Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Tingëllon si ChatGPT”, debati i parë i republikanëve për zgjedhjet presidenciale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Tingëllon si ChatGPT”, debati i parë i republikanëve për zgjedhjet presidenciale
AktualitetBote

“Tingëllon si ChatGPT”, debati i parë i republikanëve për zgjedhjet presidenciale

Published: August 24, 2023
Shpërndaje

Kandidatët republikanë që po përpiqen të fitojnë emërimin e Partisë Republikane për të kandiduar për president të Shteteve të Bashkuara, zhvilluan debatin e parë mbrëmjen e së mërkurës duke kritikuar ashpër Presidentin Joe Biden për çëshjte si ekonomia dhe shpenzimet e tepruara qeveritare, siç u shprehën ata.

Në debat nuk mori pjesë ish-Presidenti Trump i cili kryeson garën republikane. Mungesa e tij do të jetë një provë vendimtare për guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis, i cili nuk ka mundur të rrisë mbështetjen pavarësisht se rënditet i dyti pas Trump.

“Vendi ynë është në rënie”, tha guvernatori i Floridës Ron DeSantis i cili u duartrokit nga të pranishmit.

- Publicitet -

Ndërsa kanë mbetur më pak se pesë muaj nga fillimi i procesit të përzgjedhjes së kandidatit republikan për president, debati është një mundësi kritike që kandidatët të prezantohen përpara miliona votuesve.

Ndërsa guvernatori i Floridës Ron DeSantis pritej të ishte objektivi kryesor i sulmeve, kandidatët i përqendruan sulmet e tyre ndaj sipërmarrësit Vivek Ramaswamy, mbështetja ndaj të cilit ka filluar të rritet.

“Nuk është koha për të trajnuar dikë në detyrë. Nuk kemi nevojë të sjellim njerëz pa përvojë”, tha ish-Zëvendëspresidenti Mike Pence, i cili e hapi debatin me një notë të zjarrtë ndërsa u përpoq të pozicionohej si kandidati më me përvojë.

Në qendër të debatit ishte kandidati 38-vjeçar Vivek Ramaswamy, i cili disa muaj më parë nuk pritej të arrinte në këtë fazë. Megjithëse shumë prapa Trump në sondazhe, Ramaswamy e ka ngushtuar diferencën me guvernatorin e Floridës Ron DeSantis.

Ramaswamy tha se nuk ishte një politikan i zakonshëm duke deklaruar se, “Unë jam i vetmi person në skenë që nuk blihem”.

Ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie, e sulmoi Ramaswamy duke thënë, “Mjaft me dikë që tingëllon si ChatGPT”, duke shtuar se fjalimi hapës i zotit Ramaswamy si një djalë i dobët me një emër të vështirë për t’u shqiptuar i kujtoi atij ish-Presidentin Barack Obama.

Ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley, e kritikoi argumentin e Ramaswamy se Uashingtoni nuk duhet të mbështesë Ukrainën kundër agresionit rus. “Nën drejtimin tuaj, do ta bënit Amerikën më pak të sigurt. Ju nuk keni përvojë në politikën e jashtme dhe kjo duket”, tha Haley, duke e shikuar në sy Ramaswamy.

Lidhur me situatën me të cilën përballet Trump me drejtësinë amerikane, Ramaswamy tha se nëse do të zgjidhej president ai do ta falte atë. Christie, një ish-prokuror, reagoi në mënyrë agresive pavarësisht se u kundërshtua nga audienca e zëshme.

Pence gjithashtu refuzoi të thoshte nëse do ta falte Trump nëse ai dënohet. Ai tha se do ta shqyrtonte mundësinë në baza të drejta. DeSantis u tregua më i kujdesshëm. Ai nuk foli për aktakuzat ndaj  Trump. Përkundrazi, ai bëri thirrje për dhënien fund të politizimit të Departamentit të Drejtësisë.

Kandidatët republikanë në përgjithësi u pajtuan se Pence bëri gjënë e duhur më 6 janar 2021 duke mos zbatuar kërkesën e Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 11 korrik 2026
  • Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  • Një rrëfim në korrikun e Aristidh Kolës: Ditëlindja e apostullit që zgjoi historinë e fjetur arvanitase
  • Samiti i unitetit politiko-ushtarak të Aleancës!
  • Misioni në Gaza, ministri Nufi: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Komentet e Fundit

  1. PANO HALLKO on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  2. Esat on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  3. I juaji Edi Rama on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  4. Beluli on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  5. Komplotist i paparë on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?