Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Teoria e të veshurit stil: Dopamine dressing ndikon gjendjen emocionale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lifestyle > Teoria e të veshurit stil: Dopamine dressing ndikon gjendjen emocionale
Lifestyle

Teoria e të veshurit stil: Dopamine dressing ndikon gjendjen emocionale

Published: September 6, 2023
Shpërndaje

Meqë jemi në ditët gri të vjeshtës, po të rikujtojmë “dopamine dressing”, trendin që ka të bëjë me veshjet që rrisin nivelin e hormonit të lumturisë, trend që doli në dritë në vitin 2022 dhe vijon të bëjë namin.

Besojmë se të ka ndodhur shpesh që kur vishesh mirë dhe dukesh bukur, automatikisht nis të ndihesh më mirë. Kjo është një ndjesi universale dhe është sjellë në vëmendje nga ekspertët e modës dhe psikologjisë.

Dawnn Karen, profesore në “Fashion Institute of Technology”, e diskuton konceptin e “dopamine dressing” në librin e saj, “Dress Your Best Life” dhe shprehet se veshjet dhe ngjyrat e përdorura ndikojnë në përmirësimin e humorit dhe shpjegon se teksturat, ngjyrat dhe motivet sjellin emocione pozitive. Sipas saj, disa ngjyra lidhen me ndjesi specifike. Për shembull, e gjelbra me shpresën, teksturat apo motivet me një kujtim të lumtur (kadifja me fëmijërinë; xhinset me momentet me miqtë) etj.

- Publicitet -

Karen gjithashtu përshkruan koceptin si: “veshja në një mënyrë që shpreh dhe përsërit gjendjen emocionale aktuale”. Ajo shpjegoi se episode e saj të trishtuara apo depresive lidhen gjithnjë me bluza të vjetra dhe me njolla. Sipas Karen, kur do të ndihet si një grua e fuqishme, ajo zgjedh një kostum dhe kur do të ndihet seksi, një fustan që bie menjëherë në sy.

Edhe Dr. Carolyn Mair, autore e librit “The Psychology of Fashion”, e mbështet teorinë dhe shprehet sedopamina na motivon që të kërkojmë një shpërblim, prandaj nga pikëpamja shkencore, “dopamine dressing” lidhet me motivimin e një personi, i cili vishet në mënyrë të atillë që të shpërblehet me vetëbesim dhe lumturi.

Në botën e modës, kjo teori është përdorur për vite me radhë, edhe kur s’kishte një emër specifik. Edhe jashtë kësaj industrie, sërish ngjyrat janë një faktor i rëndësishëm në nxitjen e prodhimit të dopaminës, duke nisur që nga dizenjimi i tualeteve, lyerja e shtëpisë me ngjyra që të dhurojnë qetësi, apo që bien menjëherë në sy dhe jo pa arsye. Sipas ekspertëve të “VeryWell”, disa ngjyra mund të ndikojnë edhe në humorin tonë dhe të prodhojnë një reagim fizik, si shtimi i rrahjeve të zemrës.

Pantone e përdori këtë koncept për ngjyrat e vitit 2021, “Illuminating” dhe “Ultimate Gray”, të cilat u zgjodhën për të përfaqësuar forcën dhe guximin, të cilat erdhën si një mënyrë për të nxitur shpresën dhe pozitivitetin për këtë vit.

Një tjetër faktor që ndikoi në “dopamine dressing” është edhe pandemia Covid-19, që ka ndikuar shumë në shëndetin mendor dhe në konceptin se si ne e shohim veten në raport me modën dhe të tjerët. Para pandemisë, njerëzit prireshin të visheshin për të tjerët, për t’u dukur bukur, për t’u përshtatur me miqtë dhe trendet aktuale; ndërsa pas saj, njerëzit u rikthyen te rehatia, autenticiteti dhe krijimi i një stili personal dhe unik. Me pak fjalë, pas pandemisë, njerëzit s’u ndikuan më nga faktorët e jashtëm, por u veshën sipas ndjesive të tyre.

 

p.c/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?