Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tirana, e pesta më e shtrenjta në Europë për të blerë apartament, pritet sërish rritje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Tirana, e pesta më e shtrenjta në Europë për të blerë apartament, pritet sërish rritje
EkonomiLajmi i fundit

Tirana, e pesta më e shtrenjta në Europë për të blerë apartament, pritet sërish rritje

Published: November 10, 2024
Shpërndaje
City of Tirane, Tirana, Albania. November 5, 2023. Image of Tirana Skyline showing the colorful buildings and the cloudy sky of autumn.

Çmimet e larta të apartamenteve dhe të ardhurat e ulëta të shqiptarëve vijojnë ta rendisin Tiranën në pesë qytetet më të shtrenjta të Europës për përballueshmërinë e blerjes së një prone. Sipas të dhënave Numbeo-s për 2024, për të blerë një apartament në Tiranë nevojiten 15.3 vite, ndërsa në qytetin më të shtrenjtë të Europës, Lisbonën, një familjeje i nevojiten 19.5 vite për t’u bërë pronare e një prone.

Në indeksin e Numbeo-s, për 293 qytete në botë për indeksin e përballueshmërisë së blerjes së një apartamenti deri në mesin e vitit 2024 (llogaritet si raport i çmimeve mesatare të apartamenteve me të ardhurat mesatare të disponueshme familjare, të shprehura si vite të ardhurave) Tirana renditet ndër shtetet europiane me apartamentet më të shtrenjta.

Krahasuar me një vit më parë, indeksi i përballueshmërisë së blerjes së pronës për Tiranën ka qenë më i lartë, përkatësisht 17.5 vite. Ndërsa për vitin 2022, ishte 15.7 vite kurse në indeksin e vitit 2021, 16.2 vite. Në vitin 2024, qyteti më i shtrenjtë në Europë është Lisbona me 19.5 vite, e ndjekur nga Parisi dhe Spliti me 17.8 vite. Pas tyre vjen Milano me 16.3 vite. Pas Milanos, Tirana vijon të mbetet për apartamentet më të shtrenjta në Europë.

- Publicitet -

Në vitin 2023, qyteti më i shtrenjtë në Europë ishte Parisi me 20.2 vite, i ndjekur nga Lisbona me 19.6 vite, Dubrovniku dhe Praga me 19.3 vite dhe Milano me 19 vite. Pas Milanos, renditej Tirana me 17.5 vite.

Në renditjen botërore për vitin 2024, Tirana renditet në vendin 64, para Mynihut ku një familje për t’u bërë pronare në këtë qytet i nevojiten 15.2 vite, në Londër 14.9 vite, në Romë dhe Vjenë 14.2 vite, në Nju Jork, 13 vite, dhe Montreal të Kanadasë, 10.9 vite.

Beogradi vijon të mbetet ndër qytetet më të shtrenjta në rajon. Një familje i nevojiten 19 vite për t’u bërë pronare. Në rajon, qyteti ku familjeve u duhet më pak vite të ardhura për të blerë një apartament është Shkupi, ku ky tregues është 13.8 vite, dhe në Sarajeva, 13.6 vite. Qyteti më i shtrenjtë në botë për të blerë një apartament është Xiamen në Kinë përkatësisht me 48.1 vite.

Agjentët imobiliarë paralajmërojnë sërish shtrenjtim të çmimeve së apartamenteve

Ndërtuesit paralajmëruan më parë se rritja e kostove nga taksa e ndikimit në infrastrukturë do të shtrenjtojë sërish çmimet e apartamenteve. Edhe njohësit e tregut të pasurive të paluajtshme parashikojnë se shtimi i detyrimeve për taksat te ndërtuesit do të reflektohet te çmimet e shitjes.

“Nga muaji gusht 2023, me hyrjen në fuqi të çmimeve të reja të referencës për Tiranën, u shtua automatikisht detyrimi i ndërtuesve për taksën e ndikimit në infrastrukturë. Rritja e kostove pritet të reflektohet në çmimet e shitjes së pronave”, pohon Ylli Sula, drejtuesi i indeksit “Key Data”.

