Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Të rinjtë e Këshillit Mjedisor dhe ‘Friedrich Ebert’ prezantojnë ‘Tirana Green 2030’
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Të rinjtë e Këshillit Mjedisor dhe ‘Friedrich Ebert’ prezantojnë ‘Tirana Green 2030’
Aktualitet

Të rinjtë e Këshillit Mjedisor dhe ‘Friedrich Ebert’ prezantojnë ‘Tirana Green 2030’

Published: August 31, 2023
Shpërndaje

Këshilli Mjedisor Tiranë, në bashkëpunim me Fondacionin Friedrich Ebert, organizojnë për herë të parë “Tirana Green 2030”, një projekt që synon të fuqizojë pjesëmarrjen dhe dialogun midis të rinjve dhe qeverisjes vendore, me fokus politikat e mjedisit dhe të klimës. Në përfundim të punës së përbashkët për hartimin e këtij projekti, Drejtoresha e Fondacionit ‘Friedrich Ebert Tirana’, Stine Klapper, së bashku me të rinjtë e Këshillit Mjedisor, u takuan me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Kryebashkiaku i përgëzoi ata për nismën dhe u premtoi mbështetje në kauza që përmirësojnë cilësinë e jetës në kryeqytet. “Jam shumë krenar për ju dhe e vlerësoj jashtë mase që i keni dedikuar kohë këtij projekti. Kur shikoj që grupi i ka dedikuar një copë të jetës së tij një kauze të përbashkët, për një qytet më të jetueshëm, meriton respektin, mirënjohjen e përuljen time. Për të gjithë ata që thonë se në Shqipëri s’ka të rinj, se të gjithë jemi një kor i madh cinikësh, që gjejmë qimen tek syri i tjetrit dhe jo traun tek syri ynë, shembulli juaj tregon të kundërtën. Këtu ka të rinj që janë vërtetë profesionistë. Një pjesë madhe juaja, ende pa mbaruar Universitetin, tashmë janë angazhuar si profesionistë në kompani, apo organizata të caktuara, çka më mbush me shpresë,” u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se Tirana është një qytet dinamik, që mirëpret çdo projekt e çdo ide, sidomos kur ato vijnë nga të rinjtë, që e shohin kryeqytetin me perspektivën e një qyteti më të qëndrueshëm për të ardhmen e tyre. “Nuk ka rëndësi nëse vlera e produktit është si do kalojmë nga 1 milionë në 2 milionë pemë, nga 50 km korsi biçikletash në 60, 70 dhe 100 kilometra, apo nga një transport, që sot është diesel, në hibrid dhe më tej, nga hibrid në elektrik, – ajo që po punojmë me GIZ-in dhe KFW-në për ta bërë Tiranën me një lëvizshmëri më të madhe, – e vetmja gjë që ne nuk mund të bëjmë është të shtypim butonin ‘pause’. Ky është një qytet dinamik. Siç një pjesë e juaja keni ardhur nga qytete të tjera dhe keni krijuar familjen tuaj apo të paktën keni filluar karrierën tuaj në Tiranë, ky do jetë fati edhe i 16-17 vjeçarëve të këtij viti, që do bëhen 18 vitin tjetër. Qyteti është dinamik, jo diçka statike, që po pret aty si i ngrirë, kësisoj, asnjëherë nuk do mjaftojnë pemët, korsitë, as projektet e lëvizshmërisë,” vijoi më tej Veliaj.

- Publicitet -

Nga ana e saj, drejtoresha e Fondacionit ‘Friedrich Ebert’ Tirana, Stine Klapper u shpreh e lumtur për këtë bashkëpunim dhe mbështetjen që vjen nga Bashkia e Tiranës. “Për ne ky është një projekt shumë i rëndësishëm dhe jemi të lumtur që do të jemi pjesë, sepse unë mendoj se me këtë dokument ju keni, jo vetëm një koleksion të mirë idesh, por gjithashtu propozime konkrete që besojmë se do të krijojnë një Tiranë në 2030, që është shumë më e jetueshme dhe e qëndrueshme, diçka që duhet të punojmë së bashku,” u shpreh ajo.

Ata ndanë propozimet kryesore mbi çështjet mjedisore dhe të klimës, një dokument  motivues për të rinjtë për të inkurajuar ndërmarrjen e nismave mjedisore në qytetin e Tiranës, si dhe njohjen e rolit thelbësor të tyre në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ambasada e Izraelit në Portugali kërkon anulimin e koncertit të Kanye West
  • Tre anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Gjermani
  • Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Episodi që trazoi verën e BE-së
  • “Smart City” premton siguri në shkolla, por kush e garanton sigurinë nga kamerat?

Komentet e Fundit

  1. K R on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”
  2. xxx on Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
  3. demo on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. lato on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  5. Dashi on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?