Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Telebingo Shqiptare: Dy fitues në Tiranë dhe Durrës ndajnë çmimin prej 1,234,950 lekësh
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Telebingo Shqiptare: Dy fitues në Tiranë dhe Durrës ndajnë çmimin prej 1,234,950 lekësh
KryesoreTelebingo

Telebingo Shqiptare: Dy fitues në Tiranë dhe Durrës ndajnë çmimin prej 1,234,950 lekësh

Published: December 5, 2022
Shpërndaje

Nuk kanë të ndalur surprizat për lojtarët e Telebingo Shqiptare. Krahas biletës normale për shorteun e fundjavës, në të gjitha pikat e shitjes së biletave, prej ditës së enjte, gjendet edhe superbileta e shorteut festiv të ndërrimit të viteve. Si asnjëherë më parë, në këtë shorte festiv do të luhet për shumë superçmime, siç është: Bingo Milionere mbi 100 milionë lekë të vjetra, një apartament në kryeqytet, 3 “Rroga Telebingo”, 2 “Super Peta”, 2 fitues të “100 sekondave në Spar”, si dhe shumë çmime dhe dhurata të tjera speciale.

Të gjitha këto çmime (që do të fitohen me patjetër), do të mund t’i siguroni duke blerë një biletë të shorteut special. Por surpriza vijon më tej, pasi me të njëjtën biletë do të luhet dy herë, duke shtuar shanset për të qenë fitues. Telebingo Shqiptare bën me dije se me biletën speciale të fundvitit do të luhet për lojën telefonike të datës 25 dhjetor, si dhe shorteun e madh të datës 1 janar 2023, ku do të fitohet edhe bingo e madhe mbi 100 milionë lekë të vjetra.

Fituesit e shorteut të djeshëm

- Publicitet -

Me mijëra fitues i janë bashkuar edhe shorteut të ditës së djeshme, ku emocione të shumta kanë përcjellë edhe fituesit e shorteut special që u hodh për festat e “28-29 Nëntorit”, të cilët kanë marrë edhe çmimet e fituara.

Shpallja e fituesve ka nisur me lojën e “Ruletës së fatit” ku dhe janë shpërndarë mbi 4.4 milionë lekë (të vjetra). Në këtë lojë dje kanë luajtur, 10 fituesit e çmimit tradicional prej 20,000 të përzgjedhur në shorteun e datës 27 nëntor, ku: Mimoza ka fituar 28,000 lekë, Avniu 30,000 lekë, Admirandi 35,000 lekë, një tjetër fitues 30,000 lekë, Juliani 104,000 lekë, Luiza 28,000 lekë, Fatbardha 28,000 lekë, Vasillaqi 28,000 lekë, Lavdia  26,000 lekë, si dhe Bujari 104,000 lekë. Ndërkohë që edhe 10 fitues të tjerë të përzgjedhur dje, do të luajnë sërish me lojën e “Ruletës së fatit” në shorteun e radhës që do të hidhet të dielën e datës 11 dhjetor.

Më tej, nëpërmjet lojës telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, shumë lojtarë të përzgjedhur si fitues kanë tentuar të gjejnë se ku mund të fshiheshin çmimet më të preferuara, 3 “Rrogat Telebingo”, “Super peta”, etj. Myzejeni në kryeqytet ishte fituesja e parë që ka tentuar të gjejë se ku mund të fshiheshin këto çmime të mëdha, por me përzgjedhjen e bërë në fund të lojës, ajo ka siguruar shumën prej 85,000 lekësh. Sabija në Gjirokastër ka vijuar të luajë më tej, duke siguruar krahas shumës prej 40,000 lekësh, edhe të drejtën për të luajtur në lojën e “100 sekondave në SPAR”, kohë në të cilën do të mund të marrë të gjitha produktet e saj më të preferuara.

Më së miri fati i ka buzëqeshur edhe fitueses së radhës. Me zarfet e mbajtura në fund të lojës, Shpresa në Durrës ka siguruar shumën prej 105,000 lekësh. Ndërsa Sanija në Elbasan është shpallur fituese e 85,000 lekëve. Kujtimi në Pogradec ishte një tjetër fitues që ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 75,000 lekësh. Valbona është shpallur fituese e 60,000 lekëve. Një tjetër fitues i lojës telefonike ka siguruar po ashtu 70,000 lekë. Igli në Fier ishte fituesi i fundit i lojës telefonike që ka tentuar të gjejë zarfet e çmimeve të mëdha, por me përzgjedhjen e bërë ka siguruar 70,000 lekë.

Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,234,950 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës ndahet ndërmjet dy fituesve në Durrës dhe Tiranë. Secili prej këtyre fituesve do të marrë nga Telebingo Shqiptare shumën prej 617,475 lekësh.

Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Konkretisht në shorteun e ditës së djeshme janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 28733 lojtarë të tjerë, që sigurojnë nga Telebingo shumën 50 lekë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur edhe 819 lojtarë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 500 lekësh. Fitues të një bilete janë edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 3, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

Yllka Alushi ishte fituesja e çmimit të “Super Peta” të shpallur në shorteun e datës 27 nëntor, e cila pasi ka shfrytëzuar tre petat e saj të arta, ka siguruar shumën prej 1,2 milionë lekësh të vjetra. Ndërsa më fatlumja e këtij shorteu special të festave të nëntorit ishte Arta Duka nga Saranda, e cila gjatë ditës së djeshme ka nënshkruar edhe kontratën e marrjes së Rrogës Telebingo, ku për 12 muaj me rradhë do të marrë shumën prej 50,000 lekësh. Ndërsa Hygert Brija ishte fituesi i çmimit të madh të shorteut të festave të nëntorit, i cili ka marrë çekun prej afro 13 milionë lekësh.

Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: National sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?