Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Takimi me Kurtin në Ohër, Vuçiç: Nuk planifikoj të nënshkruaj asgjë më 18 mars
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Takimi me Kurtin në Ohër, Vuçiç: Nuk planifikoj të nënshkruaj asgjë më 18 mars
AktualitetBote

Takimi me Kurtin në Ohër, Vuçiç: Nuk planifikoj të nënshkruaj asgjë më 18 mars

Published: March 16, 2023
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se “nuk planifikon të nënshkruajë asgjë” në takimin e 18 marsit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në një fjalim drejtuar kombit të enjten pasdite, Vuçiç tha se “nuk ka ende një draft të asaj që do Bashkimi Evropian” në negociatat për normalizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovë.

“Ne e kemi dorëzuar propozimin tonë, shqiptarët të tyrin. Nuk kemi marrë ende asgjë nga Brukseli dhe ai dokument ende nuk ekziston”, tha Vuçiç.

- Publicitet -

Kurti dhe Vuçiç, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të BE-së, do të takohen të shtunën në Ohër të Maqedonisë së Veriut, për të diskutuar zbatimin e një plani të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.

Në një takim në Bruksel, më 27 shkurt, ata e pranuan në parim përmbajtjen e këtij plani që njihet edhe si Marrëveshje drejt normalizimit.

Zyrtarë të BE-së, që ndërmjetësojnë dialogun, paralajmëruan se tash pasojnë diskutimet për aneksin e zbatimit.

Vuçiç tha se takimi me Kurtin “nuk do të jetë asnjë lloj dite gjykimi”, por se do të përpiqet të bëjë “atë që është më e mira për Serbinë”.

“Të punojmë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, t’i ndërtojmë marrëdhëniet më të mira me Bashkimin Evropian dhe t’u përmbahemi fuqishëm vijave tona të kuqe. Nga kjo nuk heq dorë”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se këtë e ka thënë edhe në takime me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare.

”Ditëve të fundit, kemi diskutuar se çfarë është e nevojshme për të arritur normalizimin [e marrëdhënieve], që për mua nuk do të thotë eufemizëm për njohjen e Kosovës, as de facto , as de jure”, tha Vuçiç.

“Si president, u bëj thirrje qytetarëve që t’i besojnë udhëheqjes së tyre shtetërore”, u shpreh ai./REL

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • ​Tre skenarët e mundshëm: Si pritet të zbërthehen rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara
  • ​Ndahet nga jeta avokati Saimir Vishaj: Nga beteja me kancerin, te drama personale e divorcit dhe aksidenti i fundit fatal
  • Veliaj dhe Rama, nga miqësia te skizma politike
  • Bie Netanyahu? Opozita izraelite bashkon forcat, nisin negociatat për koalicionin e madh
  • ​Dita e zgjedhjeve në SHBA

Komentet e Fundit

  1. Ish-naftetar on Trump e quajti “nevojtore”, kush është sekreti i një prej vendeve me mirëqenien më të lartë në botë
  2. Luan Myrtaj on Kutia e Pandorës që zbardhi një skemë të gjerë korrupsioni dhe pastrimi parash, në qendër të së cilës ndodhet ish-zëvendës kryeministrja e vendit
  3. Fieri 11 on Kutia e Pandorës që zbardhi një skemë të gjerë korrupsioni dhe pastrimi parash, në qendër të së cilës ndodhet ish-zëvendës kryeministrja e vendit
  4. RROFTË QENDRESA !!! on Kutia e Pandorës që zbardhi një skemë të gjerë korrupsioni dhe pastrimi parash, në qendër të së cilës ndodhet ish-zëvendës kryeministrja e vendit
  5. Kokpalari 21 janarit on Kutia e Pandorës që zbardhi një skemë të gjerë korrupsioni dhe pastrimi parash, në qendër të së cilës ndodhet ish-zëvendës kryeministrja e vendit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?