Pas rënies në muajt e verës, kërkesa për blerje të pronave është rritur në muajt e vjeshtës. Por për agjentët imobiliarë, krahasuar me vjet, kërkesa është në rënie. Stela Dhami pohon se kërkesa për blerje apartamentesh në Tiranë kryesohet nga shqiptarët e diasporës dhe të ardhurit nga rrethet.

“Shumë prej shtetasve shqiptarë në diasporë e më tej mbeten të interesuar për të pasur një apartament në Tiranë, si urë lidhëse midis tyre dhe vendlindjes.

Gjithashtu, te projektet në afërsi të universiteteve, shumë prindër nga rrethet mendojnë blerjen e apartamentit si një investim për fëmijët që kërkojnë të ndërtojnë të ardhmen në metropol. Ndërsa te zonat bregdetare, rritja e kërkesës u ndikua nga të huajt dhe shtetasit shqiptarë të diasporës, pasi çmimet e pronave ende vijojnë të jenë më të lira sesa ato në Malin e Zi dhe Kroaci”.

Të blesh një shtëpi apo ta marrësh me qira?

Raporti çmim/qira përdoret kudo në botë për të treguar nëse ia vlen të blesh një shtëpi, apo të jetosh në shtëpi me qira. Ai mat vlerën e një shtëpie, në krahasim me të ardhurat që mund të marrësh nga ajo. P.sh., nëse është 15, kjo do të thotë se çmimet e shtëpisë janë sa 15 herë qiraja vjetore që do të fitohej nga këto shtëpi.

Raporti i çmimit ndaj qirasë është kostoja mesatare e pronësisë e pjesëtuar me të ardhurat e marra nga qiraja (nëse blihet me qira) ose qiraja e vlerësuar që do të paguhet nëse jepet me qira (nëse blihet për të banuar).

Vlerat më të ulëta sugjerojnë se është më mirë të blesh sesa të marrësh me qira, dhe vlerat më të larta tregojnë se është më mirë të marrësh me qira sesa të blesh. Sipas të dhënave që jep “Numbeo”, deri në mesin e 2024, për Tiranën ky raport është 21,76 për zonat e qendrës, dhe 17,38 për zonat jashtë qendrës. Pra për zonat jashtë qendrës, raporti është brenda kufirit të blerjes së shtëpisë.

Sipas vlerësimeve të ekspertëve, të marrësh një shtëpi me qira është e leverdishme nëse ky raport është më i madh sesa 20, dhe ta blesh nëse kjo normë është më pak se 15. Nëse norma është midis 15 dhe 20, atëherë ka më shumë kuptim që të blesh, në rast se blerësi synon të jetojë në shtëpi për një kohë të gjatë.

Për Shkupin, ky raport është 30,06 për zonat brenda qendrës dhe për zonat e banuara jashtë qendrës, 29,09; për Podgoricën është 18,7 për zonat e qendrës dhe jashtë qendrës, 19,01. Për Athinën është 23,6 për zonat e qendrës dhe 25 për zonat jashtë qendrës.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Xy says:
    November 10, 2024 at 8:44 am

    Rrrrrene e mooodhe!

    Reply
  • Truth says:
    November 10, 2024 at 10:50 am

    Ca analize idiote. Ne Tirane cmimet e apartamenteve pavarsisht shtrenjtimit nuk jane as te barabarta me qytete te humbura ne Itali ose vende tjera europiane.
    Fuqia blerese eshte tjeter gje . Analizonj renditjen per fuqi blerese qe ka lidhje me nivelin e pagave jo cmimet e apartamenteve.

    Reply
  • Dhaskali says:
    November 10, 2024 at 1:07 pm

    #Truth: Nuk ke të drejtë! Nuk analiza idiote por gazetaret. Më fal për termin por ata nuk janë as gazetarë, janë injorantë që marrin përsipër të shpjegojnë gjithçka! Njohuria e vetme e tyre është: google translator! Mjerim informativ!

