Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Takimi me Xi dhe Putin në Kinë me dyer të mbyllura, Trump: Duhet të ndalim armët bërthamore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Takimi me Xi dhe Putin në Kinë me dyer të mbyllura, Trump: Duhet të ndalim armët bërthamore
AktualitetBote

Takimi me Xi dhe Putin në Kinë me dyer të mbyllura, Trump: Duhet të ndalim armët bërthamore

Published: November 19, 2026
Shpërndaje

Presidentët Donald Trump, Vladimir Putin dhe Xi Jinping janë ulur për herë të parë në një takim të përbashkët trepalësh me dyer të mbyllura, në rezidencën qeveritare Kylin Villa, në Shenzhen, në kuadër të samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC).

Në hapje të takimit, Trump e vendosi çështjen e çarmatimit bërthamor në krye të agjendës, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina, si tri fuqitë kryesore atomike në botë, kanë një përgjegjësi të veçantë për të diskutuar reduktimin e armëve bërthamore dhe kufizimin e rreziqeve që lidhen me to.

“Si tre fuqitë më të mëdha bërthamore në botë, Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina janë në një pozicion të privilegjuar për të diskutuar se si të reduktojmë numrin e armëve bërthamore në planet dhe, njëkohësisht, të ulim rreziqet që lidhen me këto armë”, deklaroi presidenti amerikan.

- Publicitet -

Trump theksoi gjithashtu nevojën për të parandaluar përhapjen e armëve bërthamore në vende të tjera, duke përmendur në mënyrë të veçantë Iranin.

“Është thelbësore të bashkëpunojmë për të kundërshtuar kërcënimin e përhapjes së armëve bërthamore në vende të tjera. Kjo është ajo që po bëjmë edhe në raport me Iranin. Ne nuk do të lejojmë që Irani të pajiset me armë bërthamore”, u shpreh ai.

Xi Jinping: Fuqitë e mëdha kanë përgjegjësi historike

Nga ana e tij, presidenti kinez Xi Jinping e cilësoi takimin si një ngjarje me rëndësi historike, duke u bërë thirrje dy homologëve të tij që të nxjerrin mësime nga historia dhe të marrin përgjegjësitë që u takojnë si udhëheqës të fuqive të mëdha.

“Ne duhet të mësojmë nga historia. Vendet e mëdha kanë ndarë një përgjegjësi të përbashkët”, deklaroi Xi në fjalën e tij të parë në takimin trepalësh.

Sipas Pekinit, takimi mes tre liderëve të vendeve me arsenalet më të mëdha bërthamore në botë ka një rëndësi të veçantë për sigurinë dhe stabilitetin ndërkombëtar.

Ndërsa presidenti rus Vladimir Putin shprehu mirënjohjen e tij ndaj Presidentit kinez Xi Jinping për organizimin e samitit historik trepalësh në fillim të bisedimeve në Shenzhen.

Në deklaratën e tij, presidenti rus tha se si fuqi kanë përgjegjësi për botën.

 “Rusia, Republika Popullore e Kinës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tre shtetet tona janë fituese të Luftës së Dytë Botërore dhe ne ndajmë përgjegjësinë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Vendet tona kanë shumë interesa të përbashkëta në zgjidhjen e konflikteve rajonale, përfshirë, sigurisht, konfliktin në Ukrainë. E diskutuam këtë çështje dje me Presidentin e Kinës dhe sot, me iniciativën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u përqendruam në të gjatë takimit tonë dypalësh. Kemi interesa të përbashkëta në luftimin e kërcënimeve dhe sfidave të kohës sonë, përkatësisht terrorizmit ndërkombëtar, krimit të organizuar transnacional, etj.”, ka  thënë Putin.

Tre presidentët janë ulur rreth një tryeze të madhe të rrumbullakët, me Xi Jinping në qendër, Vladimir Putinin në të djathtë dhe Donald Trumpin në të majtë, ndërsa delegacionet përkatëse janë pozicionuar në një distancë nga liderët.

Ukraina dhe Irani, në tryezën e bisedimeve

Përveç çështjes bërthamore, në agjendën e takimit janë edhe lufta në Ukrainë, konflikti në Iran, siguria energjetike dhe marrëdhëniet mes tri fuqive.

