Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Tempulli 4”, Vocaj: Janë arrestuar 24 persona, në kërkim 4 të tjerë! Sekuestrohen 1.8 kg kokainë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Tempulli 4”, Vocaj: Janë arrestuar 24 persona, në kërkim 4 të tjerë! Sekuestrohen 1.8 kg kokainë
KronikeLajmi i fundit

“Tempulli 4”, Vocaj: Janë arrestuar 24 persona, në kërkim 4 të tjerë! Sekuestrohen 1.8 kg kokainë

Published: September 14, 2024
Shpërndaje

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Tonin Vocaj, dha një deklaratë për shtyp për finalizimin e fazës së parë të operacionit policor të koduar “Tempulli 4”, ku njoftoi se janë arrestuar 24 persona. Vocaj tha se gjatë operacionit janë arrestuar shtetasit Vilson Tresa, Asllan Maqellara, Etgent Luzi, Kostandinos Deliu, Armand Haderllari, Blerim Biba, Ilir Tufa, Kevin Kolgegaj, Marios Saliaj, Damjan Hasani, Erblin Buci, Ervis Duro, Jurgen Xhafa, Aldo Grabovari, Gazmend Hoxha, Sajmir Gerbaj, Aleksander Kili, Orgest Beqo, Xhelo Ajasllari, Paolo Shyti, Ervin Rakipi, Erdi Kurti, dhe Adrian Ramushi.

Bëhet me dije se grupi kriminal shpërndante lëndë narkotike në shkolla e klube nate në kryeqytet. Nga 24 persona e rënë në pranga mësohet se 9 prej tyre janë arrestuar më parë dhe po hetohen me masën e sigurimit personal “Arrest në burg” pa afat, ndërsa 15 janë arrestuar ditën e sotme.

Gjithashtu bëhet me dije se u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

- Publicitet -

– 1.8 kg, lëndë narkotike kokainë;

– 18 kg, lëndë narkotike marijuanë;

– 350 doza, me lëndë të dyshuar narkotike sintetikeekstazi dhe LCD;

– aparatet celulare dhe automjetet e shtetasve tëimplikuar në këtë veprimtari kriminale.

DEKLARATA:

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Tonin Vocaj, deklaratë për shtyp për finalizimin e fazës së parë të operacionit policor të koduar “Tempulli 4”.

Përshëndetje, Jam sot këtu së bashku me zëvendësdrejtorin për Hetimin eKrimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, zëvendësdrejtorin për Rendin dhe Sigurinë Publike, dhe shefin e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, për të bërë prezente rezultatet e fazës së parë të megaoperacionit të koduar “TEMPULLI 4” në kuadër të cilit u godit një grup që shpërndante lëndë narkotike kokainë, marijuanë,dhe droga sintetike, afër shkollave dhe në lokale nate, në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në zbatim të masave të përcaktuara në paketën e sigurisë në shkolla dhe të prioritetit të Policisë Shtetit, për të garantuar një mjedis sa më të sigurtë për nxënësit dhe për të parandaluar fenomenet negative në vijimësi, ka zhvilluar kontrolle dhe operacione për të goditur elementët apo grupe kriminale që tentojnë të zhvillojnë veprimtarinë kriminale duke bërë pjesë të rinjtë.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, dhe në vijim megaoperacioneve mbarëkombëtare Tempulli 1, 2, dhe 3, bazuar në inteligjencën informative, ka referuarmaterialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka regjistruar 2 procedime penale.

Pas një hetimi disamujor me metoda speciale të hetimit nga Specialistët për Hetimin e  Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u siguruan prova ligjore për dokumentinin e veprimtarisë kriminale të 28 shtetasve.

Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u organizua dhe finalizua faza e parë e operacionit “TEMPULLI 4”, në kuadër të cilit u kapën dhe u vunë në pranga 24 persona, 9 prej te cilëve janë arrestuar më parë të cilët po hetohen me masën e sigurimit personal “Arrest në burg” pa afat, ndërsa 15 janë arrestuar ditën e sotme. Gjithashtu vijon puna për kapjen e 4 shtetasve të tjerë ndiqen me masa kërkimi.

Gjatë operacionit janë arrestuar shtetasit Vilson Tresa, Asllan Maqellara, Etgent Luzi, Kostandinos Deliu, Armand Haderllari, Blerim Biba, Ilir Tufa, Kevin Kolgegaj, Marios Saliaj, Damjan Hasani, Erblin Buci, Ervis Duro, Jurgen Xhafa, Aldo Grabovari, Gazmend Hoxha, Sajmir Gerbaj, Aleksander Kili, Orgest Beqo, Xhelo Ajasllari, Paolo Shyti, Ervin Rakipi, Erdi Kurti, dhe Adrian Ramushi.

Gjatë hetimit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– 1.8 kg, lëndë narkotike kokainë;

– 18 kg, lëndë narkotike marijuanë;

– 350 doza, me lëndë të dyshuar narkotike sintetikeekstazi dhe LCD;

– aparatet celulare dhe automjetet e shtetasve tëimplikuar në këtë veprimtari kriminale.

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike, afër shkollave, në lokale nate dhe në ambiente të tjera të frekuentuara nga të rinjtë, në zona të ndryshe të Tiranës.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë në drejtimin e Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së parëtë Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë vijojnë veprimet hetimore për dokumentinin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë.

Gjej rastin të përgëzoj Sektorin Kundër Narkotikëve dhe Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimin për hetimet cilësore me aplikim të metodave speciale të hetimit të kryera gjatë këtij viti dhe i nxis që këto hetime të vazhdojnë dhe në të ardhmen.

Po kështu në kuadër të bashkëpunimit të shkëlqyer mes Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe Drejtorisë Vendoretë Policisë Tiranë,  falenderojmë prokurorin e këtyre procedimeve, z. Ritvan Suka dhe drejtuesin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Z. Arens Cela, për drejtimin, koordinimin dhe mbështetjen për finalizimin me sukses të operacionit.

Duke përfituar nga rasti dua të garantoj qytetarët, komunitetin e prindërve, nxënësit dhe stafet pedagogjike, se Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në bashkëpunim edhe me oficerët e sigurisë në shkolla, është e angazhuar maksimalisht për të qënë në krah të stafeve petagogjike për të siguruar një proces mësimor sa më të qetë dhe normal.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Një cirk i dështuar
  • Xhafaj kritika KLGJ: Gabim i madh zbatimi i hartës së re gjyqësore, ua thashë që në fillim
  • Çfarë do të ndodhë me protestën
  • Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
  • EMRAT: Krim në familje, burri vret me çifte bashkëshorten në Shkodër, bie në pranga

Komentet e Fundit

  1. O nëne, o nëne on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. K O R C A on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. Phoenix on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Komshiu on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?