Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Synon të sjellë para drejtësisë zyrtarët e Kremlinit, hapet zyra ndërkombëtare në Hagë për hetimin e luftës në Ukrainë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Synon të sjellë para drejtësisë zyrtarët e Kremlinit, hapet zyra ndërkombëtare në Hagë për hetimin e luftës në Ukrainë
BoteKryesore

Synon të sjellë para drejtësisë zyrtarët e Kremlinit, hapet zyra ndërkombëtare në Hagë për hetimin e luftës në Ukrainë

Published: July 3, 2023
Shpërndaje

Një zyre ndërkombëtare që do të hetojë Rusinë për pushtimin e saj të Ukrainës është hapur më 3 korrik në Hagë. Ky është hapi i parë drejt një tribunali të mundshëm kundër udhëheqjes në Moskë.

Qendra Ndërkombëtare për Ndjekjen e Krimit të Agresionit (ICPA) ka prokurorë nga Kievi, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC).

Kjo zyrë do të hetojë dhe do të mbledhë dëshmi, në një lëvizje që po shihet si hap i përkohshëm para krijimit të një tribunali special, që mund të sjellë para drejtësisë zyrtarët e Kremlinit për nisjen e luftës në Ukrainë.

Disa zyrtarët të lartë të ICPA-së do të mbajnë një konferencë për media më vonë gjatë ditës. Në këtë konferencë pritet të flasin prokurori i përgjithshëm ukrainas, Andriy Kostin, prokurori i ICC-së, Karim Khan, ndihmësprokurori i përgjithshëm amerikan, Kenneth Polite, dhe Komisionari i BE-së për Drejtësi, Didier Reynders.

Thirrjet për krijimin e një tribunali special për Ukrainën janë shtuar sepse ICC-ja, Gjykata për krime të luftës që po ashtu ka selinë në Hagë, nuk ka mandat për të hetuar krimin e gjerë të agresionit.

- Publicitet -

ICC-ja po heton krime më specifike të luftës dhe krime kundër njerëzimit në Ukrainë dhe në mars lëshoi një urdhërarrestim për presidentin rus, Vladimir Putin, lidhur me supozimet për dëbimin e fëmijëve.

Kievi po kërkon krijimin e një tribunali special që kur zbuloi qindra trupa pasi trupat ruse u tërhoqën nga qyteti Buça, afër kryeqytetit ukrainas, në prill të vitit 2022.

Mbështetja ndërkombëtare për këtë ide është rritur dhe Komisioni Evropian në shkurt ka njoftuar për krijimin e ICPA-së.

Brukseli ka thënë se kjo qendër ka “synimin kryesor të ndjekë penalisht përgjegjësit e pushtimit” të Ukrainës.

Përfshirja e SHBA-së i ka dhënë më shumë fuqi përpjekjeve për krijimin e një trubunali special, pavarësisht faktit që Uashingtoni ende refuzon që të bëhet pjesë e ICC-së. / REL

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 28 tetor 2026
  • Zgjedhjet në Izrael: Sondazhet e parë sinjalizojnë garë të ngushtë, asnjë fitues i qartë në horizont
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale do ta lehtësojnë apo do ta shtrenjtojnë edhe më tej koston e jetesës në Shqipëri?
  • Nga TVSH për ushqimet te taksimi i ri i pagave, të gjitha ndryshimet në Paketën Fiskale 2027
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  2. Laku on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  3. Jorgaq Kacani on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  4. demo on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  5. Primitivi adhuron on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?