Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Të maskuar si pelegrinë, ndalohen në Kosovë disa pjesëtarë të shërbimeve të sigurisë serbe
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Të maskuar si pelegrinë, ndalohen në Kosovë disa pjesëtarë të shërbimeve të sigurisë serbe
KosovëLajmi i fundit

Të maskuar si pelegrinë, ndalohen në Kosovë disa pjesëtarë të shërbimeve të sigurisë serbe

Published: April 6, 2025
Shpërndaje

16 serbë janë arrestuar në territorin e Republikës së Kosovës. Autoritetet e kanë përshkruar prezencën e tyre si “përpjekje për destabilizim”.

Në Gjakovë të shtunën u arrestuan dy serbë nga Mitrovica dhe dy të tjerë nga Serbia. Njëri nga Novi Sadi e tjetri nga Beogradi.

Burime të Insajderit bëjnë me dije se në Gjakovë në pranga ranë Branko Rakiq dhe Milovan Steviq, që të dy serbë me vendbanim në Mitrovicë, raporton Insajderi.

- Publicitet -

Ndërkaq dy serbët e tjerë me vendbanim në Serbi janë: Nemanja Vamoviq dhe Pavle Kragoviq.

Edhe 12 të tjerë janë arrestuar përgjatë ditës së sotme në Prizren. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla.

“Në një operacion të përbashkët të realizuar nga organet tona të sigurisë më datë 05.04.2025 dhe 06.04.2025, janë ndaluar gjithsej 16 persona, të ndarë në katër automjete me targa të Kragujevcit të Serbisë. Struktura e të ndaluarve ishte e kombinuar, ku katër prej tyre rezultuan të jenë oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë së Serbisë.

Sipas të dhënave fillestare, dyshohet se këto grupe kishin për qëllim mbledhjen e informacioneve për caqe të mundshme, pasi janë gjetur dëshmi të ndërlidhjes me strukturat e inteligjencës ushtarake serbe si dhe me anëtarë të grupit terrorist të Banjskës”, ka thënë ndër të tjera Sveçla.

Sveçla thotë se në bazë të hetimeve paraprake, një toger ka lidhje të afërta familjare me anëtarin e grupit terrorist të Bansjkës, Nemanja Radivojeviq me nofkën “Gandi”. Sipas ministrit në detyrë, “Gandi” është i lidhur me Vladimir Radivojeviq, të dyshuarin kryesor për vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku.

Policia ka njoftuar gjatë ditës së në veturën e katër pelegrinëve serbë në Gjakovë janë gjetur dhe sekuestruar dy thika dhe një sëpatë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • demo says:
    April 6, 2025 at 9:00 pm

    Kosova ka Qeverri
    Albin Kurti per Shqipni
    Ku ta gjejme nje djale si ti

    Reply
  • Ppsh says:
    April 7, 2025 at 9:13 am

    Hahaaaaa mos albin …
    nqs do kishim dhe ne kete njesi matese sot do kishim ngel
    pa qeveri
    Pa opozite
    Pa kuvend
    E pa media

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Një natë, shumë ritme dhe një ndalesë që nuk e kishim planifikuar
  • Sa i kushtoi Kosovës mbrojtja e të akuzuarve në Hagë?
  • Rama drejt SHBA për Asamblenë e OKB, takim edhe me shqiptarët
  • Tension para Speciales në Hagë, Policia holandeze përplaset me mbështetësit e ish-krerëve të UÇK-së
  • Gjykata Supreme e Brazilit pranon ekstradimin e Ervin Matës drejt Shqipërisë

Komentet e Fundit

  1. TaRrasBulba on Shtrenjtimi i tarifave “zbraz” bankat e shkollave private, ku po shkojnë nxënësit
  2. Teuta on Gjyqi i Historisë
  3. albi on Shtrenjtimi i tarifave “zbraz” bankat e shkollave private, ku po shkojnë nxënësit
  4. demo on “Fol mirë, se ne jemi sovrani”: Kreu i Unionit të Gjyqtarëve përplaset me Ulsi Manjan në Kuvend
  5. L.H on Gjyqi i Historisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?