Nga Orgen Peci
Sektori i bujqësisë në Shqipëri po kalon një nga periudhat më të vështira të dekadave të fundit. Të dhënat e INSTAT vizatojnë një panoramë shqetësuese. Pesha e përbashkët e bujqësisë dhe industrisë në PBB ka rënë ndjeshëm.
Sipas bilancit bujqësor zyrtar, goditjen më të rëndë e kanë marrë kulturat strategjike:
Prodhimi i grurit ka pësuar një tkurrje të fortë. Fermerët po braktisin kultivimin e tij për shkak të kostove të larta të inputeve (farëra, plehra kimike, karburant) dhe çmimeve të ulëta të grumbullimit.
Prodhimi i pemëve frutore ka rënë ndjeshëm. Kontribuesit kryesorë në pemëtari, po përballen me mungesë të fuqisë punëtore dhe humbje nga kushtet klimatike dhe të tregut.
Edhe sektori i serrave po pëson prapakthehu. Pas viteve të tëra zgjerimi, prodhimi në serra shënoi rënie duke reflektuar rritjen e kostove të ngrohjes, krizën e krahut të punës dhe pasigurinë me eksportet.
Prodhimi i patates dhe ullinjtë shënuan gjithashtu tkurrje. Po ashtu edhe sasia e peshkut të zënë.
I vetmi segment që ka ruajtur një ritëm pozitiv janë bostanoret dhe bimët medicinale/mjekësore, çka tregon se fermerët po tentojnë të zhvendosen drejt kulturave me cikël të shpejtë fitimi apo orientim drejt eksportit.
Pse po braktiset fshati
Ekspertët e ekonomisë dhe agronomët identifikojnë tri fatkeqësi strukturore që po çojnë në tkurrjen e bujqësisë:
E para, ferma mesatare shqiptare mbetet tepër e vogël (rreth 1.2 ha e ndarë në disa parcela), çka e bën të pamundur uljen e kostove me anë të mekanizimit modern.
E dyta, fermeri shqiptar merr mbështetje direkte financiare shumë herë më të ulët se kolegët e tij në Maqedoninë e Veriut, Serbi apo Kosovë. Kjo e bën produktin vendas të patregtueshëm masivisht që në origjinë.
E treta, emigrimi i të rinjve nga zonat rurale dhe plakja e popullsisë në fshat kanë krijuar një krizë akute për krah pune, veçanërisht gjatë sezoneve të vjeljes.
Pasoja te konsumatori: Ushqime më të shtrenjta dhe varësi nga Importi
Tkurrja e prodhimit vendas po përkthehet drejtpërdrejt në goditje për xhepat e qytetarëve shqiptarë. Zëvendësimi i prodhimit të munguar vendës me importe i ekspozon konsumatorët ndaj tregjeve ndërkombëtare dhe tarifave të transportit.
Bujqësia ka shërbyer historikisht si një “amortizator” i inflacionit ushqimor. Me zbehjen e këtij sektori, çmimet e shportës bazë po pësojnë presione të vazhdueshme rritëse, duke e bërë jetesën e shqiptarëve edhe më të kushtueshme.
Nëse nuk ndërhyhet me politika reale mbështetëse, që nga skemat e bashkimit të tokave, subvencionimi i drejtpërdrejtë për njësi prodhimi dhe mbrojtja e zinxhirit të grumbullimit, bujqësia shqiptare do kthehet nga një ish-motor zhvillimi në një sektor mbijetese.
DITA

Po c e duam bujqesin ne.
Neve rrojm me poturet e Edvin Shurrelit
Gjysma e Parlamentit po te ishte xhaxhi gjallë do ishin denuar me pushkatim per sabotim
Ndertojm vila per bilionerat jemi bosa
Buken do na i bejn te tjeret
Po he mo ethem truthari thuaj nje llaf sa pa folur dash kari
Ketu faj kane dhe fshataret qe i lane tokat pjellore, shkuan ne kurbet, erdhen ndertuan “bujtina” – karakatina te shemtuara qe i shpallin “vila”, presin 5-10 turist cdo vit dhe i ushqejne me prodhim serb te importuara nga qyteti…
Fshataret sot leket i bejne mercedez dhe jo traktor, i vetmi popull ne rajon, evrope qe e ka humbur fare identitetin e bujqesise, farmes etj.
Kur çmimet në shitjen me pakicë rriten, normalisht edhe ato të qëndrave të grmbullimit duhet ta rrisin çmimin e blerjes nga bujqit. Pse kjo nuk ndodh. Se grumbullimi ka monopol. Ai e blen 1 dhe e shet 5. Shteti që është shtet dhe që mendon për të gjithë, duhet të vëjë dorë këtu. Dhe ka dhjetra mënyra për ta përmbysur ballancën. Ndryshe bashkimin vullnetar të tokave nuk e duan vetë fshatarët, se nuk i besojnë njëri tjetrit. Edhe largimi i rinisë ka pasojat e veta. Kush do sot të punojë bari me delet kur mund të shkojë në Angli të merret me “bar”?! Pra ka shumë faktorë negativë. Ndryshe “inputet” mos do të thotë: lëndët ndihmëse?! Se unë nuk di anglisht!
