Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tajlanda pendohet për marijuanën, legalizimi drejt anulimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Tajlanda pendohet për marijuanën, legalizimi drejt anulimit
BoteLajmi i fundit

Tajlanda pendohet për marijuanën, legalizimi drejt anulimit

Published: January 20, 2024
Shpërndaje

Që kur drejtimin e qeverisë në Tajlandë e mori Srettha Thavisin, lufta kundër marijuanës ka qenë kryefjala e fjalimeve të saj. Ligji i miratuar një vit më parë, i cili liberalizoi përdorimin e marijuanës, ka gjasa të anulohet. Pheu Thai, partia në pushtet, ka paraqitur një projektligj për të ndaluar përdorimin rekreativ të kanabisit, duke e kufizuar atë vetëm te përdorimi mjekësor. Qeveria u ka kërkuar opinion qytetarëve, të cilët do të kenë kohë të shprehen deri më 23 janar, kohë pas së cilës, ligji i ri shkon në Parlament.

Gjoba deri në 60 mijë baht (1 500 euro) priten për përdorim rekreativ, ndërsa fushatat reklamuese ose marketingu në lidhje me një përdorim të tillë mund të çojnë në dënime me burg deri në një vit ose gjoba deri në 100 mijë baht (2 600 euro).

Tajlanda e hoqi kanabisin nga lista e narkotikëve në qershor 2022 duke liberalizuar rregullat për kultivimin, konsumin, posedimin dhe shitjen – vendi i parë aziatik që e ndërmori këtë hap. Prej atëherë, përdorimi i marijuanës lulëzoi në të gjitha rrugët e Bangkokut. Industria që ishte parashikuar të gjeneronte 1.2 miliardë dollarë në vitet e ardhshme tani është në pikëpyetje.

- Publicitet -

Projektligji nuk parashikon rikthimin e bimës në listën e narkotikëve, por bëhet një pengesë serioze për kultivuesit, shitësit dhe kompanitë që janë futur në këtë biznes dhe shesin gjithçka, nga vazot e marijuanës deri te vajrat, kremrat me aromë dhe ëmbëlsirat.

Drafti parashikon një shtrëngim të rregullave të licencimit për kultivimin, shitjen, eksportin dhe importin e kanabisit, me detyrimin për kultivuesit aktualë, furnitorët ose kompanitë e lidhura me të që të kenë ose të aplikojnë për licenca ose leje të reja – për të shmangur dënime të rënda me burg ose gjoba.

Liberalizimi i kanabisit në Tajlandë filloi që në vitin 2018, me legalizimin e marijuanës vetëm për qëllime mjekësore. Tani qeveria e re dëshiron të kthehet në atë pikë.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’
  • Arrestohet Thomas Markle, babai i dukeshës Meghan Markle, pas hetimeve të FBI-së për abuzim seksual me të mitur
  • 07 nëntor 2026
  • Shën Votuesi!
  • Shoqata Labëria, letër Këshillit Bashkiak për muzeun hebre: S’mund të respektojmë të tjerët duke nëpërkëmbur veten

Komentet e Fundit

  1. Fshatari on Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’
  2. Tyt e dreq on Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’
  3. Vlora 97 on Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’
  4. C te mbjellesh do korrësh on Shoqata Labëria, letër Këshillit Bashkiak për muzeun hebre: S’mund të respektojmë të tjerët duke nëpërkëmbur veten
  5. Muhamet Malaj on Shoqata Labëria, letër Këshillit Bashkiak për muzeun hebre: S’mund të respektojmë të tjerët duke nëpërkëmbur veten

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?