Një zhvillim i pazakontë ka ndodhur në Hungari, ku disa prej mediave kryesore publike të lidhura me ish-kryeministrin Viktor Orban kanë ndërprerë transmetimet pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare.
Në ekranin e televizionit shtetëror M1 është shfaqur vetëm një sfond i zi me një mesazh ku thuhej: “Media e shërbimit publik nuk duhet të gënjejë. Kërkojmë ndjesë që e kemi bërë këtë për shumë vite! Media publike tani po ristrukturohet për të siguruar pavarësinë dhe besueshmëri. Transmetimet e lajmeve janë pezulluar përkohësisht. Ju lutemi qëndroni të sintonizuar”.
Televizioni M1 ishte konsideruar për vite me radhë si një nga mediat më pranë qeverisë së Orbanit dhe nga kritikët është akuzuar si një mjet propagande i pushtetit. Sipas mediave vendase, pezullimi ka prekur edhe radion publike Kossuth Radio, ndërsa faqet online të këtyre institucioneve shfaqën gjithashtu ekrane të zeza.
Kryeministri i ri i Hungarisë, Péter Magyar, njoftoi se mediat publike do të rikthehen nën një administrim të ri. Përkohësisht, transmetimet informative do të pezullohen, ndërsa në radio do të transmetohet vetëm program muzikor nga një stacion partner, shkruan Vox News.
Magyar e cilësoi këtë moment si “historik”, duke deklaruar se epoka e propagandës në mediat publike ka përfunduar. Në një reagim në rrjetet sociale ai shkroi se, sipas tij, mediat kishin “gënjyer natën dhe ditën, përmes çdo kanali të mundshëm”, duke shtuar se kjo periudhë tashmë ka marrë fund.
Gjatë 16 viteve të qeverisjes së Viktor Orbanit, kritikët e tij kanë pretenduar se mediat publike u kthyen praktikisht në media shtetërore dhe humbën pavarësinë editoriale. Disa përfaqësues të industrisë së medias i kanë krahasuar kushtet me ato të vendeve me kontroll të fortë shtetëror mbi informacionin.
Partia e Magyar, Tisza, fitoi zgjedhjet parlamentare duke premtuar një reformim të thellë të sistemit mediatik dhe rikthimin e pavarësisë së institucioneve publike. Pas marrjes së detyrës, kryeministri i ri urdhëroi një rishikim të mënyrës së funksionimit dhe financimit të mediave shtetërore.
Ndërkohë, Viktor Orban ka reaguar duke e kritikuar këtë proces, duke e cilësuar si “një tjetër hap të tiranisë së Tiszas”.

Nuk ekzistojne Mediat mainstream te pavarura. Pavaresia e Mediave fillon dhe mbaron aty ku fillon dhe mbaron xhepi. Kush kontrollon xhepin e tyre ai i kontrollon dhe ato. Neqoftese kjo quhet Pavaresi, atehere une jam totalisht gabim.
VO :
-PO NË SHQIPËRI.?
-A I KISHTE KAPUR SALIU NË 2005 SI K.MIMISTËR 99 % TË MEDJEVE DUKE FILLUAR ME TV SYRI-ZENI-ÇIMI-SONILA(Becceti),AMBROZE(Kobure Saliut kundër KM E.Rama).?
-A nuk i dim NE kush janë PRESIDENTËT E TELEVIZIONEVE.(KLAN,NEWS24,SYRI,TOPI,MCN,A2..= 99 % PËRVEÇ TEP.TV..DUKE PËRZËN CARLO BOLINON 7 HERË NË ITALI ?
-SHPIFIN E VJELLIN,KËRCËNOKNË KM PORDHËTALET 100 % TË SALIUT.?
-PSE I KAPI SALIU MEDJET.?
-KU SHKUAN 500 MILD.$ ..NGA RR.KOMBIT MBI 230 MIL.%.,TË FIRMAVE RENTIERE 4 MIL.$,TË ARMËVE TË USHTRISË 130 MOL.$,TË 54O ND/JEVE EKONOMIKE 500 MIL.$,TË KAMPEVE TË PUNTORVE(ME GËZIM KALANË QË E DEKOROI SI KM TE KAKACI BIJAR NISHANI.? OH,SA SHUMË !?
-Pse K.Ministri Rama nuk i REFORMON MEDJET NË SHQIPËRI.?
-A nuk ka mundësi KM të hap 1 TV Për PS..Ndërsa NE shikojmë KOLLONËN E 5 TË SB NË TE TOPI-GRIDA DUMËN(salianin burrin nr 2).!?
-DUKE KAPUR MRFJET 99 %,DREJTËSINË 100 % NË 1992..ÇFAR I MBETI R.RAMËS..TË LUFTOI ME ZENGJINEN E FIERIT,SARA MILAN E ELBASANIT,ERIONIN E TIRANËS..NDËRSA TË TJERËT FLËN GJUM NË KOLLTUQET E KUVËNDIT NGA FRIKA E SALISËRBIT.?
-BIR SELMANI NËNËS,
KË TË QAJMË MË PARË,
ERDHI PRAP SALIU,
TË NA FUS NË VARR.!
GATIT ARKIVOLE,
FILLUAR ME HAJDARIN,
MË PAS ME OLLDASHIN,
NË FUND ME BOGDANIN.!
KY I EDI RAMËS,
QE I GJATË SHUMË,
BANDA E PD-së,
KA HRDH EURO SHUMË.!
-EL NEWS ALBANIA
-FLM DITA(kam 1 porzi për ju që botoni anonimët)?