Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: RAPORTI: Të dhënat e pasagjerëve, gati projektligji për mbledhjen, përpunimin dhe përdorimin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > RAPORTI: Të dhënat e pasagjerëve, gati projektligji për mbledhjen, përpunimin dhe përdorimin
EkonomiLajmi i fundit

RAPORTI: Të dhënat e pasagjerëve, gati projektligji për mbledhjen, përpunimin dhe përdorimin

Published: November 5, 2024
Shpërndaje

Të dhënat e pasagjerëve, mënyrat sesi mblidhen ato, afatet për transmetimin që duhet të respektojnë operatorët që kanë në objekt të tyre transportin si dhe institucionet që mund të përdorin këto të dhëna janë përcaktuar ne një projektligj të nxjerrë së fundmi për konsultim.

Ministria e Brendshme publikoi projektligjin “Për mbledhjen, përpunimin, transmetimin, ruajtjen, fshirjen, mbrojtjen dhe garantimin e të dhënave të informacionit të pasagjerit në Republikën e Shqipërisë” që sipas relacionit që e shoqëron ka për qëllim të qartësojë kompetencat e autoriteteve kompetente dhe Sektorit të Inteligjencës së Pasagjerëve (SIP). Ky i fundit sipas draftit është autoriteti i vetëm në Republikën e Shqipërisë për përpunimin e të dhënave të pasagjerit.

Në nenin 3 të projektligjit nënvizohet se SIP-i administron bazën e të dhënave të pasagjerit dhe regjistron në mënyrë automatike apo manuale, të paktën, veprimet e përpunimit të të dhënave, që kanë të bëjnë me: a) mbledhjen; b) përpunimin; c) transmetimin; ç) shkëmbimin për përdorimin kombëtar dhe ndërkombëtar; d) ruajtjen; dh) fshirjen/ shkatërrimin; e) pseudonimizimin dhe/ose anonimizimin e të dhënave; ë) mbrojtjen dhe garantimin e të dhënave.

- Publicitet -

Të dhënat e pasagjerëve që transmetohen nga kompanitë e transportit tek ky sektor merren nga regjistrat e këtyre të fundit që përmbajnë specifikisht disa elementë identifikues.

Të dhënat e regjistrit të rezervimit të pasagjerit, grumbullohen dhe përpunohen nga SIP, si dhe shpërndahen apo shkëmbehen me autoritetet kompetente operative, me qëllimin e vetëm parandalimin, zbulimin, hetimin dhe ndjekjen penale të veprave.

Drafti parashikon afatet e transmetimit të të dhënave ku të dhënat paraprake jepen 48 deri në 24 orë për rastet e kompanive të fluturimit dhe 180 minuta deri në 60 minuta para nisjes si dhe pas imbarkimit.

Për transportuesit detarë të dhënat paraprake janë po kështu 48 orë-24 orë ndërsa ato të imbarkimit jepen direkt pas përfundimit.

Drafti parashikon një sërë institucionesh që kontribuojnë në mbarëvajtjen e punës së SIP siç janë a) Strukturat operacionale të Policisë së Shtetit; b) Shërbimi Informativ i Shtetit; c) Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes; ç) Drejtoria e Përgjithshme e Doganave; d) Agjencia e Inteligjencës Financiare; dh) Gjykatat dhe Prokuroritë e Republikës së Shqipërisë; e) Gjykatat e Posaçme në Republikën e Shqipërisë; ë) Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

SIP në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe ndërkombëtar në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale kryen transferim ndërkombëtar të të dhënave me vendet anëtare të BE-së, me Interpol dhe Europol, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit operacional dhe me vendet jo anëtare të BE-së, në zbatim të marrëveshjeve dypalëshe dhe të nivelit të sigurisë së të dhënave personale.

