Nuk dinë të ndalen milionat e fituara në lojën më popullore të fatit në vend Telebingo Shqiptare. Edhe në shorteun e ditës së djeshme, Telebingo ka shpërblyer me dhurata dhe çmime të mëdha me mijëra fitues në të gjitha qytetet e vendit, duke filluar me lojën telefonike me dhuratat dhe shumat e fshehura në zarfe, për të vijuar me lojën e “Ruletës së fatit”, shorteun e goglave për çmimin e madh të javës, etj.
Sikundër është bërë traditë tashmë, shpallja e fituesve ka nisur me lojën e “Ruletës së fatit”, ku miliona të tëra janë siguruar nga dhjetë fituesit e përzgjedhur në shorteun e datës “16 tetor”, të cilët kanë luajtur ndërmjet tyre për tëfituar dy çmimet e preferuara prej 1 milionë lekësh (të vjetra). Në ruletëne fatit, dje Elidonika siguruar 28,000 lekë, Fitrete 26,000 lekë, Emerida 30,000 lekë, Emine 27,000 lekë, Jorgo 105,000 lekë, Alfredi 26,000 lekë, Urimi 27,000 lekë, Donika 28,000 lekë, Juliana 105,000 lekë, si dhe një tjetër fitues ka siguruar po ashtu 28,000 lekë. Në këtë lojëjanë përzgjedhur edhe 10 fitues të tjerë, të cilët do të luajnë sërishnë shorteun e datës 30 tetor.
Të tjerë fitues i janë bashkuar Telebingos edhe në lojën telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fitues të parë të lojës telefonike Leonardin. Me mbajtjen e zarfeve më të preferuara, ai ka siguruar shumën prej 55,000 lekësh.
Dini në Peshkopiishte një tjetër fitues që ka tentuar të gjejë se në cilin prej zarfeve mund të fshiheshin “Rrogat Telebingo”, por me mbajtjen e zarfeve në fund të lojës, aika fituarshumën prej 120,000 lekësh. Ndërsa në vijim Dallëndyshja ka siguruar nga loja telefonike shumën prej 65,000 lekësh. Një tjetër fituese, kësaj here bëhet fjalë për Nexhmien, i është bashkuar lojës me çmimet e fshehura në zarfe, duke siguruar shumën prej 60,000 lekësh, teksa do të luajë edhe në lojën e “100 sekondave në supermarket”, kohë në të cilën do të mund të marrë të gjitha produktet e saj të preferuara.
Më së miri fati i ka buzëqeshur edhe fitueses së radhës. Kësaj here bëhet fjalë për Elidën, e cila ka siguruar nga loja telefonike shumën prej 100,000 lekësh. Më tej,një tjetër fituese ka siguruar shumën prej 65,000 lekëshnga Telebingo Shqiptare. Loja telefonike është ndalur mëpasnënjë tjetër qytet, ku Dino ka vijuar të luajë me zarfet, duke siguruar shumën prej 55,000 lekësh.Olgerti ishte fituesi i fundit i lojës telefonike që ka siguruar shumën prej 65,000 lekësh. Ndonëse 3 “Rrogat Telebingo”apo loja e “Super Peta” nuk janë fituar ditën e djeshme, ato do të jenë sërish në lojë të dielën e datës 30 tetor së bashku me shumëçmime të tjera.
Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,163,500 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës shkon në Korçë, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Nga hedhja e shortit të goglave janë përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë, përkatësisht të serisë së numrave me një linjë dhe dy linja. Janë shpallur si fitues të serisë me një linjë 11404 lojtarë, të cilët fitojnë nga Telebingo Shqiptare shumën prej 60 lekësh. Fatlumë janë edhe 105 fituesit e serisë së numrave me dy linja, ku secili prej tyre do të marrë nga Telebingo shumën prej 3690 lekësh. Gjithashtu, nga shorti i goglave janë shpallur si fitues të një bilete, edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 8 të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Lista e fituesve në Telebingo Shqiptare është zgjeruar edhe më tej, kur nëstudio është paraqitur edhe fituesi i çmimit të madh të javës së shkuar, i cili ka marrë çekun me mbi 9 milionë lekë të vjetra.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1.