Nga Artan Duka
Botuar në DITA
Në fshat ra sëmundja e bagëtive e kur i mënçuri i fshatit u thotë të mos hanin mish se mund të çmënden, miku i vet e fton të bashkohet me të tjerët ndryshe, po u marrosën të gjithë, do t’a merrnin atë për budallanë e fshatit!
Telenovela me dy aktorë
Pas viteve 90 u trumbetuar se shumë gjëra do të bëheshin krejt ndryshe nga më parë. Mbi të gjitha pushteti e politika do të vareshin drejtpërsëdrejti nga vullneti i votuesit dhe emrat atje “lart” do të shkonin e vinin shpesh. Jo vetëm që nuk ndodhi por tashmë shitet si normalitet!
Në kushte normale do të ishte një bonus për opozitën të kishte përballë një kundërshtar që ka qeverisur gjatë sa kohë opozita vetë ka lënë pas të shkuarën që nuk zihet me gojë. Rama ka mbi një dekadë kryeministër, pa llogaritur kohën si ministër apo kryebashkiak deri edhe si kryeopozitar dikur. Koha bën të vetën dhe pavarësisht bilancit të qeverisjes, duhet ndryshim edhe atje “lart”, ndryshe bëhesh bozë!
Demokracia nuk ka nevojë për shëmbujsh “zeusi” të përjetshëm në politikë e qeverisje me “amin” nga poshtë, sado punambarë qofshin ata, për më tepër kur pas 2008 janë atje jo me “votë-për-kokë” (ligj mazhoritar) por me lista të mbyllura që nëpërkëmbin përfaqësimin real. Në këtë “shah” pafund politik ku shkojnë e vijnë “ushtarët” lumë, vetëm “mbreti” e oborri i tyre mbetet po ai dhe këtu ka ndikimin e tij si kodi zgjedhor ashtu edhe perëndimi vetë.
Bumerang demokratik
Kjo bajatisje e politikës mjerisht është bumerang për normalitetin demokratik. Ajo nxit vetëkënaqësi e snobizëm në politikë, karshillëk ndaj ligjit ushqyer nga “parzmorja” e imunitetit politik e strukja pas mandatit parlamentar, kuturisje pa galje individuale në shpërdorim sipas qasjes “shih shoqi-shoqin e piqu” e deri abuzime me alibinë “kolegjiale” me ligje që hartohen me përfituesin në mëndje (njëlloj si një bandë që grabit bankën të shpallet e pafajshme se vjedhja u krye në …grup!) etj zullume pafund që nuk ka SPAK që ia del.
E gjitha kjo me pasoja drastike në besimin e qytetarit tek sistemi demokratik duke filluar nga vlera e votës, institucionet publike, fjala e premtimi i politikanit, shërbimet publike e ato të sigurisë, vetë sistemi i drejtësisë dhe deri Perëndimi që nuk bëzan por i kanaqeps!
Afërmëndsh, përballë këtij zullumi pa fre, qytetari e humbet dhe të vetmet rrugë për të çarë mbeten ose bërja njësh me këtë sistem antivlerash duke iu bashkuar korit e mbajtur ison e korrupsionit teksa lëvdon rrobat e mbretit lakuriq, ose një jetë dinjitoze por modeste duke vuajtur mbase edhe namin e “budallait” të fshatit, ose ikja nga sytë këmbët jashtë!
Kjo bajatisje e politikës nga tjetër është bumerang për vetë politikën. Karriket atje “lart” kur kapen nuk lëshohen më ndaj edhe i riu ambicioz e di kufirin e vet dhe kjo nxit në mos apati e tërheqje, servilizëm dhe klonim të politikanit në shërbim të statukuosë që mbyt evolucionin në politikë.
Kusuret kanë rradhë
Sot mjerisht fati i qytetarit lidhet me oreksin e vullnetin e individëve atje “lart” ndërkohë që ai duhet të garantohet nga sistemi e fryma që krijon ai që mundëson më pas që karrikja “lart” dhe jo ai që kacavirret e ulet atje, të sigurojnë normalitet demokratik dhe shanse të barabarta për të gjithë.
