Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Tani mendjen e kam te Kombëtarja…”, Asllani ‘qan’ finalen e Champions në Stamboll
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Tani mendjen e kam te Kombëtarja…”, Asllani ‘qan’ finalen e Champions në Stamboll
AktualitetSport

“Tani mendjen e kam te Kombëtarja…”, Asllani ‘qan’ finalen e Champions në Stamboll

Published: June 14, 2023
Shpërndaje

Pas finales së Ligës së Kampionëve ndaj Manchester City-t, mesfushori shqiptar i Interit, Kristjan Asllani fluturoi menjëherë drejt Tiranës për t’u vënë në dispozicion të trajnerit Sylvinho, në dy ndeshjet e radhës eliminatore ndaj Moldavisë më datën 17 dhe Ishujve Faroe më 20 qershor.

Mesfushori kuqezi ishte në konferencën për shtyp nga ambientet e FSHF-së, ku foli për emocionet e përjetuara në Stamboll dhe tha se tani është gati për të ndihmuar kombëtaren në arritjen e objektivave.

Ktheheni nga finalja e Championsit, që është arritje e jashtëzakonshme për një futbollist shqiptar. Si e gjetët grupin, pasi jeni i fundit që u bashkuat?
Kam dy ditë që kam ardhur. E kam parë grupin shumë mirë dhe të gjithë janë stërvitur shumë fort. Po punojmë për t’i përgatitur sa më mirë dy ndeshjet e radhës, ku duam fitoren.

- Publicitet -

Çfarë emocionesh përjetuat në Stamboll, ndonëse nuk luajtët?
Ka qenë një emocion shumë i madh për mua të isha në atë finale, diçka që nuk i ndodh çdo futbollisti. Do të donim ta fitonim, por futbolli kështu e ka. Tani vëmendja te kombëtarja, ku duam të arrijmë objektivat tanë.

Një lojtar me cilësitë tuaja do të jetë i rëndësishëm përballë Moldavisë që do mundohet të mbyllë hapësirat…
Është normale, pasi ata do të na presin në gjysmëfushën e tyre dhe besoj se gjëja kryesore në këtë takim është të mbajmë topin sa më shumë.

Sado të shërbejë eksperienca dhe mentaliteti juaj për ta sjellë në kombëtare?
Kam bërë pak minuta, por jam krah lojtarëve që më parë kisha ëndërr të luaj me ta. Kam marrë eksperiencën e duhur dhe shpresoj që ta vë në dispozicion të kombëtares. Kemi fituar dy trofe te Interi dhe kam marrë një eksperiencë të vlefshme. Tani këtu kam gjetur një grup që dëshiron të fitojë çdo ndeshje.

Ku do të jetë e ardhmja e Asllanit?
Unë jam lojtar i Interit dhe për mua kjo është një ëndërr. Do të vijoj të qëndroj te Interi edhe në të ardhmen.

Ku mund të arrijë Kombëtarja?
Mund të arrijmë shumë larg, pasi jemi një grup shumë i mirë, me lojtarë shumë të fortë. Duam të shkojmë në Europian, që është edhe ëndrra jonë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 31 vatra, 3 janë ende aktive
  • Konfirmohet rasti i parë me ethet e Nilit në Shqipëri, pacienti diagnostikohet në Korçë
  • Aksident me vdekje në Golem, humbin jetën dy persona pas përplasjes së motorit
  • HARTA: Shqipëria mes vapës dhe zjarreve, Europa Perëndimore thyen rekordin e temperaturave
  • Çfarë ndodhi me Ronaldon pas takimit me Infantinon?

Komentet e Fundit

  1. K R on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  2. Mentori on Tragjedi brenda familjes në Lushnjë: Vret nënën me sqepar dhe plagos rëndë të atin, arrestohet 45-vjeçari
  3. Mentori on Tragjedi brenda familjes në Lushnjë: Vret nënën me sqepar dhe plagos rëndë të atin, arrestohet 45-vjeçari
  4. Shqiptari realist . on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  5. Ganua on Kauza “jetime” nё sheshin plot!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?