Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Të burgosurit e luftës (!!!) Padije e pafalshme e përkthyesve dhe e redaktorëve të tyre
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Të burgosurit e luftës (!!!) Padije e pafalshme e përkthyesve dhe e redaktorëve të tyre
AnalizaKultureLajmi i fundit

Të burgosurit e luftës (!!!) Padije e pafalshme e përkthyesve dhe e redaktorëve të tyre

Published: June 6, 2025
Shpërndaje

Emil Lafe

Ka disa kohë që në mediat tona flitet për “të burgosurit e luftës”. Mjafton të kërkosh në internet dhe të dalin dhjetëra shembuj me këtë emërtim. Ç’janë këta të burgosur të luftës? S’do mend që edhe në kohë lufte, kush kapet, p.sh. duke vjedhur a duke kryer një vepër penale, shkon në burg. Në lajmet e mediave tona nuk është fjala për këtë kategori personash, por për ushtarë ukrainas që janë zënë rob nga rusët dhe anasjelltas. Në rast se ndonjë shtet jashtë konfliktit merr përsipër të ndërmjetësojë që këta robër të shkëmbehen, atëherë nisin procedurat përkatëse dhe bëhet shkëmbimi i robërve. Po pse në mediat tona këta robër lufte që shkëmbehen, quhen “të burgosur të luftës”. Kjo merret vesh lehtë po të kemi parasysh se në anglishte, frëngjishte e italishte robërit e luftës quhen përkatësisht prisoners of war, prisonniers de guerre, prigionieri di guerra. Dhe përkthyesi që ka ndjekur një shkollë a kurs për ndonjërën prej këtyre gjuhëve, ka mësuar se prisoners, prisonniers, prigionieri janë të burgosurit, kurse war, guerre, guerra është lufta, prandaj, si një e një që bëjnë dy, prisoners of war nuk ka ç’të jetë tjetër veçse ”të burgosur të luftës”! Më shkoi mendje se ndoshta kemi të bëjmë me një përkthim me Google, por jo! Në këtë rast Google ishte i saktë dhe emërtimet e mësipërme anglisht, frëngjisht e italisht i përkthente robër lufte.

Kemi të bëjmë me një gabim trashanik të atyre që përkthejnë lajmet, dhe kësaj i shtohet pavemendja ose edhe padija e atyre që i redaktojnë këto lajme (në qoftë se ka të tillë). Është e palejueshme të ngatërrohen robërit me të burgosurit. Kjo tregon një zotërim të përciptë të gjuhës së huaj. Për fat të keq ka të tillë që u mjafton të dinë kuptimin e parë kryesor të një fjale të huaj, pa e vrarë mendjen për kuptimet e tjera, dhe kujtojnë se e dinë tashmë atë gjuhë të huaj! Vërtet prisoner, prisonnier, prigioniero në gjuhët përkatëse ka kuptimin ‘i burgosur’, por njëkohësisht edhe ‘rob lufte’. Gjuha e huaj duhet mësuar me themel, në mënyrë të qëndrueshme dhe përkthyesi të mos punojë si robotët e brezit të parë.

- Publicitet -

Në media nuk duhet të ketë përkthyes të kësaj kategorie (d.m.th. përkthyes diletantë), që të mos dinë të dallojnë të burgosurit nga robërit. Por edhe në qoftë se rastësisht përvidhet një gabim i tillë (mund të quhet gabim hutimi), është detyra redaktorit (që duhet të jetë më me përvojë se përkthyesi) për të mos lejuar që gabime si ky të dalin në shtyp. Rasti që trajtuam është njësoj sikur një përkthyes fjalinë shqip Vazoja ishte e ambalazhuar me bukë peshku, ta përkthente anglisht The vase was packed with fish bread ose italisht Il vaso era imballato di pane di pesce. Sigurisht ai që nuk e di se ajo që shqiptarët quajnë bukë peshku në ligjërimin bisedor, në anglishte quhet polystyrene, në italishte polisterolo dhe në gjuhën shqipe kemi po këtë fjalë si emërtim teknik: polisterol. Thënia italisht pesce d’aprile përkthehet fjalë për fjalë ‘peshk prilli’, por në italishte ka kuptimin ‘rrena a gënjeshtra e 1 prillit’ dhe jo një lloj peshku që shijon më shumë gjatë muajit të prillit (si p.sh. kubla e Shkodrës). Në frëngjishte benzina quhet essence, njësoj si esencat e tjera, dhe duhet t’i kesh mendtë në kokë që pompe à essence të mos e përkthesh pompë esence po pompë benzine!

