Nga ILIR ZELA
Një pjesë e rëndësishme e rinisë shqiptare po proteston këto ditë në rrugët e Tiranës. Kërkesat e tyre për një sistem politik demokratik e funksional ndër shqiptarë janë thelbësisht të drejta!
Socialistët i mishëruan këto aspirata në Kushtetutën e vitit ’98. Socialistët i rezistuan fashizmit në pushtet në 1992-1997. Stabilizuan vendin pas krizës së ’97-ës, hapën perspektivën e shkatërruar të bashkimit me Europën, kontribuuan në çlirimin e Kosovës dhe ndërmorën reformën në drejtësi në 2015. Ka një paralele midis shpirtit të socialistëve të mishëruar në këto kontribute dhe aspiratave të të rinjve në këtë protestë.
Por, për fat të keq, medalja ka edhe një anë tjetër. Është autokracia e sotme, e cila është larguar nga aspiratat e shqiptarëve! Janë rilindarët e pasuruar, të trashur e stërplakur në pushtet, bartësit e korrupsionit dhe amalgamës me krimin, të cilët janë objekti i kësaj proteste, siç janë edhe subjekt i SPAK. Kam parë këto ditë socialistë që po marrin pjesë në protesta, duke dëshmuar shqetësimin e tyre për gjendjen në të cilën është katandisur demokracia në vend.
Kam parë edhe disa socialistë të tjerë, të cilët i kanë bërë jehonë artikulimeve nën panik të autokratit kryeministër.
Raporti i socialistëve me protestën më ka nxitur të bëj pyetjen: vallë, të jenë katandisur të gjithë socialistët në klone të subjekteve të SPAK-ut, në viktima të oligarkisë? Do të dëshiroja që revolta e të rinjve të jetë një mundësi për socialistët të rigjejnë partinë e tyre të zaptuar nga trusti i betonit, të kuptojnë se sakrifikimi i demokracisë së brendshme në emër të unitetit fals ishte në thelb uzurpim i pushtetit nga një person ose një grup pa lidhje me socialistët e vërtetë, pjesa më e shëndoshë e të cilëve nuk i besuan kurrë Edi Ramës, por në të njëjtën kohë e përkrahën bujarisht.
Protesta është edhe një mundësi për ata socialistë, të cilët besuan te rilindarët pa e lidhur këtë besim me leje kullash e përbindëshash të tjerë të betonit apo përfitime sharlatanësh, të administrojnë zhgënjimin e tyre e të kuptojnë që atdheu, pyjet e kullotat, bregdeti, plazhet e fushat janë më të rëndësishme se një vend pune në administratë, një kapardisje firmatosh në sallat e institucioneve, nxjerra jashtë funksionit kushtetues, apo një përfitim momental prej sistemit të korruptuar të pushtetit autokratik.
Kur shoh socialistë të kontributeve në protestë, pyes veten nëse ka kuptim t’u thuash këtyre njerëzve se uzurpimi i vullnetit të tyre ka përzënë nga vendi ynë 1 milion shqiptarë, ka kontribuar në arrogancën e pushtetit dhe dobësimin e llogaridhënies. Ata i dinë këto dhe prandaj protestojnë! Socialistët e shohin se kolltukofagët e sotëm janë më të plakur e shumë më të dhjamosur se bllokmenët e brezit më të fundit të regjimit hoxhist.
Socialistët e dinë që ka ardhur koha që një brez i ri të rigjejë vlerat më të mira të së majtës dhe të kërkojë modestisht të marrë pjesë në udhëheqjen e atdheut. Por të jesh socialist dhe të shkosh në protestë, do të thotë që ke hequr dorë nga përpjekja për ta çliruar politikën, nuk beson te mundësia që një lidership i ri për socialistët, por edhe për të gjitha alternativat e tjera politike, të realizohet përmes proceseve të demokracisë së brendshme.
Vendi i protestës së socialistëve duhet të jetë në radhë të parë vetë Partia Socialiste. Socialistët duhet të rigjejnë vetveten, t’ia dorëzojnë drejtësisë të gjithë rilindarët që ajo po i kërkon prej kohësh. Të bëhen njësh pa mëdyshje të mëtejshme me aspiratat e shqiptarëve për shtet, drejtësi, dinjitet e bashkim me Europën!
A ka vërtet një mundësi për një rrugë të re të bazuar në kolegjialitet përkundër arrogancës, të bazuar në legjitimitet përkundër aleancës me korrupsionin, monopolet dhe krimin, të bazuar në konkurrencë dhe zgjedhje përkundrejt sjelljes uzurpatore, sipas së cilës zgjedhjet janë të mira derisa unë zaptoj kreun, pastaj zgjedhjet janë të këqija që unë të mbretëroj?
