Sa vjen e shtohet armata e fituesve në Telebingo Shqiptare. Edhe në këtë nëntor, loja më popullore e fatit në vend, do tëzhvillojënjë tjetër shorte special, kushtuar festave të“28-29 Nëntorit”. Ndonëse do të jetë një shorte special, ku do të fitohen shuma të mëdha, çmimi i biletës nuk do të ndryshojë.
Kështu, me të njëjtën biletë që kushton vetëm 200 lekë, ju do të mund të luani të dielën e datës 27 nëntor për superçmimet, siçështëçmimi i madh i javës prej dhjetëra miliona lekësh, ndërkohë që nëse lojtarët do të jenë me fat, do të mund të fitohen deri në4“Rroga Telebingo”, (teksa një prej tyre do të jepet mepatjetër). Pjesë e këtij shorteu special do të jetë edhe “Super Peta”, që po ashtu do të fitohet nga një lojtar, i cili duke shfrytëzuar tre petat e tij të arta do të mund tëçojë në shtëpi nga 1 deri në 15 milionë lekë të vjetra. Një tjetër çmim që do të fitohet është edhe ai i “100 sekondave në Spar”. Pjesë e lojës do të jenë edhe çmimet e “Ruletës së fatit”, si dhe shumë dhurata dhe çmime të tjera speciale. Ndaj nxitoni të bleni biletën tuaj të fatit, për të qenë ju një nga fatlumët e këtij shorteu special.
Fituesit e shorteut të djeshëm
Me mijëra lojtarëi janë bashkuar edhe gjatë ditës së djeshme lojës më popullore të fatit në vend, duke siguruar çmimet e lojës telefonike me zarfet, “Ruletës së fatit”, “100 sekondave nëSpar”, çmimit të madh të javës, si dhe shumave të tjera të dala nga ponga hedhja e shortit të goglave për fituesit me një linjë apo dy linja dhe numrin e fatit.
Mbi 4.5 milionë lekë (të vjetra) janë fituar ditën e djeshme në lojën e “Ruletës së fatit”, ku kanë luajtur 10 fituesit e përzgjedhur në shorteun e datës 13 nëntor. Konkretisht nga kjo lojë, Brisianaka marrë shumën prej 26,000 lekësh, Xhilda 40,000 lekë, Prenga 30,000 lekë, Qamili 28,000 lekë, Dritani 105,000 lekë, Dhurata 27,000 lekë, Gramozi 32,000 lekë, Sotiraqi 26,000 lekë, Fitimi 34,000 lekë, si dhe Namiku 104,000 lekë. Gjithashtu, janë përzgjedhur edhe 10 fitues të tjerë të çmimit tradicional prej 20,000 lekësh, të cilët do të luajnë sërish në shortin e datës 27 nëntor për të fituar dy çmimet e mëdha prej 1 milionë lekësh (të vjetra), si dhe shumat e tjera surprizë të “Ruletës së fatit”.
Fitues të tjerë i janë bashkuar Telebingos edhe në lojën telefonike. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur Prendushennë qytetin e Lezhës si fituesen e parë të lojës telefonike me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, ku dhe ka siguruarshumën prej 50,000 lekësh. Naimi në Lushnje ka vijuar më tej këtë lojë, duke siguruar po ashtu 55,000 lekë. Ndërsa Lira në Durrës ka siguruar nga loja telefonike 60,000 lekë.
Loja ka vijuar më së miri edhe për fituesen e radhës. Kësaj here bëhet fjalë për Ardianën në qytetin e Shkodrës, e cila ka siguruar plot 1 milionë lekë të vjetra. Aldo në Vlorë ishte një tjetër fitues qëka luajtur në lojën telefonike duke çuar në shtëpi 30,000 lekë, teksa do të luajë edhe në lojën e “100 sekondave në Spar”, ku do të mund të marrë të gjitha produktet e tij më të preferuara.
Lista e fituesve është zgjeruar edhe më shumë me hedhjen e shortit të goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, i cili ka mbërritur në shifrën e 1,195,700 lekë. Seria e numrave të përzgjedhur e ka ndalur nëkryeqytet këtëçmim, ku dhe rezulton të jetë blerëbileta fituese. Nga shorti i goglave janë përzgjedhur si fitues të serisë me një linjë 17315 lojtarë, ku secili prej tyre siguron nga kompania e Telebingos shumën prej 50 lekësh, ndërsa fitues të serisë me dy linja janë shpallur 323 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron 1230lekë. Fitues të një bilete janë edhe të gjithë ata lojtarë që kanë numrin 4 të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Fati i ka buzëqeshur më së miri edhe Rruzhdi Halilajt, i cili ka luajtur në lojën e “Super Peta” duke fituar 5.3 milionë lekë të vjetra. Ndërsa Nertila Mirakaj nga Fieri, ishte fituesja milionere e çmimit të madh të shorteut të datës 13 nëntor,e cila ka marrë çekun me mbi 10 milionë lekë të të vjetra tëfituara.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: National sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/.