Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tirana dhe Taranto marrëveshje binjakëzimi, Veliaj: “Më shumë projekte sportive të përbashkëta
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Tirana dhe Taranto marrëveshje binjakëzimi, Veliaj: “Më shumë projekte sportive të përbashkëta
Aktualitet

Tirana dhe Taranto marrëveshje binjakëzimi, Veliaj: “Më shumë projekte sportive të përbashkëta

Published: December 4, 2022
Shpërndaje

Tirana dhe qyteti italian i Tarantos nënshkruan një marrëveshje binjakëzimi për bashkëpunim në fushat e sportit dhe rinisë. Kryetari i Bashkisë së Tarantos, Rinaldo Melucci u prit nga kryebashkiaku Erion Veliaj për të vendosur këtë bashkëpunim të ri mes dy qyteteve.
 
Veliaj e vuri theksin te fakti se Tirana, pas vitit të suksesshëm si Kryqyteti Europian i Rinisë, do të vijojë vitin e ardhshëm me titullin e Qytetit Europian të Sportit dhe tha se bashkëpunimi me Taranton, qyteti mikpritës i Lojërave Mesdhetare 2026, është mëse i vyer.
 
“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që kemi një delegacion nga Taranto, të cilët janë në Tiranë për të konkretizuar binjakëzimin mes dy qyteteve tona. Vitin e ardhshëm Tirana do të jetë “Qyteti Europian i Sportit”, ndërsa në vitin 2026 Taranto do të presë “Lojërat Mesdhetare”. Unë besoj se kemi jo vetëm dashamirësinë e dy kryetarëve, por edhe një mundësi të shkëlqyer për të bashkëpunuar, sidomos në fushën e sportit”, u shpreh Veliaj.
 
Nga ana tjetër, kreu i Bashkisë tha se dy qytetet do kenë çfarë të mësojnë nga njëri-tjetri, si dy vende pritëse të eventeve më të mëdha sportive.
 
“Do doja shumë që projekti ynë i parë, si dy qytete binjake, të fokusohej te sporti dhe rinia. Ne patëm një vit të jashtëzakonshëm si “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, me shumë aktivitete sportive, kulturore, të muzikës dhe të artit. Vitin e ardhshëm ne do të fokusohemi më shumë te sporti, por duam të mësojnë nga Taranto, duke qenë se po punojmë për disa impiante sportive – kemi bërë fushën e atletikës pas Korpusit Universitar, po fillojmë tani me kompleksin “Dajti” etj. Duke qenë se Taranto do të jetë kantieri më i madh në Mesdhe, për t’u përgatitur për Lojërat Mesdhetare, besoj se është një hapësirë e jashtëzakonshme që edhe ne të mësojmë nga njëri-tjetri, të përgatisim atletët tanë që të fitojnë gara dhe të na nderojnë, ndoshta edhe më mirë se në Oran, kur u takuam herën e fundit,” tha ai.
 
Nga ana e tij kryebashkiaku Rinaldo Melucci tha se arsyeja përse Taranto kërkoi këtë bashkëpunim ishte pikërisht fakti se Tirana po njeh një zhvillim të vrullshëm.
 
“Jemi shumë të lumtur që ndodhemi këtu dhe ju falenderojmë për mikpritjen! Teksa vinim nga aeroporti, zbuluam një qytet në zhvillim e sipër, gjë për të cilën ishim në dijeni, por edhe sepse në thelb ishte arsyeja pse kërkuam këtë binjakëzim me Tiranën – një qytet i ri, ku po investohet shumë për modernizimin, për zhvillimin e qëndrueshëm, si dhe për të rinjtë. Jo më kot, donim ta vizitonim pikërisht në fund të këtij viti, kur Tirana është ‘Kryeqyteti Europian i Rinisë’. Jemi të lumtur sepse edhe Taranto po ndjek pak a shumë një rrugëtim të tillë. Është një qytet industrial, që siç e dini ka “plagët” e tij, por që po tenton drejt modernizimit. Do të jetë mikpritës i Lojërave Mesdhetare në 2026. Ka shumë ndërmarrje që investojnë në Shqipëri dhe shpresojmë që shumë të rinj shqiptarë të mund të trajnohen dhe të ushtrojnë aftësitë e tyre brenda asaj çka është sistemi ekonomik i rajonit të Pulias, e cila ruan marrëdhënie të forta dypalëshe me Shqipërinë,” u shpreh Melucci.
 
Ai shtoi gjithashtu se edhe Taranto duhet të ndjekë të njëjtin rrugëtim që ka bërë Tirana.
 
“Duam të mësojmë se si një qytet i madh, një qytet me vështirësitë e veta, që duhet të rifitojë kohën e humbur, arrin të projektojë një model alternativ e të qëndrueshëm ekonomik, që ka fokusin te të rinjtë, te teknologjitë e reja dhe që organizon po ashtu, evente të mëdha. Duhet theksuar se është një mënyrë për t’u ripozicionuar përkundrejt tregut dhe botës jashtë. Tirana ia ka dalë me sukses prej kohësh, falë kryebashkiakut, dhe jemi të nderuar për miqësinë dhe vëmendjen që ai na kushton. Taranto vërtet nuk është një qytet edhe aq i vogël, por është një qytet i cili, duhet të ndjekë të njëjtin rrugëtim që ka bërë Tirana. Jemi të lumtur që festojmë me ju këtu, pikërisht në vitin kur Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë dhe të mësojmë edhe nga eksperiencat tuaja,” nënvizoi kreu i Bashkisë së Tarantos.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mbrëmë tensione te Komisariati 3, protestuesit e arrestuar dalin sot përpara togave të zeza (emrat)
  • Eurodeputetja: Ja kush qendron pas projektit për Sazanin dhe Nartën
  • FOTO / Ortek njerëzor në Tiranë në Ditën 35 të protestës! Sheshi foli edhe njëherë qartë: Largim i pushteteve të vjetra dhe të korruptuara
  • ​”I gjetëm rusët!”
  • Lea Ypi shpërndan letrën e 11 organizatave drejtuar qeverisë shqiptare

Komentet e Fundit

  1. K R on Lea Ypi shpërndan letrën e 11 organizatave drejtuar qeverisë shqiptare
  2. K R on ​”I gjetëm rusët!”
  3. K R on FOTO / Ortek njerëzor në Tiranë në Ditën 35 të protestës! Sheshi foli edhe njëherë qartë: Largim i pushteteve të vjetra dhe të korruptuara
  4. Km on FOTO / Ortek njerëzor në Tiranë në Ditën 35 të protestës! Sheshi foli edhe njëherë qartë: Largim i pushteteve të vjetra dhe të korruptuara
  5. Ethem Lalaj on ​”I gjetëm rusët!”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?