A ka socialistë që e kanë parë fundin e rrugës së drejtimit autokratik ditën kur 81 nga 83 mandatet propagandisht të tyre u përdorën për të mbrojtur paprekshmërinë e korrupsionit në krye të qeverisjes pa llogaridhënie? A ka socialistë që besojnë në llogaridhënie, ndryshimin dhe ripërtëritjen?
Kushdo që është përfshirë në hajni në këto vite, që ka lejuar korrupsionin apo e ka relativizuar atë, duhet të hapë krahun, duhet të hapë rrugën, duke u kërkuar falje thellë e thellë të gjithë socialistëve! Për të mos lënë asnjë mëdyshje, faljen më të madhe duhet ta kërkojë Edi Rama, i cili në 2005 u përgjërua për demokraci të brendshme, një anëtar një votë dhe për luftë ndaj korrupsionit.
Megjithëse u mbështet bujarisht nga e gjithë struktura e Partisë Socialiste, ai nuk arriti kurrë të bëhej një socialist, por thjesht i pa socialistët si hambar votash, duke i futur në grackën e zgjedhjes midis tij dhe Saliut. Edi Rama duhet të kërkojë falje për të gjitha kundërthëniet e tij në krye të PS-së dhe të qeverisë, që nga kriminalizimi i përbërjes së Kuvendit e deri te emërimet e horrave në qeveri, nga shkatërrimi i konceptit të shtetit e deri te largimi nga vendi i më shumë se 1 milion shqiptarëve, nga vonesat në zbatimin e reformës në drejtësi e deri te pengimi i drejtësisë përmes marrjes nën mbrojtje politike të subjekteve të SPAK-ut.
Tani maskat kanë rënë dhe Edi Rama ua ka borxh socialistëve dorëheqjen, lirimin e rrugës. Nëse nuk e bën, socialistët nuk mund të hidhen bashkë me të në greminën ku po i tërheq, do të dinë të zgjedhin një rrugë tjetër!
Nëse ka një fije mirënjohjeje në qenien e Edi Ramës, është koha ta shfaqë atë. Prej 13 vjetësh është kryeministër me votat e socialistëve. Asnjë pushtet nuk mund të jetë i përjetshëm! Hezitimi për t’i hapur rrugë ndryshimit tani rrezikon ta lërë partinë e Dritëro Agollit si një kujtim të bukur të një të shkuare të largët, me shumë mundësi pa anëtarë dhe pa votues. Ose PS ndryshon rrugë tani, ose një e majtë e re, e paralajmëruar nga disa prej intelektualëve më në zë të saj, do të ngrihet si alternativë e qenësishme politike.
Eksperimenti dhe praktika e autokracisë kanë përfunduar me dështim, shëmti, hajni dhe tallje. Është koha për demokraci!
Si themelues dhe kryetar i parë i FRESSH-it, si një anëtar i Partisë Socialiste që prej vitit 1992, si deputet i saj i zgjedhur dy herë me votë të drejtpërdrejtë, si anëtar i zgjedhur në forumet më të larta drejtuese të saj në kohën kur zgjedhjet ishin të vërteta, do të dëshiroja të besoja te njerëzit e thjeshtë të së majtës bujare.
Do të doja t’i shoh t’i japin fund përkrahjes për të keqen, sidomos në rastin kur ajo ka helmuar një pjesë të shpirtit të tyre! Do të doja t’i shoh ta rikthejnë partinë e tyre aty ku i takon, në brazdën e aspiratave të shqiptarëve për liri, paqe, barazi, dinjitet e bashkim kombëtar! Uroj që sa më parë, përfaqësuesit më të mirë të rinisë, të cilët e kuptojnë gjeneratën Z, jo klonet e zaptimit, të vijnë në krye të së majtës dhe të kontribuojnë me një mendësi të re për një Shqipëri që duhet patjetër të mbyllë tranzicionin dhe të renditet me demokracitë perëndimore si anëtare e BE-së dhe jo të kthehet mbrapsht nën zaptim!
—-
Themelues dhe kryetari i parë i Rinisë Eurosocialiste Shqiptare

Kush i pjerdh Socialistet e vertete. Leshko kane qene e leshko jane, qe nga 1945-a kur ju premtuan Boten e Re si tani Shqiperine e re. Nje mut moren e nje mut do marrin po nuk u zgjuan qe te kup[tojne se kush i luan fijet pas karagjozeve qe bejne Socialistet dhe Shqiptaret, apo dhe Demokrate e te Pavarurit.