    Reply
  • Arben says:
    November 10, 2024 at 1:42 pm

    Allbania urupiane histori suksesi për drogaxhinjtë
    Rroftë allbania urupiane

    Reply
  • Dursakja says:
    November 11, 2024 at 7:25 am

    85 %e popullsisë me vështirësi mbyllin shpenzimet minimale mujore.
    Këtu mund të futen pensionistët intelektualë, inxhinierë, arsimtarë, mjekë të ndershëm, specialistë të profesioneve të ndryshme. Këto
    e mbyllin disi më lehtë, muajin.
    Më pas kemi punëtorë të profesioneve të ndryshme edhe pse kanë 30 vite pune e lartë me
    të ardhurat e tyre mund të përballojnë vetëm minimumin e domosdoshëm për ushqim këtu nuk mund të flasim për kujdesin shëndetësor.
    Më pas vinë ata që kanë 30 vjet e poshtë vite pune që e kanë të pamundur të përballojnë ushqimin e domosdoshëm mujor, për këtë mbeten gjithmonë në borxhe, ose falenderojnë fëmijët për ndihmën ndaj tyre.
    Një pjesë tjetër që kanë siguruar minimumin e pensionit, jetojnë në varfëri te skajshme ose në mjerim nëse nuk kanë fëmijë.
    Në këtë rast është me fat nëse ky prind ka ndonjë fëmijë që ka mundësi ta ndihmojë..
    Në shumë raste ata që kanë pak vite pune kanë punuar në punë të zezë dhe kjo është papërgjegjshmëri e shtetit për të kontrolluar pronarët për sigurimin e detyrueshëm të punonjësit.
    Pra punonjësi është trajtuar si skllav dhe pronari tani është bërë oligarkë me djersën e tij(oligarku I djeshëm ka pasë si kapital të tij djersën e gjakun e popullit) ndërsa sot kryeministri e mbron atë (oligarkun) se “mos bie nga kapitali”
    Turp për kryeministrin dhe qeverinë që i venë pas!
    Dhe tani kryeministri i trajton pensionistët si lypsarë, jo zoti kryeministër pensionistët janë zotërinj, njërëz të ndershëm, janë ata që djersën dhe rininë dhe gjakun e tyre e dhanë për këtë komb.
    Fabrika, uzina, hidrocentrale, miniera porte, kantjere, brezare, hekurudha dhe çdo gjë që gjetët ishte ndërtuar nga gjaku e djersa e tyre(dhe pikërisht këto u grabitën nga ata që sot quhen oligarkë) dhe nuk i mjaftoi kjo po skllavëruan ne dhe prindërit tanë në vitete”demokracisë”.
    Jo vetëm kaq por punonjësit e sigurimeve shoqërore dhe kur vitet e punës ishin të saktësuara mirë në shumë raste sidomos në qytetin tim në Durrës dhe në miq që kam në Tiranë hiqeshin vite pune dhe bënin pazare me djersën e tyre duke i çuar nëpër gjyqe.
    Qytetarët këtu jetojnë dhe këto palaçolliqe i dinë të gjithë se kanë marrë dhenë. Institucionet shtetërore qendrore heshtin se janë vet pjesë e tyre. Kryeministri ynë tashmë del e na shpjegon se nga del pensioni dhe nga çfarë fondesh del ai. Të paktën kryeministri duhet ta dijë që brezat, që kanë dalë në pension, kanë pasur një shkollë të mesme (pa diplomë fallco) dhe nuk kanë nevojë për leksione të tilla.
    Prandaj qytetaret janë të pa interesuar se nuk na thotë një gjë se dimë. Me këmbë në tokë _zoti kryeministër!

    Reply
  • Mediu says:
    November 11, 2024 at 7:37 am

    Po te kishte dhe uje 24 ore

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FOTO nga vrasja në Shkodër, momenti kur 62-vjeçari qëllon gruan dhe pret policinë
  • “Rama mbron financimin 4 mln euro për Kanye West”, New York Times: Kryeministri s’dha detaje si do shpenzohen paratë
  • 40-vjeçari plagos me thikë gruan në Durrës, shpallet në kërkim
  • Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  • “Policin e joshën në hotel dhe…”, gazetari jep detaje nga ngjarja në Fier: Dhunueset e 17-vjeçares rrjet shantazhi

Komentet e Fundit

  1. Ueeeee on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. Një banor I Tiranës on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. pune komunistesh, gjelle qensh on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  4. Ethem Lalaj on Fytyrat e protestës: 13 nga “agjentët më të rrezikshëm rusë, grekë dhe iranianë” me emra dhe foto
  5. Keta jemi ky eshte niveli on Një cirk i dështuar

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?