Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Të akuzuarit për tragjedinë e 11 Shtatorit i shpëtojnë dënimit me vdekje? Uashingtoni apelon vendimin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Të akuzuarit për tragjedinë e 11 Shtatorit i shpëtojnë dënimit me vdekje? Uashingtoni apelon vendimin
BoteLajmi i fundit

Të akuzuarit për tragjedinë e 11 Shtatorit i shpëtojnë dënimit me vdekje? Uashingtoni apelon vendimin

Published: November 10, 2024
Shpërndaje

Departamenti i Mbrojtjes do të apelojë vlefshmërinë e vendimit të një gjykatësi ushtarak lidhur me marrëveshjet për pranimin e fajësisë nga Khalid Sheikh Mohammed, personi që dyshohet se ishte organizatori i sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001 dhe dy të pandehurve të tjerë, tha një zyrtar i mbrojtjes të shtunën. Vendimi i gjykatësit javën e kaluar anuloi urdhrin e Sekretarit të Mbrojtjes, Lloyd Austin, për të hedhur poshtë marrëveshjet dhe arriti në përfundimin se marrëveshjet për pranimin e fajësisë ishin të vlefshme.

Pentagoni do të kërkojë gjithashtu shtyrje të seancave dëgjimore ku të pandehurit deklarohen mbi akuzat, sipas zyrtarit, i cili nuk ishte i autorizuar të diskutonte publikisht çështjet ligjore dhe foli në kushte anonimiteti. Kryeprokurori Aaron Rugh u dërgoi një letër të premten familjeve të viktimave të sulmit të 11 shtatorit duke i informuar për vendimin.

Vendimi i gjykatësit, Matthew McCall, Kolonel i Forcave Ajrore, u lejoi tre të pandehurve të 11 shtatorit të pranonin fajësinë në sallën e gjyqit ushtarak që gjendet në Gjirin e Guantanamos në Kubë. Pranimi i fajësisë nga të pandehurit Khalid Sheikh Mohammed, Ëalid bin Atash dhe Mustafa al-Hawsawi, nënkupton shmangien e dënimit me vdekje.

- Publicitet -

Pranimi i fajit do të ishte një hap kyç drejt mbylljes së çështjes së gjatë penale dhe me probleme ligjore kundër të dyshuarve Mohammed, Ëalia al-d bin Attash and MustafHaësaëi, lidhur me sulmet që shkaktuar rreth 3,000 të vrarë.

Prokurorët kishin negociuar marrëveshjet me avokatët mbrojtës nën kujdesin e qeverisë dhe zyrtari më i lartë i komisionit ushtarak në Guantanamo i kishte miratuar marrëveshjet. Megjithatë, marrëveshjet u kritikuan menjëherë nga ligjvënësit republikanë dhe të tjerë kur u bënë publike gjatë verës.

Disa ditë më pas, Sekretari Austin lëshoi një urdhër duke thënë se po i anulonte ato. Ai tha se marrëveshjet për pranimin e fajësisë në lidhje me një nga krimet më të rënda të kryera ndonjëherë në territorin amerikan, me qëllim shmangien e dënimit me vdekje, ishin një hap i rëndësishëm që duhet të vendoset vetëm nga shefi i mbrojtjes.

Gjykatësi më pas vendosi që Sekretarit Austin i mungonte autoriteti ligjor për të hedhur poshtë marrëveshjet për pranimin e fajësisë. Marrëveshjet dhe përpjekja e Sekretarit të Mbrojtjes për t’i hedhur poshtë ato, kanë sjellë një nga episodet më të vështira në një rast që është përballur me vonesa dhe vështirësi ligjore. Familjet e disa prej viktimave të sulmit të 11 shtatorit janë të bindur se ndjekjet penale do të vazhdojnë deri në gjykim dhe dënime të mundshme me vdekje. Megjithatë, ekspertët ligjorë thonë se nuk është e qartë se kjo mund të ndodhë ndonjëherë.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?