Me mijëra fitues i janë bashkuar edhe gjatë ditës së djeshme lojës më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare. Kështu, mjafton të blini një biletë që kushton vetëm 200 lekë dhe mund të jeni ju një nga fituesit e 3 “Rrogave Telebingo”, çmimit të madh të javës prej dhjetëra miliona lekësh, lojës “Super Peta”, ku do të mund të siguroni deri në 15 milionë lekë (të vjetra), shumave të “Rrotës së Fatit”, si dhe shumë dhuratave dhe çmimeve të tjera që do të jepen nëpërmjet lojës telefonike.
Edhe dje shpallja e fituesve ka nisur me lojën e “Rrotës së Fatit”, nëpërmjet të cilës janë fituar mbi 4.7 milionë lekë të vjetra. Në këtë lojë kanë luajtur fituesit e përzgjedhur në shorteun e datës 28 maj. Konkretisht, Emirela ka marrë shumën prej 32,000 lekësh, Shahini 34,000 lekë, Nuria 35,000 lekë, Nazmia 36,000 lekë, Dushe 106,000 lekë, Lela 40,000 lekë, Lutfiu 27,000 lekë, Erisa 28,000 lekë, Hazbia 32,000 lekë, si dhe Aliu 105,000 lekë. Gjithashtu janë përzgjedhur edhe 10 fitues të tjerë të çmimit tradicional prej 20,000 lekësh, të cilët do të luajnë sërish në shortin e datës 11 qershor për të fituar dy çmimet e mëdha prej 100,000 lekësh, si dhe shumat e tjera surprizë të ruletës së fatit.
Në shorteun e ditës së djeshme kanë qenë të shumtë edhe fituesit e lojës telefonike që kanë tentuar të gjurmojnë zarfet me tre “Rrogat Telebingo”, lojën e “Super Peta’, si dhe shumat e tjera të mëdha. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur Verën si fituesen e parë e cila ka siguruar plot 95,000 lekë. Loja ka vijuar më pas në qytetin e Durrësit, duke shpallur Denisën si fituese të 50,000 lekëve. Fati i ka ecur më së miri fitueses së radhës. Kësaj here bëhet fjalë për Natashën në Elbasan , e cila ka siguruar plot 1 milionë lekë të vjetra. Gena në Tiranë ishte një tjetër fitues që ka siguruar nga loja telefonike shumën prej 60,000 lekësh. Tea në Vlorë ishte një tjetër fituese që ka siguruar nga loja me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe plot 1 milionë lekë të vjetra.
Fatmiri në Tiranë ka vijuar më tej të luajë me lojën telefonike, duke siguruar shumën prej 25,000 lekësh, si dhe një ndër çmimet më të preferuara siç është “Super Peta”, ku të dielën do të hedhë tre petat e arta, për të fituar nga 1, deri në 15 milionë lekë të vjetra.
Lista e fituesve është zgjeruar edhe më shumë me hedhjen e shortit të goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, i cili ka mbërritur në shifrën e 1,000,250 lekë. Seria e numrave të përzgjedhur e ka ndarë çmimin e madh ndërmjet dy fituesve në Elbasan dhe Gjirokastër, ku secili prej tyre do të marrë shumën e garantuar prej 500,125 lekësh.
Nga shorti i goglave janë përzgjedhur si fitues të serisë me një linjë 19334 lojtarë, ku secili prej tyre siguron nga kompania e Telebingos shumën prej 50 lekësh, ndërsa fitues të serisë me dy linja janë shpallur 424 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron 785 lekë. Fitues të një bilete janë edhe të gjithë ata lojtarë që kanë numrin 7 të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Mbi 8.5 milionë lekë të vjetra është çeku që ka marrë fituesi i çmimit të madh të javës së kaluar, Sandër Kuçi nga Puka.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/.


