Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Telashe të reja ligjore për ish-presidentin Trump
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Telashe të reja ligjore për ish-presidentin Trump
AktualitetBote

Telashe të reja ligjore për ish-presidentin Trump

Published: August 14, 2023
Shpërndaje

Një prokurore në Xhorxhia pritet që këtë javë të paraqesë para një jurie të madhe, rastin e saj kundër ish Presidentit Donald Trump.

Megjithë masat e rrepta të sigurisë, disa zyrtarë shprehen të shqetësuar se një akuzë e katërt e mundshme kundër zotit Trump për ndërhyrje në zgjedhje, mund të pasohet me dhunë.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias përgatiti materialin në vazhdim.

- Publicitet -

Masat e sigurisë janë shtuar në Bashkinë e Fultonit në Xhorxhia, para ngritjes së një aktakuze të katërt të mundshme kundër ish Presidentit Donald Trump.

Gjatë kësaj jave, prokurorja Fani Willis pritet të paraqesë argumentet e saj para një jurie të madhe.

Hetimet janë përqëndruar në dyshimet se zoti Trump ka ushtruar trysni ndaj zyrtarëve elektoralë të shtetit të Xhorxhias, për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 dhe se është përfshirë në komplot për të përdorur elektorë të rremë.

Ai foli në emisionin “Këtë Javë” të rrjetit ABC. “Ne i numëruam fletëvotimet tre herë. Ai e humbi Xhorxhian, por vazhdon të thotë se nuk e humbi. Thjesht po krijon tension dhe kaos”, thotë zoti Sterling.

Ai u pyet nëse kritikat e forta publike të zotit Trump ndaj prokurores Willis, mund të nxisin dhunë. “Nuk besoj se do ketë një grup komplotistësh të bashkuar. Por mund të ketë ndonjë një individ të paqëndrueshëm mendërisht, që do të radikalizohet në këtë proces”, thotë ai.

Nëse ish presidenti paditet në Xhorxhia, votuesit duhet të vlerësojnë me kujdes premtimet e zotit Trump si kandidat në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, thotë kandidati tjetër republikan për president, Chris Christie, në rrjetin ABC.

“Unë mendoj se votuesit republikanë duhet të analizojnë nëse ai, i akuzuar në katër raste të ndryshme dhe duke pasur parasysh sjellen e tij, është dikush që mund të fitojë ndaj Joe Bidenit, ose ndonjë demokrat itjetër në nëntor të vitit 2024”, thotë zoti Christie.

Vetë Presidenti Joe Biden është nën hetime për lidhur me disa dokumente sekrete që iu gjetën në shtëpinë e tij dhe që nuk duhej t’i kishte aty.

Ndpërkohë javën e kaluar u emërua një prokuror i posaçëm për të hetuar në mënyrë të pavarur marrëdhëniet biznesore jashtë vendit të djalit të presidentit, Hunter Bidenit. Ligjvënësi demokrat, Jamie Raskin komentoi rastin në rrjetin ABC.

“Është e qartë se ky djalë ishte i vrarur nga droga dhe se bëri shumë gjëra të paligjshme dhe të gabuara. Ne kemi thënë që ta lëmë sistemin e drejtësisë të bëj punën e vet”, thotë zoti Raskin.

Pas zbulimit të marrëveshjes së Departamentit të Drejtësisë me Hunter Bidenin, ku ky do të pranonte fajësinë për shmangie të taksave dhe armëmbajtje pa leje, e cila dështoi, pasi nuk u pranua nga gjykatësi, sipas prokurorëve, mundësitë që çështja kundër djalit të presidentit të shkojë në gjyq, janë shumë më të larta.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • REL: Të ikë Rama, po kush të vijë? Si përgjigjen vetë studentët
  • Digjen ambjentet e medias Dritare TV, zjarri nisi nga tubat e aspirimit të restorantit
  • Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet më 25 nëntor në Bruksel
  • Sherr me thika në Has, plagosen tre adoleshentë, njëri në gjendje të rëndë
  • VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit

Komentet e Fundit

  1. Dajti on VIDEO: Rama publikon të kaluarën e disa personave të qëmtuar në protestat kundër tij
  2. K R on VIDEO: Rama publikon të kaluarën e disa personave të qëmtuar në protestat kundër tij
  3. Dajti on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  4. Phoenix on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  5. Mustafa Panajoti on Rama fton për dialog, ndërsa njerëzit pranë tij e shpallin të panegociueshme pikërisht çështjen për të cilën protestohet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?