Rama ka tejkaluar çdo afat në karriken ku ulet sot. PS duhet të futet në zgjedhjet e rradhës me drejtues të ri. Ikja e Ramës nuk ka pse të shihet si obobo nga askush në atë parti ndryshe vaj halli për të. Nuk është individi që e bën të madhe e fituese një parti por e kundërta dhe shëmbulli i një liberali antikomunist me pardesy të bardhë në vitet 90 që mundi të bëjë “karierë” tek një parti që e anatemonte më parë, aq sa sot të reklamohet nga “dishepujt” e tij si simbol i saj, flet vetë.
Me apo pa Ramën, PS mbetet ku e ku ndaj opozitës përballë dhe fitorja nuk vihet në dyshim. Opozita kryesore (Rithemelimi) sot është gjithshka përveçse grishje për të ardhmen. Shumë gjëra mbase thuhen drejt por nisur se nga kush i thotë, asgjë nuk merret më e mirëqënë sepse mbeten po ata të pabesueshëm të pashpresë.
Opozita është po ai ekip e po ajo frymë e dikurshme berishiste që identifikohet me trashëgiminë më tragjike gjatë tranzicionit famëkeq. Ishin ata që e prurën Ramën me votë plebishitare në pushtet e sa kohë gëlojnë në politikë e duan të “nusërojnë” për së treti, mbeten “zile” kujtese përse Rama e PS duhet të mbeten në pushtet. Qeverisja Rama ka kusure plot por edhe kusuret kanë rradhë!
Ndërkohë vetë Rama, nëse vërtet beson se ka krijuar një sistem që “ecën” vetë e nxjerr vetvetiu drejtues të aftë, nuk ka pse të ngulmojë më me protagonizmin e tij. Binomi “hero-antihero” që vetëm tensionon e cënon kohezionin social, nuk shkon më me trumbetimin e demokracisë si sistem që e gjen vetvetiu shtegun e saj.
Ikje që të fut në histori
Kodi zgjedhor aktual dhe sjellja, miratimi e bashkëpunimi i perëndimit me politikën që vijon të mbetet e individualizuar prej viteve 90, nuk flasin për besim tek urtësia e votuesit. Arsyet e vegjetizmit politik mund të jenë të ndryshme. Nga mundësia për të abuzuar dhe mbrojtur prej akuzave për abuzim, nga “pezullia” që garanton reformat për të cilat edhe perëndimi ka interes (psh. ajo në drejtësi, integrimi në BE etj) apo garantimit të gjeopolitikave të caktuara që i shkon për shtat politikave globale dhe realizohen me zell prej qeverive “kone” ndaj tij, nga ndikimet e gjeopolitikave historike në rajon etj arsye e rrethana që me sa duket, edhe për vetë perëndimin, peshojnë më shumë se fati i normalitetit demokratik e atij qytetar. Ndaj, s’do mënd, që me Berishën nëpërkëmb, basti i perëndimit mbetet ende me Ramën dhe për ndryshimet në ligjin e kodin zgjedhor mesa duket i biem murit me kokë!
I vetmi që ia del Ramës është Rama. Të bëjë dinjitozen e vërë një kapak të respektuar karrierës së tij pushtetare duke u dorëhequr fisnikërisht dhe dhënë lajmin se askush nuk është i rënë nga qielli dhe kushdo që punon dhe beson tek vetja e sistemi mund të ulet atje “lart” pa pritje të pafund “komete” për një shans në politikë. Me zor nuk të mban njeri dhe iket edhe kur të thonë puna e mbarë. Veç shton pikë kur kujtohesh më pas. Sa për fatet e punëve e demokracisë, jeta vazhdon!
Rama nuk ve.
kur u bene ato iniciativat:Do shkojme te punojme dhe jetojme ne fshatin socialist,,U mblodh organizata rinise klases punetore te Ndermarrjes dhe kujt i ra llotaria keqe te shkoje 1 vit ne fshat,nuk u ndie se kishte edhe Spac.
