Gjatë vizitës së tij zyrtare në Dublin, Kancelari gjerman Friedrich Merz dha dje një mesazh të qartë e pa ekuivok mbi zgjerimin e Bashkimit Evropian.
Merz veçoi vetëm Malin e Zi si të vetmin vend të rajonit që ka përmbushur pothuajse të gjitha kriteret e Kopenhagës dhe që duhet të anëtarësohet në BE brenda kësaj dekade. “Mali i Zi është gati të anëtarësohet. Ai i ka përmbushur pothuajse të gjitha kërkesat. BE duhet të mbajë fjalën dhe Mali i Zi nuk duhet të presë më”, u shpreh prerazi kreu i qeverisë gjermane, duke refuzuar mbajtjen peng të Podgoricës nga ecuria e vendeve të tjera kandidate.
Emri i Shqipërisë mungoi tërësisht.
Deklarata e Kancelarit gjerman krijon një përplasje të hapur me premtimin qendror politik të kryeministrit Edi Rama, i cili prej kohësh përsërit me bindje se Shqipëria do të jetë anëtare brenda vitit 2030.
Pse po tregon Gjermania këtë ftohtësi të prerë ndaj Tiranës? Në prapaskenat diplomatike, ky distancim nuk lindi në Dublin. Ka një krisje sistematike që po thellohet prej muajsh.
Gjermania ka qenë historikisht një nga kritikët më të ashpër e pa kompromis sa i përket mbrojtjes politike që Rama i siguroi zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Mburoja politike ndaj saj ka rënë në sy të partnerëve gjermanë si një minim i drejtpërdrejtë i pavarësisë së drejtësisë së re.
Për më tepër, sinjalet e arritura nga burime informative flasin për dosje përgjimesh ku figuron vetë kryeministri Rama, materiale këto të sjella përmes kanaleve të partnerëve gjermanë në zyrat e SPAK-ut.
Kjo shpjegon edhe batutat thumbuese brenda vetë gjirit të së majtës. Pak kohë më parë, një prej figurave më ikonike të Partisë Socialiste e ironizoi situatën duke deklaruar publikisht se “Rama bën mirë të nisë të mësojë gjermanisht”.
Me shumë gjasa qëndrimi i Merz nga Dublini është një faturë e prerë për Tiranën.
Ajo përfshin edhe shpërfilljen, stigmatizimin e protestave të fundit dhe kalimin e vendimeve në mënyrë të njëanshme. Kjo qasje kundër parimeve bazë të BE-së për transparencën, gjithëpërfshirjen dhe mbrojtjen e mjedisit, e ka bindur Gjermaninë se prapa retorikës evropiane të Tiranës fshihet një qeverisje që funksionon me dyfytyrësinë dhe rregullat e faktit të kryer.
DITA

Ky milet akoma nuk e ka kuptuar se premtimet e kriekaqolit tone per antaresim ne BE jane si puna e bathëve te priftit.
E di Ramiu qe po dha doreheqjen do arrwsrohet. Ndaj bën si qen.
Sic mban peng opoziten Sala nga frika arrestimit ashtu ben dhe ky me qeverisjen
Malizi eshte vend me tradite dhe kulture evropiane, sigurisht qe do futet ne BE.
Albanistani eshte thjesht nje vend oriental me pak plazhe qe ndodhet afer evropes.
Boll ti o krriç
Tjeter eshte argumenti ketu na cave menderen me budallaliqet e tua
Ku e shef traditën e MZ more injorantë ato pak qyteza bregdeti kan qenë të menaxhuara nga banorë kroatë popullata tjetër 70% shqiptarë të sllavizuar të tri feve kurse serbo malazezët banorë të maleve
Shqipëria u fut në sferë tjetër ndikimi në atë USA-IZRAEL këtë e kan dashur dhe lypsur vet shqiptarët biles është shkua deri në extrem të pa dëgjuar që as nga muxhahedinët e Manzës për vendin e tyre si Elez biberoviq dhe cuba të tjerë të bajnë thirrje direkte dhe publike qeverive të USA që Shqipëria dhe shqiptarët të sulmohen ushtarakishtë me dy bythë nuk ka
O debil po Mali i zi eshte shteti me Shovinist dhe me rracist ne Evrope por kur ju tregon dhenbet Evropianeve te duan me shume dhe po te jesh servil si ty te dhjesin ne koke
Edhe lali fikut keshtu ia ben
Protesta per doreheqje
Nuk degjoi
Erdhi ajo qe erdhi
E di Ram mavriu ku i pikon çatia
Vetem se stregon 🙂
Nuk triblohet Gjermania me rushfete Shqiprie.Edi Rama luan ne Politiken e Jashtme me manovra Stambolli,Jo me kete Stambollin e sotem,por ate 200 vjet me pare.I japim Serbise Nishin,Toplicen,Sanxhakun,Malit te Zi Ulqin e Tivar,Plav e Guci dhe jemi rehat me Rusin,Nuk na vjen me 200 mije ushtare ne Stamboll.Ky eshte edi Rama,.Fal Sazan e Zvernec dhe eshte ne rregull me Ameriken,Fal detin dhe associacionin e komunave greke dhe eshte ne rregull me Grekun.Fal 1 miljon meter katror,ne Vlore ,50 miljon tunelit Turkut eshte ne rregull me Erdoganin,Italise Melonit Gjadrin Shengjinin,,
Nuk ka pse te kete Buxhet Mbrojtje Edi Rama.