Në nenin 12 nënvizohet se të dhënat e pasagjerit, në rastet e ndjekjes për qëllime penale, pas kalimit të një periudhe prej gjashtë muajsh nga transmetimi, pseudonimizohen, përmes bërjes së padukshme për një përdorues, të elementeve të mëposhtme të të dhënave, që mund të shërbejnë për të identifikuar drejtpërdrejt subjektin e të dhënave, si më poshtë:

a) emrin/emrat e tjerë, mbiemrin, përfshirë edhe të dhënat e pasagjerëve të tjerë që udhëtojnë bashkërisht dhe rezultojnë në regjistrin e rezervimit të pasagjerit;

b) adresën dhe të dhënat e kontaktit;

c) të gjitha informacionet për mënyrën e pagesës, përfshirë adresën e faturimit, në masën që mund të shërbejë për të identifikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë pasagjerin, të cilit i referohet e dhëna dhe/ose kujtdo që ka kryer pagesën;

ç) informacionin për pasagjerët e shpeshtë;

d) informacionet e përgjithshme, në masën që mund të shërbejnë për të identifikuar pasagjerin, të cilit i referohen të dhënat e regjistrimit të rezervimit të pasagjeri.

Në nenin 14 parashikohet mbledhja përpunimi dhe përdorimi i të dhënave personale.

Kështu SIP mund të mbledhë në mënyrë të drejtpërdrejtë të dhëna e pasagjerit që janë subjekt i kontrollit kufitar dhe:

a) të regjistrojë manualisht dhe/ose automatikisht të dhëna në sistemin e automatizuar të shënjestrimit;

b) të shënojë manualisht dhe/ose automatikisht të dhënat në një sistem kompjuterik të përpunimit të të dhënave;

c) të identifikojë dhe të regjistrojë të dhëna, për qëllim dhe në kohëzgjatje të verifikimeve kufitare të automatizuara, në rast të përdorimit të pajisjeve për verifikim kufitar të automatizuar;

ç) t’i përdorë ato për kërkime, në kuptimin e menaxhimit të sigurisë dhe të aktivitetit me autoritetet e sigurisë që i shërbejnë drejtësisë penale;

d) në raste dyshimi për një vepër penale, t’i vendosë në dispozicion të një autoriteti tjetër të sigurisë, për qëllime të zbatimit të ligjit, brenda kompetencës ligjore të atij autoriteti.

dh) të përpunojë të dhënat paraprake dhe ato të regjistrit të pasagjerit (të dhënat API dhe PNR).

2. Vendimet për hyrjet dhe daljet depozitohen në sistem kompjuterik të përpunimit të të dhënave.

3. SIP ka të drejtën e aksesimit në të gjithë sistemet në përdorim të Policisë së shtetit dhe të autoriteteve kompetente në përputhje me natyrën e punës së saj.

4. Rregulla më të hollësishme për mbledhjen, përpunimin dhe përdorimin e të dhënave të pasagjerit, përcaktohen në rregulloren për përpunimin e të dhënave të pasagjerit.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Gezim Kulufi says:
    November 5, 2024 at 10:45 am

    Demokracia perparon! Bravo! Per kete dite u perpoqem! Qe demokratet shteterore, pasi na kontrollojne aktualisht neper aeroporte edhe nen mbathje dhe me ekranin radiografik me (mendoj) rreze X (rentgen), pasi ata edhe tani kembejne te dhena nga shteti ne shtet per persona te ndryshem, ketej e tutje ata do te skanojne dhe magazinojne neper kompjuterit e tyre gjithfare gazetaresh, kritikesh, te pakenaqurish me demokracine, blogere, perhapes te dhenash te ndryshme, gjithfare surratesh, pervec xha Temes. Nje fond i vecante do aprovohet nga deputetet e popullit, specialiste te tjere te huaj do te vine e do te ndihmojne miqte e tyre shqiptare! Ja dhe fare rastesisht do kemi bleres per apartamentet dhe vilat e pashitura. Te mos harrojme, se pervec vendeve te reja pune ne sektorin e pergjimit, do kete vende te reja pune edhe ne sektorin e perndjekjes, qysh nga shtepia, sepse demokracia i permban te gjitha! Mos u cudisni qe ne te ardhmen do kemi edhe paketen e re ligjore te survejimit te mendimeve, gjithnje ne mbrojtje te demokracise … se shtetarve! (Te shkretet, sa lodhen per ne bagetine popull!)

    Reply
  • Phoenix says:
    November 5, 2024 at 11:11 am

    Te gjitha diktaturat vijne nen emrin e sigurise dhe per te “miren” e popullit. Kjo eshte Bota qe ata duan per ju. Por kesaj here e duan Globale, qe mos te kesh nga tja mbash. Nuk ka me shtete jo demokratike e jo diktatoriale. Do kete vetem nje Planet diktatorial dixhital. Prit sa te fusin dhe gjithe bagetine, se ashtu na konsiderojne, ne ate parane dixhitale se aty do tu a vene koqet ne bige te gjitheve. Nuk keni pare ende asgje. Rrofte rendi i Ri Cifut.

