Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Të huajt në Shqipëri pa gjyqtarë italianë”, media italiane: Azili dhe verifikimet vetëm në mënyrë elektronike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Të huajt në Shqipëri pa gjyqtarë italianë”, media italiane: Azili dhe verifikimet vetëm në mënyrë elektronike
KronikeLajmi i fundit

“Të huajt në Shqipëri pa gjyqtarë italianë”, media italiane: Azili dhe verifikimet vetëm në mënyrë elektronike

Published: November 22, 2023
Shpërndaje

Nga Alessandro Mantovani, IL FATTO QUOTIDIANO

 

Nuk do të ketë gjyqtarë italianë në Shqipëri, të paktën fizikisht, për të vërtetuar ndalimin e emigrantëve. Komisionet që vendosin për azilin nuk do të kalojnë Adriatikun. Nuk do të ketë as avokatë, përveçse me shpenzimet e tyre. Është ende për t’u përcaktuar  aplikimi konkret (i parashikuar në pranverë) i marrëveshjes italo-shqiptare e 6 nëntorit për ndërtimin e dy qendrave ku Italia do të kyçë deri në 3000 azilkërkues dhe të huaj në proces dëbimi, por në ‘Viminale’ (godina e kryeministrisë italiane), ku trajtohet problemi i mbajtjes së kostove të operacionit të paralajmëruar nga Giorgia Meloni, për momentin po mendohen ‘të gjitha procedurat elektronike – burime të kualifikuara të konfirmuara – siç bëhet edhe në Itali’.

- Publicitet -

Kush e di nëse do të kenë përkthyes? Ky ishte orientimi deri dje, në ditën kur ministri i Jashtëm njëkohësisht zëvendës kryeministri italian, Antonio Tajani prezantoi dje pasdite (21 nëntor) marrëveshjen Rama-Meloni para Dhomës së Deputetëve në Parlamentin Italian. Ai bëri gjysmë hapi prapa, i rrethuar nga opozita.

Në fakt, ai premtoi ‘një projekt-ligj ratifikimi që përmban gjithashtu rregulloret dhe ndarjet e nevojshme’. Megjithatë, deri më tani, qeveria kishte përjashtuar nevojën e autorizimit parlamentar për ratifikimin, gjë që do të zgjasë procesin.

Tajani ‘nuk zgjidhi shumë nyje të tjera’ dje gjatë seancës plenare. Ndoshta qeveria nuk do ta bëjë këtë përpara fundit të janarit, kur Gjykata e Kasacionit do të vendosë mbi urdhrat e gjyqtarëve të Katanias, të cilat përjashtonin ndalimin automatik të të gjithë azilkërkuesve që vijnë nga vende të sigurta si Tunizia. Ata janë njerëzit e destinuar për në Shqipëri: duhet të qëndrojnë vetëm për 28 ditët e parashikuara nga direktiva e BE-së për procedurat e përshpejtuara të azilit, e cila megjithatë në realitet zgjat disa muaj. Pas këtij afati ku do të shkojnë?

Pastaj është çështja e përputhshmërisë me konventat ndërkombëtare që ndalojnë refuzimet kolektive dhe rekomandojnë sjelljen e azilantëve në portet më të afërta, të sjella në vëmendje dje (21 nëntor) nga shoqatat e ‘Tryezës së Rrumbullakët për Azilin dhe Imigracionin’.

Këto nënvizojnë dënimin e fundit të Italisë nga Gjykata e Strasburgut për trajtim çnjerëzor dhe degradues në Lampeduza dhe i kërkojnë Parlamentit të mos ratifikojë marrëveshjen me Tiranën.

Mbetet gjithashtu çështja e kostove: po flasim për 30 milionë euro vetëm për shtesa, udhëtime, ushqime dhe akomodim për 300 policët e nevojshëm. Dhe pastaj: ku, si dhe nga kush do të ndahen të miturat dhe gratë shtatzëna nga ata që shkojnë në Shqipëri? A do të ndahen familjet? Pyetjet mund vazhdojnë pafund.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Mondi Vlore says:
    November 22, 2023 at 2:33 pm

    O injorant gazetar! Viminale eshte godina e MB jo e kryeministrise!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kush fitoi në Izrael? Pse sistemi i tyre zgjedhor nuk lë mundësi për të shpallur fitues të qartë
  • 28 tetor 2026
  • Zgjedhjet në Izrael, të dhënat e para flasin për rezultat të ngushtë pa fitues të qartë
  • Lehtëson apo shtrenjton?
  • Nga TVSH për ushqimet te taksimi i ri i pagave, të gjitha ndryshimet në Paketën Fiskale 2027

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on ​I mungonte vetëm lufta fetare, Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i marrin qeverinë
  2. Nalu on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë
  3. Ana on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë
  4. nastradini on Lehtëson apo shtrenjton?
  5. Adri on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?