Ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se kanë nisur diskutim me Interpolin për të ndërtuar bashkë me një program të veçantë për deportimin e personave të kërkuar ndërkombëtarisht nga Shqipëria. I ftuar në emisionin “Opinion”, ministri Balla ka shpjeguar me detaje se si mund të kryhet procesi i deportimit të personave të kërkuar nga drejtësia shqiptare.
Taulant Balla: Operacioni “Sundimi i ligjit” është ideuar për të ndjekur të gjithë personat në kërkim dhe mos harroni që në Tiranë kemi mbi 1 mijë persona në kërkim dhe për këtë qëllim kemi iniciuar këtë operacion kombëtar që do të zgjasë. Janë 70 persona që janë gjetur dhe arrestuar dhe ndërkohë që gjëja që na vjen si konkluzion i parë është që pjesa e tyre më e madhe nuk janë në Shqipëri.
Personat me rrezikshmëri më të lartë dhe ata që janë të dokumentuar me vendime të gjykatave, një numër i caktuar gjendet në Dubai, një numër në vende të ndryshëm të Europës fshihen me emra të tjerë. Rasti “Bajri” ishte se atje përdore dokumentat të rremë dhe falë punës me Policinë Franceze dhe me një bashkëpunim të ri me Interpolin.
Blendi Fevziu: Ju a keni folur për ekstradimin për ato që ndodhen në Dubai?
Taulant Balla: Dubai për mua është një sfidë në kuptimin e pandëshkueshmërisë. Kam pasur një bisedë, në Tiranë dhe Lion me Sekretarin e Përgjithshëm të Interpolit. Do të jem brenda fundit të muajit Janar për t’u takuar me autoritetet më të larta të Emirateve për këtë çështje. Ka edhe instrumenta që mund të përdoren që përfshijnë deportimin. Kjo është një fushë e vështirë për t’u negociuar, por jo e pamundur.
E kemi një listë të personave që rrijnë në Dubai. Prej kohësh ka pas përpjekje nga institucionet shqiptare sepse procesi i esktradimit ndjek një rrugë tjetër. Prandaj dhe unë fola për një rrugë tjetër. Ajo që na duhet ne është kultura e pandëshkueshmërisë. As mua dhe as drejtorin e përgjithshëm nuk duhet të na zërë vendi derisa t’i sjellim para drejtësisë.
Blendi Fevziu: Ku është ndryshimi mes ekstradimit dhe deportimit?
Taulant Balla: Po mundohem të vendos në pah urën dhe ai është Interpoli dhe për këtë qëllim kemi filluar diskutimet për të ndërtuar bashkë me to një program të veçantë për deportimin e këtyre personave. Mjafton që Interpol Dubai të ndalojë njërin nga këta persona dhe këtë person ta çojë drejt aeroportit të Dubait, ta depërtojë përtej kufirit, pra kontrollit të pasaportave dhe nga ai moment, ai person mund të merret nga ne dhe sillet në Shqipëri.
p.c. / dita

Ouuuuuuuuu.Rilindja hajduteveeee!
Po armatoset Serbia,.Ka blere 12 Helikoptere ruse nga ata te Rendet fare,si pune tanku,
Franca e ka armatosur me rraketa,,Turqia me Drona,,Greqia po armatoset me shume se turqia,,Ju rrini ndertoni Kulla korrupsioni,merrni zezaket e Afrikes,Shisni uje burimi se na e kthen Italia me shishe SAN BENEDETO.
O qeverri e dhjere pa USHTRI,PA PUSHKE E PA RROVOLE.PO PLASI,JU DO T`JA MBATHNI TE PARET.
Demooooo uroj ta mbrosh ti me sumen tate mer debil i lindur.Cpune ka shkrimi,me cka ka ble komshiu !?.Vetem ti kok loqe e e kupto.
Ja dhe Shoku Tao Balla,
ky kokrra e katunarit,
me gojen shtremberuar,
nga ”Vegla” e Kryetarit,
I shko mire ajo shprehja,
ketij katunar kaptin-bull
” te nderrosh 7 lekure,
qytetar nuk bohesh kurre”
C’A KA BO VAKI?
Foli per banditet e Dubait edhe ministri bandit Taulant Balla, Pronari i Fabrikes se kokaines ne Xibrake qe kishte punesuar si administrator Ermal Hoxhen, nipin e diktatorit per pislliqe derisa e zbuluan dhe e kapen gjermanet me presh ne dore.
Foli per banditet e Dubait edhe ministri bandit Taulant Balla qe i vuri ne koke revolen komisarit te policise se Fushe-Krujes sepse nuk pranoi te griste kallzimin e vajzes se perdhunuar nga Rajat e Krimit qe Edi Rama i ka bere deputete ne Parlamentin shqyptar te turpit dhe rezilit
Foli per banditet e Dubait edhe ministri bandit i rendit qe i dalin shefat e Antikrimit si bedele te bandave te krimit ne Bote dhe qe kane korruptuar edhe shefen e Interpolit shqyptar per te treguar dhe zbuluar se ku jane viktimat e piketuar per vrasje si ne filmat horror.
Foli per banditet e Dubait edhe BILBILI i Enverit, Taulant Pionieri i Partise se Punes qe Blendi Fevziu “me shtatin sa Enveri hallatin” te beje emisionin e tij mbreselenes per trimerite e policise shqyptare qe te vret dhe ta mbush barkun me kokaine per te fshehur krimine e vet.