Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ‘Të zgjerohemi me Ballkanin’, Scholz-Von der Leyen: Sistem mbrojtjeje për Evropën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > ‘Të zgjerohemi me Ballkanin’, Scholz-Von der Leyen: Sistem mbrojtjeje për Evropën
AktualitetBote

‘Të zgjerohemi me Ballkanin’, Scholz-Von der Leyen: Sistem mbrojtjeje për Evropën

Published: August 29, 2022
Shpërndaje

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar se BE ka nevojë për një seri reformash dhe të pranojë anëtarë të rinj, në mënyrë që të përballet me sfidat e fuqive rivale si Rusia dhe Kina.

Scholz ka theksuar se, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, BE duhet të ecë përpara në drejtimin e vendimmarrjeve m e mazhorancë dhe jo me rregullin e unanimitetit. Kjo, sipas tij, do të mundësojë zgjerimin e ardhshëm të Unionit në 30 ose 36 vende.

“Po mbroj ekspansionin e BE-së për të përfshirë shtetet e Ballkanit perëndimor, Ukrainën, Moldavinë dhe në të ardhmen Gjeorgjinë”, tha kancelari i Gjermanisë.

- Publicitet -

Scholz tha gjithashtu se mbështet edhe zgjerimin e zonës Schengen në Kroaci, Rumani dhe Bullgari. Ndërsa për të ruajtur paqen në kontinent, kancelari propozoi një sistem të ri mbrojtjeje për Evropën.

“Një sistem i përbashkët mbrojtjeje do të jetë jo vetëm më i lirë dhe më efikas sesa ata që do të ndërtojnë vendet në mënyrë individuale me shpenzimet e tyre. Ai do të sjellë përfitime për sigurinë e Evropës dhe do jetë një shembull i shkëlqyer i asaj kur flasim për të përforcuar shtyllën e sigurisë së Evropës, NATO-n”, u shpreh Scolz.

Edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen i bëri thirrje Evropës të ngrihet përballë sfidave që vijnë nga Rusia dhe Kina.

Duke folur në një forum në Slloveni, ajo tha se hapi i parë në këtë drejtim është dhënia fund e vartësisë nga karburantet ruse. Von der Leyen shtoi gjithashtu se projekti aktual i tregut energjetik është i vjetruar dhe duhet ndryshuar.

“Ai ishte projektuar për rrethana dhe qëllime të tjera. Tani ai nuk është më i përshtatshëm për qëllimin tonë. Për këtë arsye Komisioni po punon për një ndërhyrje emergjente dhe një reformim strukturor të tregut të energjisë”, theksoi Von der Leyen.

Ndërkohë, Këshilli Evropian njoftoi se do të mbajë një samit të jashtëzakonshëm të ministrave të Energjisë në fund të javës, për të diskutuar krizën energjetike në BE.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Analizë e projektligjit për krijimin e ASHP: Një mekanizëm që vendos të drejtën e pronës nën kontrollin absolut të Ekzekutivit
  • ​Zhvillimi i lundrimit turistik në Shqipëri, Dorian Mersini në Ship2Shore: “Rritja kërkon kulturë më të fortë detare”
  • Shqipëria me 10 lojtarë humb mes polemikash në Finlandë
  • Qytete pa Qytetarë
  • Finlandë-Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare

Komentet e Fundit

  1. Ottousa on Qytete pa Qytetarë
  2. Uber on Qytete pa Qytetarë
  3. .... on Shfaqet në videot intime, reagon Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem
  4. .... on Shfaqet në videot intime, reagon Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem
  5. Buda on Qytete pa Qytetarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?