Nje cope katundar nga Cermenika,me mbiemer Kalia tha:-Une nuk ve! Te gjithe kthyen koken.Sekretari Organizates baze,Shefja Kuadrit shoqja Hajrie u xhindosen:-Kush je ti mor qe nuk ve?Partia te shtyp si morr!atje ne fshatin nga ke ardhur,do shkosh.Une nuk ve-thoshte Kalia,.
Dhe nuk vajti verte,Organizata dhe shefja kuadrit i rruajten trapin,,se Kalia kishte mbajtur shokun Enver gjate Luftes.
Edhe Rama,or ti shoq-NUK VE.
Nuk jep doreheqjen.
Ka nje mik te forte,por nuk e tregon.
QI o breshke QI se te ka ardhur ‘Dita’!?
Para se te maresh penen e shkruash
Duhet te dish disa gjeta o ‘NJERI’!
Te luftosh me realitetin
Perbene vetem e vetem IDJOTESI.
Duka me emrin e shkurtuar Tani
Perrallis sikur ketu te kish DEMOKRACI
Nderkohe qe edhe gAmoret e PeQInit
E dine qe 33 vjet jemi pa’ shtet,PEREnI
Edhe gAmoret e PeQInit,e dine
Qe Parlamenti eshte e SAlIANJIT
Stalle majmerije,station nderzomi
ShQIpove u Kan hedhur trut’e e HAJVANIT
Edhe gAmoret e PeQInit e dine
Qe ky vendks 33 vjet KOLONI
Tashme duket se eshte abbandonare
Si prostitute padhembe,askush se QI
Sa pernje fare psiko me emrin EDvin
As te jape dorheqjen nuk DI
Spese nuk erdhi vete nekrye te a tishtetit
E Ka sjelle agjenturat France-SERBI
Jane agjenturat ne kete vend bordello
Qe luajne si luanmacname MI
Ndersa sKiptaret trajtohen si ‘kokPalare
Duke luajtur ‘Nuse dajash’EDvin- SALI
Normalisht fati i Rames (megjithese fitues I padiskutueshem) eshte i lidhur ngushte me te Berishes, i cili ndodhet ne arrest, por kandidat per te na qeverrisur…
Rama duhet te largohet nga politika kur te vdes Berisha, ose te denohet me vendim te formed se prere dhe votuesi te sigurohet se opozita nuk do jete me vegel e Zenit dhe Argites.
Deri atehere do na duhet te presim gjate.
Rrogat administratës dhe deputetëve i bëri si deshi qeveria, por për pensionistët nuk ka asnjë impenjim, kujt ja la për detyrë? Në cilin vend kotribuan këta qytetarë(pencionistë)? Le të hedhi sytë nga europa edhe për pensionistët qeveria jonë “. e nderuar”. Europianët(pensionistë) mbasi dalin në pension shëtisin si turistë nëpër botë, ndërsa tek i drejtohen qendrave të të moshuarve(për ngënien e një vakti). Sa keq po shkojnë këto punë! Pensionistët nuk janë për t’u mëshiruar, por duhen vlerësuar për kontributin e tyre. Turp për shtetin, për qëndrimin që mban ndaj këtij kontingjenti qytetarësh!
u pelqen vetja, edhe I huaji do puthadore e u hedh si koneve ndonje brinje per tu lepire, bylykbashi thote ta bejme voten te … detyrueshme qe plehrat me listat e krietareve te plaken ne parlament, kjo ishte dhjerokracia qe na mohoi xhaxhi! zbatim ligji me vete per te varferin e me vete per palacot lart?
epo kjo pune, per ate qe flet per thenien e Bylykbashit ke shume te drejte por nuk mendoj te kete qene vendim i PD-es ,kurse per ate qe thua se i huaji do puthadore dhe u hedh ndonje brinje per tu lepir sepse ata jo brinje , as viçin por kane marre gjithe kopene dhe ne populli qe “jemi padronet e tyre ” na kane lene te lepijme briret.
Artan Duka,.Kur ka lindur zoteria juaj?
Ke lindur te hene dhe u bere Burre te enjte?
Po shikon qe prodhimi yt po kalbet dhe pa tjeter do te duhet ta hedhesh ne plehera.
