Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tare paralajmëron Italinë: Kombëtarja jonë po rritet…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Sport > Tare paralajmëron Italinë: Kombëtarja jonë po rritet…
Sport

Tare paralajmëron Italinë: Kombëtarja jonë po rritet…

Published: December 11, 2023
Shpërndaje

Igli Tare shpjegon arsyet e ndarjes nga klubi bardhekaltër i Lazios pas 18 viteve: “Ishte koha të ndaheshim në mënyrë civile, pa qejfmbetje”.

Ai ka bashkëpunuar gjatë me trajnerin që kryeson Serie A me Interin: “Simone Inzaghi ishte i paracaktuar, studionte futboll gjithë ditën. Ishte normale që të përmirësohej. Ai e bëri këtë me përulësi dhe përkushtim, tani është një trajner i kompletuar”.

“Nuk është vetëm Seria A, gjithçka mund të ndodhë në një çast. Duke studiuar mund të zbuloni se kush është më i mirë, kush është përpara. Anglia me Premier League, padyshim. Por edhe Gjermania” – thotë Tare kur pyetet për të ardhmen e tij në “Corriere della Sera”.

- Publicitet -

Përveç Bayern Munich, ajo që ka bërë Bayer Leverkusen është e pabesueshme. Një trajner i madh, Xabi Alonso, një klub shumë i organizuar, infrastrukturë e jashtëzakonshme. Italia është shtëpia ime, kam kaluar pothuajse gjysmën e jetës këtu. Megjithatë nuk është vetëm Seria A, unë jam i përditësuar. Përballë një projekti interesant, mund të punoja edhe jashtë Italisë. Kjo varet edhe nga vlerat që ka një klub.

Po futbolli në Itali? Si shkollë futbolli nuk diskutohet, vlera e trajnerëve është një fakt i pohuar në mbarë botën. Megjithatë, në nivel organizativ, ne jemi vite dritë prapa këtu. Djali im më i vogël është 11 vjeç, ai luan për Lazion. Si prind që e shoqëron në seancat stërvitore dhe në ndeshje, i kuptoj vështirësitë e familjeve, sakrificat.

Një klub i madh futbolli duhet të punojë për këtë, të krijojë një organizim që lehtëson angazhimin e familjeve. Kështu mund të lindësh kampionë. Përndryshe rrezikoni të humbni shumë prej tyre. Fatmirësisht Italia do të zhvillojë Kampionatin Europian në vitin 2030, por nuk është problem vetëm ndërtimi i stadiumeve. Ne kemi nevojë për infrastrukturën që e bën një klub të madh, duke filluar nga sektori i të rinjve”.

Dhe në fund të intervistës për “Corriere della Sera”, ish-kapiteni ynë kuqezi nuk mund të mos pyetej për atë që na pret verën e ardhshme: Itali-Shqipëri do të zhvillohet më 15 qershor në Dortmund. Tare, për kë do të bëjë tifo? I dyzuar, por jo sa për ta konsideruar “italian”:

“Tre të katërtat e mia do të mbështesin Shqipërinë, çereku Italinë. Kjo, sepse lidhja mes nesh shqiptarëve dhe vendit tuaj është shumë e fortë. Do të shihni, atë ditë do të jenë 80 mijë njerëz që do të këndojnë himnin e Mamelit, mes tyre edhe shqiptarë. Kjo ka ndodhur tashmë në Genoa, 9 vite më parë.

Një marrëdhënie e ngushtë na lidh me Italinë, e cila është gjithashtu e vështirë të shpjegohet për shkak të asaj se sa e thellë dhe e rrënjosur është. Pastaj, kujdes: Kombëtarja jonë po rritet shumë dhe do të jetë një ndeshje e vështirë për Italinë. Spalletti është i mirë, ai e di këtë.”

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • I shpëtoi operacionit të RENEA-s në Korçë, kush është Mihallaq Përgjika
  • Kryeministria për “shkarkimin” e Ristanit: Veliaj është kryetar i Tiranës, nuk ka hapësirë për interpretim
  • Zjarret përpijnë bjeshkët e Dibrës, flakët dalin jashtë kontrollit në Sllatinë
  • GJKKO e la në burg, Ergys Agasi transferohet në paraburgimin e Bradasheshit
  • Aksidenti me monopatinë i mori jetën, 13-vjeçari stërnip i At Gjergj Fishtës

Komentet e Fundit

  1. tom on Disa pyetje dhe përgjigje për paqen me Rusinë
  2. Ethem Lalaj on Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
  3. Precizim on Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
  4. Vl on Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
  5. Aldrin on Akuza e pazakontë e kryeministrit malazez: Serbia dhe Shqipëria duan të na destabilizojnë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?