Z.Ilir Zela cfar pret nga Rama?Fillimisht tentoi ta uli spirancen te PD ,pastaj sec krijoi nje parti fetare dhe ne fund nje i papargjegjeshem si Nano ua beri peshqesh ne PS ,duke e bere minister pa asnje kontribut.Ai tani do iki nga rilindja kur ta therasi i madhi zot.Edhe te japi doreheqien(qe duket e pamundur)prap ai do kandidoj ne krye te rilindjes.E futet ne valle ,tani se nxirni dot me
Shumë bukur. Të lumtë mendja dhe shpirti z. Zela. Jua shjruan këto fjalë një idealiste e krahut thetër që mbajti të njëjtin qëndrim jritik në vitin 1997, duke shpresuar tek ndërgjegja dhe kurajo e demokratëve, ndonëse pa rezultat. U bëftë sot më e mira. Më mirë vonë se kurrë.
Ju djemte themelues te Partise Socialiste,duhet te ishit Sot ne krye te Protestave.JU PERZURI.
Zogun e qyqes jua hodhi Fatos Nano ne fole,dhe Ai ju hodhi te gjithe nje me nje e te gjithe tufe..Ju zevendesoi me rilindjote horra,te fortet e Lagjes,fshatit,krahines,.Me g-99 ce dhe ca Escorta Krocierash specioaliste te Autoritetitr Aeroportual,qe vetem Edi Rama ka aftezine t`i pikase.Ashtu si njef miza pekmezcine.Nga ju kish mbetur nje cerr i vogel,qe leshonte ca klithma qe konsideroheshin si uthull per lezet nga Padrino i Rilindjes.Ky ishte Erion Brace.
Ku e keni Ndre Legisin?Shpirtin rebel te Eurosocialisteve? Eshte ne mal me dhi. I dorezuat Stanin e Partise socialioste nje Hajduti,turihajduti Hi Pi.Pranuat UJKUN BARI,sepse ua solli me thonj paprere me zyle,me vathe me pirsingje ne hunde,me corrape kuqe,me shllapetka me chufka,Fatos Nano,si cudiberesin magtjistarin,qe do shnderronte imazhin e koprativisteve te Partise Socialiste.Dhe Hi Pi ja jua bori n`to.Beri ate qe dinte te bente.Vodhi Partine Socialiste.,Hambarin e Votave te Partise Socialiste,per te vjedhur Atdheun, per ta bere mejhane jevgjish.
Sot,pas 20 vjetesh,e vetmja gje qe ju ka mbetur eshte ti bashkoheni Protestes.Te trokisni dere me dere familjeve socialiste,TE RITHEMELONI PARTINE QE JU GRABITI EDI RAMA.Asnje vote |Rilindjes Mavi,qe mavijosi gjithe Shqiprine
Një shkrim që duhet ta lexojë, kuptojë dhe veprojë çdo socialist i vërtetë. Është koha për një qeverisje krejtësisht ndryshe nga çka ka bërë i vetëquajturi ” rilindas ” Edi Rama dhe sekti i tij i deformuar rilindas. I gjithë ky sekt duhet të japë menjëherë dorëheqjen dhe socialistët e vërtetë të riorganizojnë partinë socialiste për ta sjellë në idealet e saj si përfaqësuese e së majtës.
Ne kete vend nuk duhet te ekzistojne me partite.
Ato kthehen ne organizata terrori demagogjie intrigash ato mbajne dhe ushqejne grupe interrsash ne dem te popullit dhe duke bashkepunuar me gjithe qelbesirat e gjithe botes.
Ketu duhet perdorur referendumi , pra vendimet ti marre populli. . Per idiotet: te rroje partia
PS eshte veshtire te ringjallet e te gjej vetveten, pasi ate e ka uzurpua Rilindja qe nuk ka asnje lidhje me socialistet e vertete. Ata qe perbejne Rilindjen jane te kapluar nga pushteti dhe privilegjet e pamerituara dhe nuk mund te luajne as majen e thoit pa urdher te Kryeautokratit Rama. AI ua ka thene hapur: ju jetoni ne saj te meje. Une ju shkatrroj po me dolet kunder.” Rama e quajti PS bordello dhe keshtu krijoi nje rilindje hale, duke perzene gjithe socialistet me vlera e kontribute.Te menderosurit nuk mund ta ndryshojne dot nje krye te menderosur!! Bravo Ilir, socialist me kontribute, por duhet nje bashkim i tere atyre vlerave te shkelmuara dhe PS te rikthehet ne shtratin e asaj, si shprese per shumicen e demokracine e vertetet.
Sociopate socialista ju qifte republika popullore e kinese robt e shpise
Ok.
Sociopate socialista ju qifte republika popullore e kinese robt e shpise