Mos kerkon ndonje dekorate per kete?
Si parim Ju, Artan, kini shume te drejte.
Sepse partia s’mund te barazohet me indivisible, sado I zoti dhe I vecante te jete ai ne te gjitha drejtimet. Ka nje kufi,mendor edhe fizik qe I jep mundesine te drejtoje dhe te jete shtyse e forte per partine e tij.
Por ne praktiken e derimesotme, eshte shume e veshtire qe teoria te zere vend sepse :
Njerezit e moren partine vetem per pushtet dhe pushtetin e moren per vete e familjen e tyre.
U hoqen nga nga fusha politike dhe ekonomike njerezit e afte ne menyren me feudale e barbare qe te mos ngrinin koke me!
U beme preh e metode haxhiqamiliste e cila, me qellim, mbuloi jeten shqiptare me anarkizem shembullor per te mbytur cdo parti te re apo individ te ri qe mund te mendoje ndryshe.
Nga nje parti qe prishi e derrmoi gjithcka pozitive, kemi nje parti qe s’mund te krahasohet me pd.
Po. Punon.
Ka te meta? Plot!
Por ka edhe te mira! E ngriti Shqiperine mbi germadha.
Ashtu, me te meta, por po e njeh bota, vjen ta njohe, vjen per turizem dhe kenaqet.A fitojme nga turizmi? Tani pak por me vone me shume
A shihni ju tani nje force apo njeri Tia coje perpara kete hap? Keta dalin kur te piqen kushtet te cilat, kur ti njohe kam bindjen qe vete Edi Rama , do u hape rrugen !
Mund te flitet e flitet pa mbarim per te keqiat qe rrjedhin nga nje individ qe rri gjate ne pushtet , por ne jemi ne kushtet : Ose Edi Ramen K/Minister , ose banditet e kriminelet e te gjitha partive qe nuk shqiten nga politika e mbrapshte qe pertej tre dekadave . Bejeni mendjen top : Populli e ka votuar dhe do ta votoje Edi Ramwen pa asnje hezitim , per aq kohe sa alternativa tjeter e vetme jane kermat e inkriminuara deri ne palce , bashke me hordhite qe iu lepijne jarget atyre . Diten qe do te pastrohet politika nga plehrat e neveriteshme , lind e drejta per te kerkuar nje drejtues te ri , me te mencur e me te afte per drejtimin e ketij vendi . TE TJERAT JANE VETEM PROPOGANDE , HILE E PABESI QE I BEN KETIJ POPULLI , NDAJ TE CILEVE KA HUMBUR TERESISHT BESIMI .
Mund te flitet e flitet pa mbarim per te keqiat qe rrjedhin nga nje individ qe rri gjate ne pushtet , por ne jemi ne kushtet : Ose Edi Ramen K/Minister , ose banditet e kriminelet e te gjitha partive qe nuk shqiten nga politika e mbrapshte qe pertej tre dekadave . Bejeni mendjen top : Populli e ka votuar dhe do ta votoje Edi Ramwen pa asnje hezitim , per aq kohe sa alternativa tjeter e vetme jane kermat e inkriminuara deri ne palce , bashke me hordhite qe iu lepijne jarget atyre . Diten qe do te pastrohet politika nga plehrat e neveriteshme , lind e drejta per te kerkuar nje drejtues te ri , me te mencur e me te afte per drejtimin e ketij vendi . TE TJERAT JANE VETEM PROPOGANDE , HILE E PABESI QE I BEN POLITIKA KETIJ POPULLI , NDAJ TE CILEVE KA HUMBUR TERESISHT BESIMI .
Ti i paske vene megjithmend gishtin kokes dhe qenke menduar aq shume por ne fund e gjete zgjidhjen ! Tamam si ne kohen e Enverit. Edhe ai ndenji gjate se skish kush e zevendesonte. Te na rruaç sa me gjate ti bashke me Edin.
Ju qe me durim pritet 47 vjet,
sa te vinte Socializme-flama
…duroni dhe 47 te tjera,
sa te Rilinde ky Rama…