    Reply
  • Phoenix says:
    November 5, 2024 at 11:22 am

    Tani nuk ka me nga ato budalliqet Demokratike, qe je i pafajshem deri sa te vertetohesh e fajshem. Tani eshte je me faj qe merr fryme, deri sa AI ( inteligjenca artificiale ) te te jape denimin qe meriton se jeton. Ju mbetje toksike njerezore, qe ndotni Planetin e bukur te Cifuteve, te cilin ju a la trashegimi Zoti si te zgjedhurit e tij.

    Reply
  • Edi says:
    November 5, 2024 at 11:28 am

    Terroristet duan qe te mos kontrollohet bota
    Kush do siguri dhe TE MOS NDODHIN TE PAPRITURA DHE NUK KA GJE PER TE FSHEHUR nuk eshte kunder kontrolleve

    Reply
  • Qytetari transparent says:
    November 5, 2024 at 11:47 am

    Fjala magjike për këtë temë titullohet: “Der gläsernde Bürger”

    Shikoni se çfarë shpreh teksti i një kënge të Udo Jürgens.

    Wir sind so lieb und so Internet
    Man hört uns zu am Telephon
    Du hast deine mail noch nicht verschickt
    Da lesen sie die ander′n schon

    Die Welt im Apple und iPhone Wahn
    Und Rechner wissen mehr als wir
    Sie sind gnadenlos auf der Datenspur
    Wo du auch bist sie folgen dir

    Zur Sicherheit Lauschangriff
    Wir werden voll überwacht
    BND, NSA
    Wir alle stehen unter Generalverdacht

    Der Gläserne Mensch, gefangen im Netz
    Geheimdienste fiebern im Sammelrausch
    Der Gläserne Mensch, gefangen im Netz
    Regierungen spielen den Datentausch

    Gefangen im Netz
    Gegen jedes Recht und Gesetz

    Wo ist deine Sphäre noch privat
    Wo sind Netzwerke denn sozial
    Du hast deinen festen Speicherplatz
    Mensch aus Glas völlig digital

    Wir werden verraten und verkauft
    Spionage ist Strategie
    Kontrolle total ganz unkontrolliert
    Und das Netz vergißt dich nie

    Von früh bis spät ausgespäht
    Freiheit bedroht
    BKA, FBI
    Ein falsches Wort, Alarmstufe rot

    Der Gläserne Mensch, gefangen im Netz
    Geheimdienste fiebern im Sammelrausch
    Der Gläserne Mensch, gefangen im Netz
    Regierungen spielen

    Wer es auch ist, der diese Welt
    In seinen Händen hält
    Hoffentlich merkt er irgendwann
    Daß Glas zerbrechen kann

    Autori i tekstit: Oliver Spiecker

    ****

    Ja dhe një video speciale:

    https://ia601603.us.archive.org/5/items/Der_glaeserne_Deutsche/090407_der_glaeserne_deutsche_vh_512kb.mp4

    Reply
  • capi says:
    November 5, 2024 at 12:36 pm

    Po ikni ore se nuk mban qeni brek. Keni dhene prova se nuk dini te ruani te dhenat personale. Kot pyes nuk ka ligje dhe praktika nderkombetare cfare te dhenash ke te drejt te marresh si shtet. Se ti mund te duash shume gjera po a ti jep te themi Lufthansa, British Airway et..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Një rrëfim në korrikun e Aristidh Kolës: Ditëlindja e apostullit që zgjoi historinë e fjetur arvanitase
  • Samiti i unitetit politiko-ushtarak të Aleancës!
  • Misioni në Gaza, ministri Nufi: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
  • Mbi 113 mijë nxënës më pak dhe qindra shkolla të mbyllura në 10 vjet
  • Media hollandeze: Kush e merr seriozisht zgjerimin duhet të jetë në gjendje të garantojë shtetin e së drejtës

Komentet e Fundit

  1. I juaji Edi Rama on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  2. Beluli on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  3. Komplotist i paparë on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  4. durrsaku on Një cirk i dështuar
  5. Fjalë me vend on Një cirk i dështuar

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?