Skenari Gruevski
Me siguri e ka dbe Rama nje vend per planin B
Shqiperia eshte nje vend evropian dhe duhej te ishte integruar vite me pare;por,paaftesia e politikaneve,ne kombinim me mosrealizimin e qellimshem te reformave per te permbushur dhe formalisht kushtet e anetaresimit,na kane penguar.Nuk duhej te na e thoshte Gjermania se nje ish-zevendeskryeministre nuk mund te mbrohet nga kuvendi,kur akuzohet per korrupsion;kjo nenkuptohet.Asnje politikan,kushdo qofte ai,nuk ka te drejte te mbaje peng vendin dhe ta lidhe me nevojat e tij,sepse vendi i perket njerezve dhe nevojave te tyre,eshte shume me i madh nga cdo individ dhe,duhet te ece perpara
Rama eshte fryr shume me pompen e vet! Nuk ja ka njeri fajin.Tani eshte koha e shfryejes! Nuk mundet nje njeri I vetem te perballoje presionet e brendeshme, te keq qeverisjes ! Qeveria e Rames eshte Piramid
Ka qene nje vizite ne Gjermani ne vitin 2018 dhe nje takim me z. Merkel kur ate kohe Edi Rama beri nje sulm te paprecedente kunder z. Gunther Krichbaum sot Minister Shteti per Europen nen Ministrin e Jashtem gjerman Johann Wadephul.
Per te zbutur tonet e atij sulmi vazhduar dhe ne Tirane nga fletushka e Mero Bazes, Edi Rama ben nje ftese ndaj grupit parlamentar te CDU-se per nje darke ne nje nder lokalet kineze me te shtrenjta te Berlinit quajtur “China Club”.
Dhe pergjigja nuk vonoi gjate, kur u mor vesh skandali diplomatik i Edi Rames ne qarqet e larta te Bundestagut.
Kryetari i asaj kohe i grupit parlamentar te CDU-se i “rrepti” Volker Kauder urdheroi grupin e tij te mos i pergjigjeshin fteses se Rames, keshtu qe mbeti Edi Rama dhe Taulant Balla si peshku pa uje ne ate skandal diplomatik.
Sot nuk eshte me Volker Kauder, nuk eshte me as Wolfgang Schäuble dhe te tjere qe nuk behej shaka, por jane disa qe kane mbetur nga grupi i tyre nje nga ata eshte dhe Gunther Krichbaum qe u pergojua ne ate kohe nga kryeministri Edi Rama i cili nuk ka detyre te paket ne raport me hyrjen ne BE te Shqiperise, duke patur gjate gjithe kohes marredhenie teper te mira me ministrin Wadephul qe kane udhehequr per nje kohe te gjate komisionin e jashtem te Bundestagut gjerman.
Pra, Edi Rama ka lene nje shenje jo te mire tek ata politikane per te mos zene ne goje raportet e agjencive qe kalojne neper duar mbi drogen dhe korrupsionin masiv ne qeveri dhe prane saj. Pra politika gjermane eshte e mireinformuar mbi ate qe ndodh ne Shqiperi dhe ne qeverine e Rames dhe rrjedhojat do te jene te logjikshme.
P.S. ne bishtin e avjonit te kapur ne France mu duk se ai udhetonte nen flamurin e Gjermanise!!!!! Nuk e di qofsha gabuar. Eshte i vertete ky fakt? Se ketu loja duket se zgjerohet disi.
Pershendetje
Po pas Rames ?
U kenaqte krejte krejte duke sha Ramen se ne te vertete ju shani Ramen nga mengjezi deri ne darke doni te shani Shqiprine po fshiheni mbas Rames
Ishte flamuri Sllovenise.Rama eshte korruptuesi n-1 i Evropes dhe Amerikes.Rama vjedh popullin shqiptar,pasurite e Shqiperise,per te korruptuar Boten.Ne keto momente SHBA,Gjermania,BE,duhet ti bashkohen popullit shqiptar per te ckulur kete oktapodh helmues,qe i ka mberthyer tentakulat jo vetem Shqiperise por gjithe Botes Demokratike.
Po pas Rames ?
Sigurisht qe pas E.Rames , nuk ka alternative tjeter ,
pervec cubit mbas ferre bajraktar i Vicidolit ,
UDB-shi ,Sali Vuk Karaxhic , qe keta nuk e thone !