Shembulli i “të burgosurve të luftës” që trajtuam më lart, nuk duhet parë vetëm si një gabim gjuhësor, por edhe si formim i magët kulturor. Prandaj nuk është detyrë vetëm e gjuhëtarëve që të ngrenë zërin për raste të tilla, sepse nuk është fjala për një gabim të thjeshtë gjuhësor, por edhe për një gafë trashanike kuptimore. Në rast se përkthyes të tillë kanë dalë nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, atëherë edhe ky fakultet ka diçka për të përmirësuar në punën e vet.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
14 Comments
  • demo says:
    June 6, 2025 at 8:52 pm

    Media Fasade gjys alfabetikesh ka gabime edhe me trashanike,profesor.

    Reply
  • ¿? says:
    June 6, 2025 at 8:59 pm

    Keshtu eshte kur TURQIT perpiqen te flasin e shkruajne gjuhen e Arberit.

    Reply
  • soza says:
    June 6, 2025 at 9:13 pm

    Kur filluam në shkollë të mësonim gjuhën e huaj, një mësues i rusishtes na tha:
    -Nuk përkthehen fjalët, por mendimi i frazës.
    Kjo këshillë më ndoqi gjithë jetën, megjithëse nuk ka shkëlqyer në mësimin e gjuhës së huaj.
    Ju kërkoj ndjesë profesor, por sot nuk kemi mësues të gjuhës shqipe e jo të zotërojmë drejt gjuhët e huaja. Prania e redaktorëve ka kosto shtesë dhe kapitalizmi është i pamëshirshëm.
    Më lejoni që me këtë rast t’u falenderoj për kontributin në zhvillimin e gjuhës shqipe, si dhe kolegët tuaj të nderuar në këtë fushë.

    Reply
  • Ka plot raste të tjera! says:
    June 7, 2025 at 4:21 am

    Ka plot të tilla Profesor Lafe. Fjala shqipe « vendndollje » është zëvëndësuar më fjalën « lokacion », gjë që të « vret » veshin!

    Reply
  • Gazetari says:
    June 7, 2025 at 6:54 am

    Profesor, problemi është tek shkollimi i tyre. Fatkeqësisht padija po ecën me hapa të shpejtë, kurse formimi i saktë, në mos ka ngecur, po zbret poshtë.
    Shkolla ka probleme, përsa kohë mungon kontrolli.
    Po eh….

    Reply
  • Dashi says:
    June 7, 2025 at 7:42 am

    Ashtu si ti ” ka plot raste ” , që fjalën vëndndodhje , e shkruan “vëndndoLLje” dhe e zëvendëson “dh”-në me ” ll” .

    Reply
  • Lapsuset janë tjetër gjë Dashi! says:
    June 7, 2025 at 8:14 am

    Ka dhe lapsuse « Dashi », por nuk bëhet fjalë për lapsuset, por për fjalët e huaja që zëvëndësojnë fjalët shqipe, si fjala « lokacioni »!

    Reply
  • Dashi says:
    June 7, 2025 at 9:47 am

    Jo , mos u çfajëso , nuk je i vetmi . Pothua gjithë shkodranët dhe zëvendësojnë dh me ll . Nuk thonë vjedhje , por vjellje , që është krejt tjetër gjë nga vjedhje . Edhe ti , nuk e pate lapsus , po ashtu e përdorni pothua të gjithë ju të veriut , që nga Zhozefina e deri te Gjekmarkaj . Sigurisht që nuk kam ndërmend të ve në diskutim kulturën e shkodranëve për të cilët kam respekt të veçantë .

