Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Teknologjia e vjedhjes së makinave luksoze nëpërmjet hakimit vjen edhe në Shqipëri, ja kush është grabitësi i “Range” në Rinas
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Teknologjia e vjedhjes së makinave luksoze nëpërmjet hakimit vjen edhe në Shqipëri, ja kush është grabitësi i “Range” në Rinas
AktualitetKronikeKryesoreKuriozitete

Teknologjia e vjedhjes së makinave luksoze nëpërmjet hakimit vjen edhe në Shqipëri, ja kush është grabitësi i “Range” në Rinas

Published: June 14, 2023
Shpërndaje

Ky që shihni në këtë foto është Bledi Haka, 42 vjeç, person me precedent penalë. Pak ditë më parë, ai hyri brenda rrethimit të aeroportit të Rinasit dhe u drejtua tek parkingu me mision vjedhjen e një makine. I riu, që mban në krah një çantë marsup futet në parking dhe pikas një automjet “Range Rover” në pronësi të një biznesmeni nga Elbasani, i cili ishte larguar jashtë vendit.

Autori arrin të çajë pjesën e çelësit të makinës dhe futet brenda. Burime pranë policisë thanë se 42-vjeçari ndezi makinën dhe u largua, por u kujdes që të ndezë një pajisje bllokues GPS-i, e cila e bëri të vështirë gjurmimin e policisë.

Makina u gjet më vonë pas vëzhgimit të kamerave të sigurisë, në të gjithë itinerarin që kishte kryer hajduti, i cili e parkoi në garazhin e një pallati në zonën e Astirit. Hetuesit dyshojnë se makina do të përdorej në vijim nga Haka për ngjarje kriminale.

- Publicitet -

Atë ditë u shpall në kërkim pronari i garazhit Ernis Morinaj, i cili dyshohet bashkëpunëtor, por policia ende nuk ka arritur ta lokalizojë. Ai dhe Bledi Haka nuk rezultojnë të kenë dalë jashtë territorit të Shqipërisë, referuar sistemit TIMS. Burime të policisë bëjnë me dije se javët e fundit rezultojnë të vjedhura edhe dy makina të tjera “Range Rover” në territorin e Komisariatit të Vorës. Bledi Haka rezulton me precedent të theksuar kriminalë të mëparshëm.

Në maj ai 2020 u arrestua bashkë me një person tjetër pasi policia i gjeti armë me vete. Një vit më herët në 2019-ën iu gjetën armë dhe para në makinë, ndërsa në 2012-ën Bledi Haka mbeti i plagosur në ambientet e një lokali në Tiranë, pas një sherri masiv mes disa personave për shkak të një borxhi bastesh.

Përdorimi i makinave të vjedhura në ngjarje kriminale është kthyer në një fenomen shqetësues pasi në shumicën e rasteve vonon zbardhjen e ngjarjeve kriminale por shpesh pamundëson edhe zbulimin e tyre.

Gazeta “Dita” ka publikuar disa artikuj në lidhje me teknikat e vjedhjes së makinave nëpërmjet rrjetit elektronik dhe hakimit. Dy mes tyre të kthyera në trend në Europë dhe Amerikë ishin hapja e makinës nëpërmjet një pajisje USB e posaçme apo GPS duke e lidhur me sistemin elektronik të mjetit nga fenerat apo dera dhe tjetra nëpërmjet telefonave të vjetër celular si “Nokia”, modeli 33-10, duke e lidhur me çelsin e kuadrit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tragjedi e rëndë në Spanjë, raportohen dhjetëra të vdekur pas përplasjes së dy trenave
  • Çfarë tregojnë sondazhet për zgjedhjet e 3 nëntorit në SHBA?
  • Ekspertët kërkojnë mbikëqyrjen e sjelljes së Policisë gjatë protestave
  • Mister mbi vendndodhjen e Flávio Bolsonaros pas humbjes së zgjedhjeve në Brazil
  • Arrestohet në Deçan i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt

Komentet e Fundit

  1. Minushja on Do gjykohet e lirë, Balluku thirret në SPAK me avokatin për mbylljen e fazës së hetimit
  2. Otto on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  3. chp on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës
  4. Shkodrani on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  5. anti25642654censurë on Kush fitoi në Izrael: Sistemi i tyre zgjedhor nuk lë mundësi për të shpallur fitues të qartë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?