Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tiktok-eri i huaj hyn lirisht në bazën ajrore të Gjadrit, publikon fotot dhe planimetrinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Tiktok-eri i huaj hyn lirisht në bazën ajrore të Gjadrit, publikon fotot dhe planimetrinë
KronikeLajmi i fundit

Tiktok-eri i huaj hyn lirisht në bazën ajrore të Gjadrit, publikon fotot dhe planimetrinë

Published: December 4, 2024
Shpërndaje

Një video e publikuar në Tik Tok nga një person që mban emrin e profilit urbexdrilon.bu, i cili arrin të hyjë në bazën ajrore të Gjadrit dhe të publikojë foto dhe planimetrinë e saj, rikthen vëmendjen te problemet që ka çështja e sigurisë kombëtare në vendin tonë.

I riu bloger, që publikon në profilin e tij kryesisht pamje nga vende të braktisura kudo në botë, ka hyrë lirisht në bazën ushtarake shqiptare dhe ka fotografuar, madje dhe ka përshkruar për ndjekësit e tij detaje të sigurisë së saj.

“Është e rrezikshme të hysh, sepse është ende një zonë ushtarake dhe ka roje, por mund të hysh fshehurazi nëse ke fat”, thotë ai.

- Publicitet -

Djaloshi, jo vetëm që ka kaluar të gjithë filtrat e sigurisë të bazës ajrore të Gjadrit, ku ruhen reliket e aviacionit luftarak shqiptar, por që së fundmi është kthyer në funksion për fluturimin e helikopterve UH-60 Black Hawk, por ka pasur kohë që edhe të shkrepë foto artistike, të mbikëqyrë të gjithë sigurinë e tuneleve nëntokësore, madje edhe të sigurojë edhe planimetrinë e saj.

Në profilin e këtij të riu, të pasionuar pas ndërtesave relike, është publikuar edhe një video nga baza e nëndetëseve në Porto Palermo.

Ky incident nxjerr në pah, mungesën e kontrollit dhe standardeve të sigurisë në objektet strategjike të vendit, një problematikë që u bë publike dhe mori vëmendjen të veçantë pas rastit të bujshëm të arrestimit të “spiunëve rusë” në uzinën ushtarake të Gramshit, ku ranë në pranga Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe, Mikhail Zorin dhe 25-vjeçari ukrainas Fjodor Mihajlov. / Vox News

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
14 Comments
  • Qir Balluku says:
    December 4, 2024 at 12:32 pm

    Keto fotot printojini ne leter , bejini tub dhe futjauni nga mbrapa atyre qe duhet te ruajne bazen, mos harroni ministrin.
    Bejme pjese ne NATO ! Pikaaaaa, pikaaaa…..

    Reply
    • pilo Lala says:
      December 4, 2024 at 1:58 pm

      Cfare ka sekret ketu?
      Nuk ishte Saliu ne 1991 qe shante Enverin pile me pile pse harxhoi parate me gjera te panevojshme per Shqiperine?
      Harruat qe ne nuk kishim me nevoje per asgje se nuk do kete me lufte ne Bote?
      Haruat qe do na mbronte pergjithmone Amerika, ne vetem do pime birra neper lokale, nderkohe ushtari Amerikan me tre plumba ne trup tek Shallvaret do na lutej ti jepnim nje birre?
      Cuditerisht keta zaberhane qe e shqyen ushtrine ne 1991, e lane te kapitullonte, sot po na shesin moralin se nuk po ruan sekretin ushtria.
      Ajo baze sot eshte me teper nje muze, se nuk ka asnje lloj avioni, ushtrie, apo mjete ne gjendje lufte.
      Ato foto jane publikuar me pare ne Facebook.

      Reply
  • Rroft Luli says:
    December 4, 2024 at 1:19 pm

    Lavdi PPSH!
    Të pushkatohet Tiktokeri i huaj!

    Reply
  • Fehmi Berisha says:
    December 4, 2024 at 1:24 pm

    Nuk është befasi kjo,jo më.
    Shqipëria është shëndërruar në hanë pa dyer.
    Përgjegjësëve të shtetit u hynë edhe në dhoma gjumi,lëremë në objekte të sigurisë së veçantë.

    Reply
  • Ppsh says:
    December 4, 2024 at 1:25 pm

    Ktij djalit ti jepet medalje
    Jo per ata qe nxorri sepse ka kohe qe i ka nxjerr media jone dhe nqs dikush duhet te paguaj ta fillojme na tanet
    Por ky meriton medalje sepse ka dhjere vigjilencen e shtuar te ushtrise sone e propaganduar nga km qe ka hedhur goxha para per ushtrine

    Reply
  • Mirditori says:
    December 4, 2024 at 3:16 pm

    nese noj dite do kete shtet , Saliu, Fatosi, Rama duhen pushkatuar te paret , qe e bastarduan kete vend

    Reply
  • Gezim Kulufi says:
    December 4, 2024 at 3:42 pm

    1. Tik-tok-eri i huaj dallon per shqiptar, ndoshta i Kosoves.
    2. Keto lloj bazash nuk jane mw baza ushtarake, por duhej te ishin.
    3. Ky lajm nuk meriton mw vwmwndje, sa c’duhej te meritonte puna e kesaj qeverie per mirmbajtjen e ketyre ish-bazave ushtarake dhe venia e tyre ne funksion, packa se pa arsenalin e dikurshem ushtarak, te cilin e vodhen shqiptaret, dhe PD-ja me PS-n mbushen xhepat me hekurin per skrap!

