Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sunday Times: Shqiptarët rikthehen nga Britania në Shqipëri vullnetarisht, qeveria angleze i paguan për ikjen e tyre
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sunday Times: Shqiptarët rikthehen nga Britania në Shqipëri vullnetarisht, qeveria angleze i paguan për ikjen e tyre
AktualitetKronike

Sunday Times: Shqiptarët rikthehen nga Britania në Shqipëri vullnetarisht, qeveria angleze i paguan për ikjen e tyre

Published: August 26, 2025
Shpërndaje

Mediat e huaja kanë rikthyer sërish vëmendjen nga deportimi i shqiptarëve nga Britani në Shqipëri pas hyrjes së tyre ilegale në tokën britanike.

Së fundmi, gazeta Sunday Times ju ka kushtuar një artikull atyre shqiptarëve që vendosin vullnetarisht të kthehen në Shqipëri dhe gjithashtu marrin shumën prej 1200 paundësh nga qeveria angleze.

Gazetari Richard Assheton ka udhëtuar drejt qytetit të Kukësit dhe sjell historinë e 32-vjeçarit Ardit Shehu, i cili është rikthyer vullnetarisht në Shqipëri.

- Publicitet -

“Vëlla, tani Anglia ka mbaruar”, ka deklaruar për gazetarin 32-vjeçari të cilit iu refuzua këkesa për azil në Britani.

Në artikull thuhet se Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria kanë bashkëpunuar në një skemë të përshpejtuar riatdhesimi që ka përmbysur fluksin e mbërritjeve me gomone, i cili në vitin 2022 arriti në pothuajse 13,000 persona.

Sipas gazetës Sunday Times të Londrës, që nga marrëveshja midis Rishi Sunak dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama në vitin 2022, Britania ka deportuar mbi 13,000 shqiptarë.

Ky është afërsisht trefishi i numrit të atyre që u deportuan gjatë viteve 2010. Shqiptarët tani janë kombësia më e deportuar dhe mbërritjet e tyre me anije të vogla kanë rënë me 95%.

“Policia, sa herë që flasim [në rrugë], na ndalon”, tha një shqiptar në një kafene në Kukës. “E dini? Për të arrestuar shqiptarë, vetëm shqiptarë.”

Ai kishte jetuar në Barking në Londrën lindore dhe kishte punuar ilegalisht në kantiere ndërtimi, por u deportua nga qeveria britanike gjashtë muaj më parë, tha ai.

Ervin Hoxha, Ministri i Brendshëm, deklaroi për gazetës Sunday Times:  “Përpjekjet tona të përbashkëta e kanë shndërruar këtë rast në një histori suksesi.”  

Edval Zoto, i cili deri vitin e kaluar drejtonte një projekt të financuar nga Britania si pjesë e marrëveshjes së kthimit dhe përpiqej të bindte njerëzit nga Kukësi të mos emigronin në Britani, tha:  “Nuk mendoj se Rama po e përdor këtë marrëveshje për përfitime politike… përveçse për të ruajtur marrëdhënie të mira me Britaninë.”

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  • Nga falsifikimet në Seman te 37 hektarët në Palasë, Kastriot Hasko në pranga; pazari me Bedinajn dhe fijet që çojnë te “të fortët“ e Fierit
  • Iu dhanë madje më shumë! Si i tjetërsuan 1.143 ha tokë në bregdetin e Semanit dy ish-drejtorët e arrestuar të ASHK-së në Fier 
  • Thaçi reagon pas vendimit në Hagë: Mohoj çdo përfshirje në vrasje, do ta apeloj vendimin
  • Rrëzohet kërkesa për lirimin e Ilir Metës

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on A ekziston një luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  2. 1thundrak on “Si i mori 34 mln euro Ron Yeffet?” PS rrëzon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për kompaninë “KAYO”
  3. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  4. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  5. Anonymous on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?