Ne Vlore tregjet ku vinte ndonje fshatar jane mbyllur. Neper dyqane sheh te njejtin mall dhe e kupton menjehere qe eshte mall importi. Kete behar kam blere dhe hedhur poshte gati gjithe frutat e blera, shetita dyqan me dyqan dhe gjeja po te njejtin mall importi. Tregu bujqesor eshte centralizuar ne menyre te frikshme dhe kjo nuk ndodh ne asnje vend te zhvilluar apo demokratik. Edhe ne vendet me te industrializuara tregu bujqesor ngelet i larmishem dhe i jepet perparesi km 0.
Ne Shqiperi s’ka industri dhe bujqesia duhet te jete perparesi bashke me arsimin dhe shendetesine, pastaj vjen turizmi e me rradhe. Ushqimi eshte jeta, dhe toka jane rrenjet e c’do njeriu. ” Der Mensch ist, was er isst” ; “Siamo quello che mangiamo” – ” Njeriu eshte, ajo cka ha”.
Shteti paguan nje mori punonjes qe te mbeshtetin bujqit dhe blektoret, me kontrolle, informacion dhe financiarisht. Ky grup njerezish ne terren nuk ekzistojne, per mua minimalisht duhen larguar qe te tere, qe te mund te kursehen se paku pagat e tyre. Kam 7 vjet qe merrem me nje mini ferme te mbeshtetur totalisht ne te ardhurat familjare. Nuk kam pare, degjuar apo pershendetur nje te vetem. Nuk dua te dukem ekstremist, por realisht nga ministri dhe deri te roja i fundit i pyllit, duhen çuar te gjithe ne shtepi. Flitet per “fonde mbeshtetje” per bujqesine. Per bujkun shqiptar keto fonde jane te pa arriteshme dhe faktikisht ne xhepat e tyre kane shkuar e shkojne zero leke. Mund suportohej nafta e traktorit, une kam vite qe punoj me nje traktor te vogel 25 kv, krejt naften e blej me çmime tregu, sot nafta blihet 215 leke litri. Pompa elektrike per vaditje 1 kw/ore koston 16,5 leke, kur per kondizionerin ne shtepi kushton 9 leke kw. Pa u zgjatur, bujqit e blektoret jane braktisur dhe bejn çfare mundin me krahet e vet.
Me vjen keq te te zhgenjej o mik, por centralizimi i bujqesise eshte pasoje e industrializimit. Por jo e atij lokal tendin, por nderkombetar. Pse, cfare prodhon ti ne vend tjeter gje? Prite kur edhe ujin e pijshem ta blesh importi.
Pa mekanizim dhe dixhitlizim te punimeve bijqesore dhe pa industri te perpunimit te ushqimeve, nuk po vdes thejsht Bujqesia, por Shqiperia.
Te maresh dhe hudhren qe nga Kina e larget eshte qesharake
Ne treg hudhrat jane kineze
o kapsolle,
hudhrat edhe ne usa jane kineze, mos na bej te diturin .
shko ha ate supen me presh se ke shkelqyer sot
Imortojne punetore te huaj kur ka papunesi. Importojne prodhime bujqesore kur jemi vend plot diell dhe uje. Te importosh hudhren nga Kina, kumbullat nga Serbia, miellin nga Kanada etc etc eshte maskarallek dhe tradheti e madhe. Tradheti ne shkaterrimin e fshatit dhe tradheti ndaj shendetit publik. Fale zotit ka njerez me ndergjegje que perdorin miell vendas dhe cilesor. Nje faleminderit te madh mjeshtrit te bukes ne lagjen Muradije- Vlore!
Problemet ne bujqesi jane nga alfa tek omega.
Pronesia e tokes ngelet akoma e pazgjidhur. Tregu eshte i centralizuar dhe monopolizuar nga maskarenjte, qe duan ta shkaterrojne fshatin dhe bujqesine shqiptare, duke preferuar produkte importi apo te “strategjikeve te pangopur “.
Industria e perpunimit dhe mekanizimi nuk jane thelbesore,nuk calon gomari nga veshet. Thelbesore jane: toka, ndergjegja e paster,rregullore dhe ligje te qarta e te drejta, tregu vendas dhe i lire. Ushqimi eshte gje e gjalle qe te mban gjalle, me kusht te mos jete i helmatisur apo ngordhur duke bere xhiron e magazinave te botes.
Sistemin ujitës këta e kan prish fare
E çuar vendin si në 1960 ps sistem vaditës ku njëkohësisht janë rezervarët e ujit plot e ska kanalizime e tokat rrinë djerrë