Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Takimi Zelensky-Trump, udhëheqësit evropianë qëndrojnë përkrah Ukrainës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Takimi Zelensky-Trump, udhëheqësit evropianë qëndrojnë përkrah Ukrainës
BoteLajmi i fundit

Takimi Zelensky-Trump, udhëheqësit evropianë qëndrojnë përkrah Ukrainës

Published: March 1, 2025
Shpërndaje

Udhëheqësit evropianë në pjesën më të madhe të kontinentit u zotuan të qëndrojnë përkrah Ukrainës pasi një takim në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet Presidentit amerikan Donald Trump dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy u shndërrua në një shkëmbim të nxehtë të premten, gjatë të cilit Presidenti ukrainas Zelenskyy u akuzua për mungesë respekti.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas tha se është bërë e qartë se “bota e lirë ka nevojë për një udhëheqës të ri”.

“Ukraina është Europa! Ne qëndrojmë pranë Ukrainës”, shkruajti zonja Kallas në platformën e mediave sociale X.

- Publicitet -

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha në rrjetin X se, “Ukraina mund të mbështetet tek Gjermania – dhe tek Evropa”, ndërsa Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez shkruajti në mediat sociale, “Ukrainë, Spanja qëndron me ju”.

“I dashur @ZelenskyyUa, të dashur miq ukrainas, ju nuk jeni vetëm”, shkruajti Kryeministri polak Donald Tusk në rrjetin X.

Presidenti francez Emmanuel Macron u tha gazetarëve në Portugali: “Rusia është agresori dhe Ukraina është populli i sulmuar”.

Udhëheqës të tjerë evropianë, përfshirë nga Finlanda, Holanda, Republika Çeke dhe Norvegjia gjithashtu iu drejtuan mediave sociale për të shprehur mbështetje për Ukrainën.

Jo të gjithë udhëheqësit evropianë e mbështetën Ukrainën. Kryeministri hungarez Viktor Orban, i cili ka qenë prej kohësh kritik ndaj ndihmës ushtarake të BE-së për Kievin, postoi në rrjetin X se, “Presidenti @realDonaldTrump qëndroi me guxim për paqen. Megjithëse ishte e vështirë për shumë ta përtypnin. Faleminderit, zoti President!”

Takimi midis Presidentëve Trump dhe Zelenskyy erdhi ndërsa dy vendet po përpiqeshin për një marrëveshje që do t’i mundësonte Shteteve të Bashkuara qasjen tek të drejtat e mineraleve të rralla të Ukrainës. Diskutimi mori një ton luftarak rreth 40 minuta pas takimit kur Presidenti Zelenskyy ngriti pushtimin nga Rusia të Krimesë në vitin 2014.

Nënpresidenti amerikan JD Vance e kritikoi menjëherë Presidentin Zelenskyy, duke e akuzuar atë për përfshirje në një “turne propagande”./VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Llaf Dibre says:
    March 1, 2025 at 9:25 am

    I vetmi lider i BE qe u ngazellye ky “produkt i ri” i Shtepise te Bardhe qe Orban. Ka te “drejte”. Keshtu qe sjelle dikush tjeter ne, v. 1938, me liderin hungarez Horthy. Mbase ndjehet I çliruar nga ky frustim historik. Madje, per kete, le ti beje nje homazh Hitlerit e te ndjehet me i çliruar…
    Ngazellimi ne Kremlin nuk çudit kend. Nuk eshte asnje here jasht kohe, eshte “biogjenetik”. Keshtu qe sjelle edhe Brezhnjevi me A. Dubçekun e Cekosllavakise (1968)….

    Reply
  • Gezim Kulufi says:
    March 1, 2025 at 9:33 am

    Natyrisht qe duhet ti qendrojne ne krah, se keta nuk jane fare pa faj te kesaj gjendje! Vetem se parat dalin nga krahet tane!

    Reply
  • Piro says:
    March 1, 2025 at 1:30 pm

    Agresioni rus me sa duket do te sjelle humbjen nga Ukraina te Krimese dhe te Luhansk-Donbasit.
    Por ne jetojme dhe jemi mesuar me kete Evrope, ku nje pjese shtetesh ende sot ne ate qe e quajme “Evrope e Bashkuar”, mbajnw toka te shteteve te tjera: Rusia pjese lindore te Polonise, Polonia – Silezine gjermane, Cekia – Sudetet , Franca Aasace Lorraine-n, Italia – Tirolin austriak, Rumania – Transilvanine hungareze, Greqia – Traken Lindore, njw pjese te Maqedonise dhe Epirin.
    Ndene Evropen e bashkuar zjejne konflikte te heshtura, ndaj thuhet se Evropa eshte e mbarsur me luftra dhe, ne menyre te vecante ne shqiptaret nuk duhet ta njohim kete realitet.

    Reply
  • Piro says:
    March 1, 2025 at 1:32 pm

    Agresioni rus me sa duket do te sjelle humbjen nga Ukraina te Krimese dhe te Luhansk-Donbasit.
    Por ne jetojme dhe jemi mesuar me kete Evrope, ku nje pjese shtetesh ende sot ne ate qe e quajme “Evrope e Bashkuar”, mbajnw toka te shteteve te tjera: Rusia pjese lindore te Polonise, Polonia – Silezine gjermane, Cekia – Sudetet , Franca Aasace Lorraine-n, Italia – Tirolin austriak, Rumania – Transilvanine hungareze, Greqia – Traken Lindore, njw pjese te Maqedonise dhe Epirin, etj., etj.
    Ndene Evropen e bashkuar zjejne konflikte te heshtura, ndaj thuhet se Evropa eshte e mbarsur me luftra dhe, ne menyre te vecante ne shqiptaret nuk duhet ta njohim kete realitet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Debate në Konferencën e Kryetarëve, PS rrëzon kërkesën e PD për mocion me debat mbi protestën
  • K.E – BELA MAFIA
  • Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
  • Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA
  • Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?

Komentet e Fundit

  1. 1 on K.E – BELA MAFIA
  2. nastradini on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  3. nastradini on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  4. RITA KOKAJ on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  5. Detari on Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?