Takimi trepalësh u parapri nga disa bisedime dypalëshe. Fillimisht, Xi Jinping zhvilloi një takim rreth dyorësh me Putinin, ku dy liderët diskutuan forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik mes Rusisë dhe Kinës, duke vlerësuar se marrëdhëniet mes tyre kontribuojnë në stabilitetin global.

Më pas, Trump zhvilloi një bisedë rreth 40-minutëshe me presidentin rus. Takimi nuk ishte një negociatë formale dypalëshe, por një bisedë informale në kuadër të samitit. Sipas Kremlinit, çështja kryesore ishte lufta në Ukrainë.

Putin u largua nga takimi në një gjendje shumë të mirë shpirtërore, sipas këshilltarit diplomatik rus Yuri Ushakov dhe Kremlinit. Trump, nga ana e tij, e cilësoi Putinin mik dhe deklaroi se marrëdhëniet mes tyre kanë qenë të mira prej shumë vitesh. Megjithatë, nuk u njoftua për ndonjë përparim konkret në negociatat për Ukrainën.

Ndërkohë, takimi mes Trumpit dhe Xi Jinping zgjati më shumë se një orë dhe përfshiu diskutime mbi tregtinë, bujqësinë, situatën në Lindjen e Mesme dhe pasojat e luftës në Iran për tregjet ndërkombëtare të energjisë.

Trump deklaroi se të dyja vendet dëshirojnë të kontribuojnë në përfundimin e konfliktit në Ukrainë, ndërsa vlerësoi pozitivisht marrëdhëniet tregtare mes Uashingtonit dhe Pekinit.

Një marrëveshje e mundshme për kontrollin bërthamor?

Vëmendja kryesore tani përqendrohet te mundësia që takimi mes Trumpit, Putinit dhe Xi Jinpingut të hapë rrugën për një mekanizëm të ri bashkëpunimi mbi kontrollin e armëve bërthamore.

Përfshirja e Kinës në diskutimet për reduktimin e arsenaleve atomike është veçanërisht e rëndësishme për Uashingtonin, pasi çdo përpjekje për një marrëveshje të re globale të çarmatimit do të kërkonte marrjen parasysh të kapaciteteve dhe interesave të të tri fuqive.

Megjithatë, mes tyre ekzistojnë dallime të konsiderueshme, veçanërisht për luftën në Ukrainë, sigurinë ndërkombëtare dhe mënyrën se si duhet të menaxhohet konkurrenca strategjike.

Takimi i Shenzhenit shihet kështu si një provë e rëndësishme për gatishmërinë e tri fuqive për të bashkëpunuar në një prej çështjeve më delikate të sigurisë globale: kontrollin dhe reduktimin e armëve bërthamore.

Deri në këtë fazë nuk është bërë publik ndonjë marrëveshje konkrete për reduktimin e arsenaleve atomike.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Takimi me Xi dhe Putin në Kinë me dyer të mbyllura, Trump: Duhet të ndalim armët bërthamore
  • I riu tha se u dhunua në Komisariatin nr. 1, reagon Policia: E pavërtetë!
  • Master dhe doktoraturë jashtë vendit, ku studiojnë të rinjtë nga Shqipëria
  • Sulm kibernetik ndaj Komisionit Evropian, rrezik për rrjedhjen e të dhënave personale
  • FOTO: Samiti në Kinë, Trump e quan Putinin “miku im”, kamerat fiksojnë oficerin rus me valixhen bërthamore

Komentet e Fundit

  1. Dudumi on FOTO: Samiti në Kinë, Trump e quan Putinin “miku im”, kamerat fiksojnë oficerin rus me valixhen bërthamore
  2. qeveria Rama plotesisht e deshtuar ne ekonomi on Kuvendi miraton në parim Buxhetin 2027 me 80 vota pro dhe 25 kundër
  3. NEWS 24 on Buxheti historik në një sallë Kuvendi thuajse të boshatisur
  4. NEWS 24 on Buxheti historik në një sallë Kuvendi thuajse të boshatisur
  5. NEWS 24 on Buxheti historik në një sallë Kuvendi thuajse të boshatisur

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?