    Reply
  • Lapsus? says:
    June 7, 2025 at 11:06 am

    Ashtu sikurse Dashi koktrashi, ka mjaft sahanlëpirës të dobishëm që “i hanë” fjalët.

    Nuk shkruhet pothua por pothuajse.

    Reply
  • Humoristi says:
    June 7, 2025 at 12:41 pm

    Departamenti i programacionit perfomon live,shqipton moderatori ne tvsh!?

    Reply
  • Melita says:
    June 8, 2025 at 10:24 am

    I nderuar profesor Lafe, që nuk u lodhët kurrë duke mësuar e duke dhën këshilla. Gafat siç i quani ju, në përkthim janë në gazetqrinë e shkruar skandakoze, por më skandalote uanë në përkthimin e romaneve. Shprwsoj që pedagoglt e gjuhës shqipe në fakultet duhet të shtrëngojnë dorën kur vendosin notën por edhe korrektorët janë të nevojshëm nëpër gazeta.
    E di që po ju lodh, po nëqoftëse ju i hidhni një sy revistave me fjakë kryqe do të habiteni me shtrembërimin që po i bëhet shqipes.
    Faleminderit për kontributin tuaj.

    Reply
  • Dashi says:
    June 8, 2025 at 11:14 am

    Fjala “pothua”, është shkurtim i fjalës pothuajse dhe përdoret gjerësisht në shqipen e folur e të shkruar . Sa për atë tjetrën zoti “lapsus? ” , kokën , vërtet të trashë e kam , por jo kokën supe , atë kokën tjetër të mikut ndënë bark .

    Reply
  • Abdurahim Ashiku says:
    June 8, 2025 at 8:33 pm

    Dikur revista “Hosteni” kishte një faqe ku viheshin në zjarret e kritikës të gjithë ata gazetarë e shkrimtarë që bënin gafa drejtshkrimore. Dhe mjerë ata që u dilte emri.

    Reply
  • demo says:
    June 8, 2025 at 11:38 pm

    Meqenese Hetimit shkencor te prof.Xhevat Lloshit per vepren e Buzukut,nuk i kane lene hapesire komentesh,po them dy tri fjale falenderimi. Ashtu si paleontologu nga nje kocke,nga nje kafke e zbuluar,nderton ne menyre precize komplet skeletin e krijeses se lashte,,ashtu dhe Xhevat Lloshi ka rindertuar te plote te famshmin Meshar te Gjon Buzukut.
    Tani me lejoni ti drejtohem nje sharrlatani,qe ka shpallur ne media se ka zbuluar nje liber ne gjuhen shqipe me germa latine te shkruar nga Teodor Shkodrani ne vitin 1210.Kane kaluar 26 vjet nga shpallja dhe 30 vjet nga zbulesa,,Edhe sa vjet duhen te fotokopjosh nje faqe,sa per ta pare qimen e Muhametit,o Musa Ahmeti.Po pak sharrlatane,turbo gjuhetare,cudiberes historike,Dodoniste dhe Pellasgjiste nxjerr burri i Mesila Dodes mjes per mjes?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja si metaforë e zgjimit qytetar
  • “Mos ma prek Nartën”, qindra protestues me pankarta në Zvërnec
  • Mazniku në Berat: Komisioni do të marrë në konsideratë veçoritë e çdo zone, identiteti nuk humbet nga bashkëpunimi
  • UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore
  • Rama nxjerr fotot nga ishulli në Katar i zhvilluar nga bashkëinvestitorët e “Zvërnecit”

Komentet e Fundit

  1. Ppsh on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  2. Berati on Rezulton me 1.2 milionë metra në zonën e mbrojtur, biznesmeni i lidhur me Zvërnecin fiton koncesionin Milot-Balldren
  3. habili on Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  4. Ethem Lalaj on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës
  5. Qerratai on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?