Edhe pas paralajmërimeve të vazhdueshme të zyrtarë të lartë të bashkimit evropian për uljen e tensioneve, nuk ndalen përplasjet mes Greqisë dhe Turqisë. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i dërgoi në mesazh të qartë udhëheqësit turk, Rexhep Tajip Erdogan se nëse shkel kufijtë do të ndëshkohet.
“Ujërat tona nuk do të preken. Kufijtë tanë janë blu dhe jo gri. Grekët mbyllin veshët para kërcënimeve, duke dëgjuar vetëm zërin e drejtësisë dhe historisë. Kushdo që shkel kufijtë, në fund dënohet. Shekulli 21 nuk i përshtatet vizioneve perandorake të epokave të tjera”, tha Mitsotakis.
Kreu i qeverisë greke i bëri këto deklarata gjatë ceremonisë së emërtimit të anijes së re raketore të Marinës “Toger Vlahakos”.
Micotakis theksoi se asnjë vend nuk ka të drejtën të ndërhyjë në çështjet e brendshme të vendit dhe mënyrën se ai do që të mbrohet.
“Askush nuk duhet të ndërhyjë në mënyrën se si Greqia do të organizojë mbrojtjen e saj. Ajo që është e rëndësishme sot është gatishmëria vigjilente, është uniteti dhe vendosmëria e palëkundur. Këto janë edhe përgjigjet më të forta që kemi ndaj fjalëve të mëdha të disa të tjerëve.”
Ai nënvizoi se problemet duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe sipas ligjit ndërkombëtar.
Këtyre deklaratave u është përgjigjur menjëherë Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, i cili ka paralajmëruar se për aq kohë që Athina nuk zbaton marrëveshjen e çmilitarizimit të ishujve, Turqia do të veprojë.
“Sigurisht, ndërsa Greqia shkel statusin e ishujve të çmilitarizuar në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, ne nuk mund të jemi joaktiv. Si në Egje dhe në Qipro do të marrim masat e nevojshme për të konsoliduar interesat dhe sigurinë tonë dhe për të mbrojtur të drejtat e turqve qipriotë”
Një ditë më parë, presidenti turk akuzoi shtetet e bashkuara të Amerikës që po mbajnë anën e grekëve duke prishur statusin e neutralitetit.
o.j/dita

pra, turqia thote mos ushtroni sovranitetin
mbi territorin tuaj (kontinent apo ishuj qofshin) ?…
dhe; eja fol per demokraci me, ne kete planet .
Ec e ec e ha nga nje spec.Kjo ka qene politika greke karshi fqinjeve te saj keto 200 vjet.Ne fillim mori Kreten prej Anglise qe ne kohen e sulltaneve,pastaj ishujt e Mesdheut me radhe se jane 1400 ishuj nuk numurohen.Pastaj ne luften Ballkanike,ne koalicion me ushtrine serbe,sulmoi Shqiperine duke i marre Epirin dhe Janinen.Bullgarise i mori Thraken dhe Maqedonine dhe Selanikun.Sot po kerkon te zgjerohet nga Ata ishuj,sikur te jene toke Kontinentale.
Nuk e di kujt Ligji Nderkombetar i referohet Greqia me Zgjerimin ne drejtim te tokes shqiptare dhe tokes Turke.Ketu po i merr Shqioperise Gjirin e Sarandes,,Atje po bllokon Kontinentin turk ne ngushticen e Gajjipolit.
Populli turk nuk pranoi te lidhej atehere kur e quanin I SEMURI BOSFORIT,ne 1915 shpartalloi Ushtrine Britanike dhe Ushtrine Franceze,qe lane ne brigjet e Gallipolit 600 mije te vrare.Grekerit agresore i hodhi ne Bosfor ne 1922,,Jo Sot.
Amerika dhe Evropa t`i vene gishtin kokes,mos i fryjne zjarrit me nje shtet rrugac luftencites si Greqia,
Si ne Qipro do te pesoje,Mistreci i llastuar grek.E shumta qe mund te beje Greqia eshte te rezoje Qeverrine e vet.Ashtu si rrezuan qeverine e Koloneleve ne 1974,kur u thyen ne shesh te Luftes nga Ushtria Turke.
Ne marreveshjen e Lozanes , ku u bene garant fuqite e medha te kohes , u shkrua qarte e zaza mbi te bardhe , qe ishujt qe iu lane greqise , ne nje distance te percaktuar qarte nga kufiri me Turqine , nuk do te militarizohen nga pala greke , pra ato do te jene neutrale . Greqia e ka shkelur hapur , ne menyre te perseritur dhe sot , e vendosur per te mos e zbatuar marreveshjen ne kete pike , gje qe e nervozon se tepermi Turqine . Serisht e serisht Greqia vazhdon te beje karshillek , te armatoset gjithenje e me shume dhe te ulerije prane BE – se , NATO – s dhe vecanerisht prane SHBA – se se po kercenohet nga Turqia dhe tash se fundi kercenon se do ta ndeshkoje rende ate . Ne te vertete Greqia nuk shkon mire dhe ka vazhdimisht probleme me fqinjet , sepse ne themel te politikes se saj te jashtme ka idete mesjetare bizantine , sikur , vallaha na paska qene dikur perandori dhe i eshte ngrene haku , ndaj enderron te rikthehet ne metropol perandorak . Kesaj i thone “te fluturosh me kashte ne bythe ” e Don Kishotizem modern !
SIPAS TRAKTATIT TE LOZANES PAS NJEQIND VJETESH DMTH NE 2023
DO TE BEHET RISHIKIMI.I STATUSIT TE ISHUJVE TE EGJEUT
E HENGRI GERKU
greku kshu ka vepruar gjithnjë. jo se mbroj erdoganin. atë e urrej. por greku ka falsifikuar tër historin që të justifikoj që rrjedh nga pellazgët.
politika greke ësht e mbështetur 100% nga anglia
Demo,je shumë i sakt dhe i drejtë.
Flmn per vleresimin.
Osmanllinj me Sulltan Erdoan
Ka marrveshje shoku 1e greqise i ndalohet militarizimi i ishujve ne kufi me Turqine. Gjeje lexoje, migjithse 2023 po troker.
Ky turku i m…, me sa kam lexuar ne një portal te Kosoves, sipas turqve , Kosova është shqiptarizuar pas luftës se UCK-se! Phhh,