    Reply
  • Ushtare Dikur says:
    December 4, 2024 at 3:45 pm

    Shqiperia ka ZBULUAR BYTHEN..para te gjitheve….NUK KA SEKRETE..ka Berishen,Piktor-Palloshin Rama..ka
    Fatmir Medi Hoxhen..qe nuk ka “Asnje Pergjegjesi” per Gerdecin..ka Flamur Noken qe Rreh nje Police
    qe siguron Buken e Gojes me ate Pune…ka..ka…sa Shume Biro-Kurvash ka Shqiperia por SEKRETE NUK KA..
    1-Ore pse nuk Tregon Greqia Depot, Bazat e saj Ushtarake???????????Qe eshte vendi ku u Aplikua Demokracia per here te pare ne bote??????????????Po Serbia,pse i mabane Bazat Ushtarake te Mbyllura????????

    Reply
  • Anës Elbës says:
    December 4, 2024 at 7:53 pm

    E ‘ç’problem’ është ky,se na nxorën ish bazën në foto e po pastaj..!? Pffff..!
    Ne kemi kohë që jemi bo han me 100 porta ku hyjnë e dalin ‘derri e dosa..!’
    Po pse a nuk po i tregojme ne të gjitha vendet ushtarake strategjike ( bazat ushtarake) nëpër tëvëra dhe i kemi kthy tunelet dhe bunkieret në ‘muzeume’,apo ‘pisnese të suksesshme’kur bota nderton cdo dite bunker e tunele per tu mbrojtur.!?

    Reply
  • Rroft Luli says:
    December 4, 2024 at 7:57 pm

    Anës Elbës,problemi është që ndalohet fotografimi i reparteve ushtarake.

    Reply
  • Haxhi Qamili says:
    December 4, 2024 at 8:14 pm

    Ti Anes Elbes nigjoje me kujdes ket Rroft Lulin se ky nuk ha mut kot.

    Reply
  • Phoenix says:
    December 4, 2024 at 8:42 pm

    E tmerrshme kjo. Qenkan ekspozuar avionet e fundit modern dhe super sekret te Natos, Mig-19 dhe Mig-21.

    Reply
  • demo says:
    December 4, 2024 at 11:08 pm

    Moj Ushtria popullore/Garancia je per Ne.
    Te shkaterruan sekretaret e organizates baze,mjeket shamane qe u llomotisnin enderra me armiq udheheqjes me te larte te partise dhe Shtetit.Mjeku tek i semuri behet edhe hoxhe edhe prift edhe Perendi,sado marxist leninist te jete.
    Qe MIFET do te dinin nje dite nga funksioni ,kjo eshte normale,por cdo ushtri ne bote zevendeson te vjetrat me te rejat,ashtu si zevendesohen pjatat e thyera. Keta e kane lene shtetin pa ushtri,pa arme,ne dore te Zotit,qe nuk e besojne.Si stan pa qen e pa bari. Bota Armatoset,Fqinjet armatosen,KETA KRIHEN.I kane dhene 500 mije euro Xhafes te bee koncert ne fund te dimrit,te formoje nje komisjon te kote qe dublon Drejtesine.Para nga taxat tona per te fryre xhepat e paraziteve.
    Vetem mos dale bllof kryeministri,qe ka deshtuar si shurra Xhek-Upit.

    Reply
  • Desateti says:
    December 7, 2024 at 1:52 pm

    Me vjen keq me gazetarine shqiptare ku eshte katandisur… Nese do benit nje hulumtim te thjeshte ne internet apo ne website e TikTokerit te famshem, do shihnit qe jane te njejtat foto te publikuara disa vite me pare, arsyen pse I ripublikoi serisht ne 112 Vjetorin e ushtrise shqiptare e di vetem autori. Por ju gazetaret shqiptar ose jeni gazetare patatinash, ose punoni per Mosken apo Beogradin, qe perhapni dezinformacion dhe propagande, se me lajme bombastike te rreme vetem per Shqiperine nuk punoni… Fajin e ka Ministria e Mbrojtjes qe nuk ju hedh ne gjyq per mashtrim perhapje informatcioni te rreme, si dhe prokuroria qe nuk nis hetimet, se per ke punoni kunder interesave kombetare.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • SHBA-të nisin sulme të fuqishme ndaj Iranit, Teherani përgjigjet me raketa dhe dronë
  • Arrestohet zëvendësdrejtori i Kadastrës Dibër, ishte në kërkim për mashtrim
  • ‘Neomalësorja’ për Euractiv: BE të mos e shohë Ramën si zërin e vetëm të Shqipërisë
  • Stili i jetesës po rrit vdekshmërinë nga sëmundjet endokrine, diabeti mbetet shkaku kryesor
  • Turqia mirëpret Samitin e NATO-s, Trump optimist për një marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës

Komentet e Fundit

  1. realisti on LETËR E HAPUR
  2. edi rama - Fjale e Rrene on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  3. Populli on Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West
  4. nastradini on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  5. Emigranti on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?