Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Takimi me mësuesit e 9-vjeçareve, Manastirliu: Do rishikojmë rregullat e portalit të punësimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Takimi me mësuesit e 9-vjeçareve, Manastirliu: Do rishikojmë rregullat e portalit të punësimit
AktualitetShoqëri

Takimi me mësuesit e 9-vjeçareve, Manastirliu: Do rishikojmë rregullat e portalit të punësimit

Published: September 28, 2023
Shpërndaje

 

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, ka zhvilluar dëgjesën e radhës në shkollën 9-vjeçare “Murat Toptani” në Selitë me mësues, nxënë dhe prindër të kësaj shkolle dhe të shkollës “At Zef Pëllumbi” në Tiranë, ku ka diskutuar rreth sfidave në zhvillimin e arsimit parauniversitar.

Duke vendosur theksin tek orientimi i nxënësve në arsimin profesional, Ministrja Ogerta Manastirliu, foli për fuqizimin e bërthamës së këshillimit në shkolla me ekspertë të fushës, për të identifikuar në kohë prirjet e fëmijëve.

- Publicitet -

“Ne duam që të ndryshojmë edhe kurrikulën e arsimit profesional për ta bërë atë më praktik për nga pikëpamja e përzgjedhjes së zanatit, ndërkohë duam që të ngremë në shkolla bërthamat e këshillimit të karrierës, ku të mos jenë thjesht me një mësues që mund të ndjekë nxënësin në shkollë, por duam që t’i realizojmë me tre figura të rëndësishme, që është mësuesi kujdestar, mësuesi i edukimit qytetar dhe psikologu ose punonjësi social”,- u shpreh Ministrja Manastirliu, teksa tha se bërthama e këshillimit të karrierës do të shtrihet edhe për klasat e 6, 7 dhe 8, përpos klasës së 9 që është aktualisht.

Gjatë takimit, mësuesit e arsimit special ngritën pretendimin për rishikimin e rregullave të portalit, teksa ministrja Ogerta Manasitrliu tha se do të vlerësohen, me synim përmirësimin e tyre.

“Portali ‘Mësues për Shqipërinë’, një instrument që ka siguruar transparencë dhe meritokraci patjetër që është konsoliduar, por duhet ridimensionuar. Duhet ridimensionuar për ta sjellë më afër kontekstit aktual, duke e parë se si mund të organizohen më mirë testimet e portalit ‘Mësues për Shqipërinë’, në nivele rajonale, se si mund të bëhen më shpejt procedurat për sa i përket gjithë atyre kategorive të mësuesve dhe që përfshihen në portal, si mund t’i jepet më shumë mbështetje mësuesve të cilët kanë eksperiencë më të madhe, mjeshtrave, dhe se si mundet të mbështeten ata që sapo futen në sistem”,- tha ministrja Manastirliu, teksa konfirmoi mbështetjen e qeverisë për rritjen e pagave për mësuesit edhe në vitin 2024.

Mësuesit e shkollave 9-vjeçare kanë dhënë një sërë sugjerimesh dhe kërkesash mbi rritjen e numrit të nxënësve në shkollat më në periferi të qytetit, për forcimin rrjetit të internetit në shkolla, përmirësimin e sistemit SMIP dhe rritjen e stafeve me mësues zëvendësues në shkolla.

Ministrja Manastirliu tha se do të vijojë bashkëbisedimet e hapura me prindër, mësues dhe nxënës në të gjithë vendin, për të marrë sugjerime dhe për të ndarë problematika, me qëllim përmirësimin më tej të sistemit arsimor në vend.

 

 

 

 

p.k\dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • Kush është minatori që humbi jetën tragjikisht në Klos
  • Një zjarr i vogël në Kuçovë, shenjë e një krize të thellë në PS
  • Aksident zinxhir në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 7 automjete
  • Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  2. capi on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  3. Katiu on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  4. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, zyrtarizohen gjashtë kandidaturat
  5. Durres Albania on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?