Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Terroristët u trajnuan nga Kievi”, Rusia premton raprezalje: SHBA dhe Britania ndihmuan
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Terroristët u trajnuan nga Kievi”, Rusia premton raprezalje: SHBA dhe Britania ndihmuan
AktualitetBote

“Terroristët u trajnuan nga Kievi”, Rusia premton raprezalje: SHBA dhe Britania ndihmuan

Published: March 27, 2024
Shpërndaje

Pasi sugjeroi fillimisht në mënyrë indirekte se Ukraina mund të kishte lidhje me masakrën e së premtes në Moskë, Rusia implikon tani drejtpërdrejtë Kievin.

Kreu i FSB-së, Alexander Bortnikov, akuzon shërbimet sekrete të Ukrainës se kanë lehtësuar sulmin terrorist në sallën e koncerteve Crocus, në periferinë perëndimore të Moskës.

Sipas agjencisë së lajmeve Ria Novosti, Bortnikov ka theksuar se sulmi është përgatitur nga radikalët islamikë, por me mbështetjen e Ukrainës, edhe në arratisjen e 4 terroristëve. Sipas tij, informacionet paraprake të grumbulluara edhe nga marrjet në pyetje të të arrestuarve konfirmojnë pistën ukrainase.

- Publicitet -

“Ne besojmë se sulmi u përgatit nga radikalët Islamike dhe u lehtësua nga shërbimet e posaçme perëndimore. Sa i përket shërbimeve të inteligjencës ukrainase ata janë të përfshirë direkt. Agresorët janë trajnuar nga Kievi në Lindjen e Mesme. Rusia do të përgjigjet me masa raprezalje kundër sulmit terrorist”, tha Alexander Bortnikov.

Kreu i Agjencisë Ruse të sigurisë përmend në krye të listës së raprezaljes shefin e shërbimeve sekrete ushtarake në Ukrainë Kirylo Budanov, që sipas tij, është kthyer në objekt legjitim të forcave ruse, ashtu si çdokush që përgatit krime kundër Moskës.

Ukraina, sipas Rusisë, po bëhej gati t’i priste si heronj autorët e masakrës. Inteligjenca ruse e drejton në fund gishtin edhe nga perëndimi duke pretenduar një përfshirje të SHBA dhe Britanisë së Madhe në sulm. Nuk ka vonuar reagimi i NATO-s, që i cilëson si qesharake akuzat e Kremlinit. “Nuk është paraqitur asnjë provë, bëhet fjalë për një tjetër dezinformim të Rusisë”, thotë një burim i Aleancës. Po ashtu, Kievi reagoi ashpër duke theksuar se mashtrimet që u përmenden fillimisht nga Putin po përhapen tanimë edhe zyrtarisht.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nën hijen e ullinjve shekullorë, një mbrëmje shqiptare në një nga peizazhet më mbresëlënëse të jugut
  • Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  • Tani i Madh, Topi i Madh
  • Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  • Del njoftimi zyrtar i SPAK: Për çfarë akuzohen drejtuesja e SHISH dhe ish-kreu i Policisë së Shtetit

Komentet e Fundit

  1. Si arritëm deri këtu? on Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  2. Miri on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  3. Anonymous on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  4. Flamingo on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  5. Patriot on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?