretër lidera partish, vetëm tek ne, në Shqipëri, në Rusi,në Koren e veriut, në Kinë, në Siri, në Bjellorusi popujt përkatës duan vetëm shokun Edi Rama, vetëm tovarish Putinin, vetëm shokun Kim, vetëm tunxe Xin , vetëm Asad Beun, vetëm tovarish Lukashenkon për ti qevrisurdhe

    çfarë kanë të përbashkët që në botë si në Britani ndrrohen 10 kryeministra, ndrrohen edhe mbretër e mbretëresha ndërsa këta vëllezrit binjakë Edi Rama , Putini, Kimua………jooooo….. do të sundojn deri sa të vdesin?!

    Se përse populli zgjeth vetëm këta ti qeverisin duket qartë në rregjistrimet e botuar në gazetën gjermane Bild për fushatën e suksesëshme të partis së Rivdekjes socialiste të Edi Ramës në Dibër ku subjektet e pa dënuar të krimit zgjedhor policët Pjerin Ndreu, sot kryetar bashkie, asi i drejtsis së Rivdekjes sot ministër drejtësie Ulusi Manja, specialisti i kusaris zgjedhore Damjan Gjiknuri haptazi blejnë vota, kërcënojnë duke i sharë nga nëna e motrat drejtorët e shkollës që të mos paraqiten në shkollë të hënën mbas ditës së zgjedhjeve po nuk votuan in bllok për Rivdekjen socialiste mësuesët e tyre…….deri tek kërcënimet me “çunat problematik” me armë në dorë të llojit të banditëve të Elbasanit që u përleshën me banditët .e Sali Berishës duke përgjakur zgjedhjet e 2021….. fushatë zgjedhore e Dibrës që u finalizua me brritmat e horrit të suksesshëm të krimit zgjedhor që i raportonte kryehajdutit të votave me fjalorin karakteristik të njerëzve primitiv nga niveli

    “……tërmet …….oboboooo……vërtet tërmet …….për atë nder (!!!!!……?????…..) u qim nënat dibranëve……..” dhe

    me këto soj tërmete zgjedhorë Rama, kolegu i tij Putini, e me radhë shoku Kim , Xi, Lukashenko, Asad fitojnë zgjedhjet duke qëndruar në fron deri sa të vdesin duke sunduar …….nuk qëndron të thuash…..si mbretër sepse

    Çarlsi III i Mbretëris së Bashkuar mer vetëm një rrogë mbretërore nga qeveria dhe populli i Britanis dhe ku krahasohen ato që mer Çarlsi III me ato që vjedh kusari piktor kryeministër dhe kryeministri kusar piktor unik në botë Edi Rama, që

    vetëm ai përfaqsuesi i OSBE para dhjet vjetësh që doli nga rreshtii diplomatëve perëndimor në Shqipëri raportoj në mos gabohem 250 miljon euro të vjedhura nga Edi Rama,

    po tani mbas dhjet vjetësh kusari të llahtarshme duke qën ai, vetëm ai qeveria , vetëm ai shteti mafioz i korruptuar në çdo qelizë të tij, sa miljarrda duhet të ken vajtur? Po deri në 2030 kur ai do të bëhet pronar i çdo pausrie, nën tokë dhe mbi tokë të Shqipëris i mbështetur edhe nga dhëndurrët Kushner dhe McGonigalëve të diplomacis të llojit Grenel të presidentëve Trapa të botës, po deri në 2040 sa miljarrda do të venë sepse prapsi ai do të qeveris, asnjë tjetër dhe

    në 2040 parashikohet që në listën e njerëzve më të pasur të botës të kemi nderin që të shënohet emri i një shqipëtari, Edi Ramës kështu që

    në panteonin e propozuar nga i nderuari Bedri Islami, krahas emrit të Nën Terezës, Ismail Kadares, Skënderbeut që me shpatën e tij përballoj hordhit turke do të shënohet dhe emri i Skënderbeut të Spiropalit që me shpatën e tij të llahtarshme të kusaris u bë miljarrder i nivelit global.

    Ja pse edhe në zgjedhjet 2025 populli si në tërmetin etalon zgjedhor të Rivdekjes socialiste të Dibrës do të zgjedh vetëm atë sundimtarin e pazëvëndësueshëm kaluar edhe mbretërve, shtatëlartësin e tij kusarin e nderuar, Edi Ramën.

    Të shikojmë kush do zgjat më tepër, sundimi shokut Kim në Koren e veriut apo i shokut Rama në Shqipëri sepse të dy popujt, njëlloj, i duan shumë “udhëheqësit e shquar” të tyre, ka një ndryshim të vogël, ndërsa koreano veriorët qëndrojn nga dashuria për sundimtarin të mbyllur rrethuar me tela me gjëmba, shqipëtarët ikin fare nga vëndi duke lën vetëm sundimtarin me 500 000 patronazhistë dhe kusarë biznesmenë e tregëtarë që po presin në ethe ripopullimin e vëndit me popullin e mrekullueshëm filipinas përzgjedhur personalisht nga sundimtari , kusari i nderuar Rama,

    ndërkaq 770 000 pensionistët me pensionet mizerabël që marin do të ken emigruar deri në vitet 2030 në atë botë duke lën të qet Edi Ramën që pikëllohet dhe përlotet kur dëgjon ankesat e tyre. madje me lotët çurk në sy për pensionistët e shkretë ngriti rrogat deputetëve fukarenjë nga 500 000 L të rinjë me gjith dietat e përfitime të tjera në muaj.

    Nashi qy Sunaku nuk u konsultua me kolegun Edi Rama dhe me përvojën e çmuar të Edi Ramës të fitonte i sigurt zgjedhjet në Britani si Edi Rama në Shqipëri? Ç’ janë këta kryeministra jashtë mode dhe jashtë kohëve moderne?

    Reply
  • labi says:
    July 6, 2024 at 4:28 am

    Edi Rama jo 11 vjet por 30 vjet kur opozitaret zgjedhin non graten spiunin e serbise sekretarin e ppsh pronari i skemave piramidale ne 1997 ,vrasjet ne 1997,gerdec ,21 janar,remzi hoxhes,trebickes.Afera e CEZITme vellain politik meta.DEGJENERIMI I I sistemit te drejtesise me gjyqtaret e plepave ,degjenerimi i shendetsise,arsimit me kartonet me para.Cfare doni me per te Thoni se kane ikur 500 mije ne periudhen e rames,1miljon 1992-1997,ne periudhen e sales.Harrova fabrika ,kombinate ,uzina i prishi i kthehu ne scrap.Vila te panumurta DHE SHTEPITE 15 TE GITES DHE ZENITdhe beni gam -gam per nje vile te rames.4 vila ish udheheqsi basha ,2 vila doktori i partise rrugaci noka ,thuthuqi ,preshbythesi shehu,e ku ta di une.Pse spaku fut ne burg vetem socialistet ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  • “Edi Rama më dërgoi email të mos votoja…” Eurodeputetë të tjerë i bashkohen protestës në Ditën 30, pjesë nga fjalimet e tyre
  • 30 qershor 2026
  • Skerdi Faria, portret i një mjeku tërësisht atipik, që theu rregullat e lojës cinike të tranzicionit
  • INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj

Komentet e Fundit

  1. Kumandar Shurreli on INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  2. Rambo on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  3. X on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  4. Kokpalari 21 janarit on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  5. K R on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?