Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tensionet në veri, Escobar: Vuçiç më siguroi se do t’i bindë serbët të marrin pjesë në zgjedhje pa kushte
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Tensionet në veri, Escobar: Vuçiç më siguroi se do t’i bindë serbët të marrin pjesë në zgjedhje pa kushte
BoteKosovë

Tensionet në veri, Escobar: Vuçiç më siguroi se do t’i bindë serbët të marrin pjesë në zgjedhje pa kushte

Published: June 7, 2023
Shpërndaje

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha se situata në veri të Kosovës duhet të çtensionohet menjëherë.

“Kryetarët nuk duhet t’i shfrytëzojnë ndërtesat [komunale], Policia e Kosovës duhet të tërhiqet nga zona përreth [këtyre] ndërtesave dhe protestuesit duhet të largohen”, tha Escobar gjatë një konference për gazetarët në Beograd.

“Shpresojmë të ketë zgjedhje të reja dhe ne duam që serbët të marrin pjesë në to pa parakushte”, shtoi ai.

- Publicitet -

Escobar tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka siguruar se do ta shfrytëzonte ndikimin e tij për t’i bindur serbët që të marrin pjesë në zgjedhjet eventuale.

“Sfida më e madhe për Serbinë është t’i bindë serbët që të kthehen në institucionet [e Kosovës]. Tani kjo është ajo ku unë mendoj se ne jemi në linjë me Serbinë. Ne duhet të sigurohemi se ata që marrin pjesë në zgjedhje dhe serbët që kthehen në institucione, janë të mirëpritur”, tha zyrtari i lartë amerikan.

I pyetur nëse ka ndonjë përgjigje nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me propozimin evropian për shtensionimin e situatës në veri, Escobar tha se diskutimet mes Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të vazhdojnë edhe pas largimit të këtij të fundit sot nga Beogradi.

“Nuk e di nëse ka pasur ndonjë përgjigje konkrete nga Qeveria e Kosovës. Shpresoj se Qeveria e Kosovës e kupton se ajo që ne po përpiqemi të arrijmë, është një rezultat i qëndrueshëm dhe reciprokisht i dobishëm për të dyja vendet”, tha Escobar.

Ai tha se Kosova dhe Serbia duhet t’i kthehen dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, sepse “në rast se do t’ia kthenin shpinën atij, do t’ia kthenin shpinën Evropës”.

“Kjo, në vetvete është një pasojë shumë e rëndë”, tha ai.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Këtë herë, Rama do ta mbajë “retreat”-in në Pogradec në 24 dhe 25 gusht
  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë
  • Misteri rreth takimit sekret Pezeshkian-Khamenei në Teheran, ata ishin në një makinë…

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?