Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Tom Doshi na tha se ishte mashtruese”, dëshmia e Milena Deraj: U takova me Doshin në zyrën e tij dhe…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Tom Doshi na tha se ishte mashtruese”, dëshmia e Milena Deraj: U takova me Doshin në zyrën e tij dhe…
KronikeKryesore

“Tom Doshi na tha se ishte mashtruese”, dëshmia e Milena Deraj: U takova me Doshin në zyrën e tij dhe…

Published: May 27, 2023
Shpërndaje

Mediat kanë publikuar dëshminë e Afërdita Ferracakut, e cila thotë se e ka njohur Milena Deraj përmes Elira Shytit.

Në bisedë e sipër, ajo i ka thënë se punon në departamentin e bonove të thesarit te Banka e Shqipërisë. Pasi i ka sugjeruar investimin, është kthyer disa herë të tjera duke insistuar për paratë.

Këtu thotë se i kanë nisur dyshimet se e mashtronte, pasi i thoshte se ka interesa aq të larta, sa shkonin në 100% të vlerës.

- Publicitet -

Afërdita thotë se u habit dhe iu kthye në mendje skema piramidale ku kishte interesa të larta dhe humbi shuma të ndryshme parash.

Pasi i ka bërë të qartë se s’ka mundësi për investime, Milena i ka bërë “propozim tjetër”: I ka thënë se bashkëshorti i saj punonte te Ministria e Brendshme dhe kishte njohje të rëndësishme që mund të nxirrte pasaporta shqiptare për shtetas jo të Shqipërisë.

Kjo gjë i interesonte dhe ua propozoi disa miqve në Kosovë. Por Milena kërkonte pagesë 10 mijë euro, shifër që të interesuarve u dukej e ekzagjeruar. Edhe për këtë, Ferracaku thotë se u tërhoq se s’kishte besim.

Gjatë takimeve dëgjonte vazhdimisht Milenën që pretendonte se njihte prokurorë e gjyqtarë dhe se kishte dijeni për çështjen e të afërmve të saj në Shkodër duke i thënë se njeh prokurorin Arjan Ndoj që mund t’ja zgjidhte.

Për këtë ka njoftuar Abedin Ferracakun, i cili erdhi në Tiranë të takonte Milenën dhe më pas u vunë kontakt bashkë.

Rreth 10 ditë para zgjedhjeve mësoi se Milena i kishte marrë shifrën 340 mijë euro për t’i ndihmuar por s’kishte bërë asnjë veprim për këtë çështje.

Pas interesimit që kishin, u kanë thënë se Milena ishte “duke investuar në një pallat me Tom Doshin”.

Duke qenë se kanë marrëdhënie familjare me këtë të fundit thonë se e kanë takuar në zyrat e tij. Doshi u ka thënë se Milena Derajn e njeh si emër por është mashtruese dhe të mos merren me të.

Po ashtu shprehet se ia kanë kërkuar paratë pa kërcënim duke i thënë se mund t’i mbajë 50 mijë euro.

Sipas Afërditës, i kishin thënë se paratë i duheshin se ishin në hall prej proceseve gjyqësore. Në dëshminë e saj mohon pretendimet se e kanë kërcënuar apo e kanë marrë peng.

Sipas saj, Milena dy ditë para zgjedhjeve është takuar me Abedin Ferracakun, i cili i tha se komunikoi në telefon me Tom Doshin. Më pas, Abedini, Afërdita dhe Milena u nisën për në Shkodër.

Sipas Milenës, u ndalën te një ndërtesë në Kiras ose Zus ku nuk kishte persona të tjerë edhe erdhi vëllai i Abedinit, i cili ishte i armatosur.

Ajo thotë se e futën në një dhomë ku i thanë se aty ishte ulur edhe Arjan Ndoj ndërsa thotë se qëndroi rreth 2 orë e 30 minuta dhe u kërcënua me armë se do vritej nëse përveç shumës 340 mijë euro që u kishte marrë, nuk do u jepte edhe 200 mijë euro të tjera.

Gjithashtu pretendon se e kanë detyruar të bëjë video ku do thoshte:

“Unë e quajtura Milena Deraj për çështjen e zotit Abedin Ferracaku kam marrë shumën prej 540 mijë euro për dosjen Ferracaku me prokurore Znj. Hamzaj”.

Pas disa orësh e lanë të lirë dhe u kthye për në Tiranë së bashku me Afërditën. Ajo tregon se tentoi të kontaktonte me Arjan Ndoj por e kishte të pamundur.

Për shifrën 340 mijë euro thotë se i ka kthyer vetëm 140 mijë ndërsa shumën tjetër prej 200 mijë euro i kishte investuar në fshatin Salari, Tepeleni për një shtëpi guri.

Ajo pretendon se familja Ferracaku i ka kërcënuar edhe të afërmit.

Sipas saj, më 22 maj e ka telefonuar Abedin Ferracaku përmes një numri të huaj duke thënë “Të erdhi dita të pres në Shkodër”.

Ajo pretendon se 6 ditë para zgjedhjeve, Tom Doshi e ka telefonuar për ta pyetur rreth historisë me vëllezërit Ferracaku. Sipas Milena Derajt, është takuar me Tom Doshin në zyrën e tij ku i ka thënë se do ja kthente paratë.

o.j. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tre skenarët për fatin e udhëheqësit Iranian Mojtaba Khamenei dhe luftës për pushtet
  • Ministria e Brendshme shpall “non-grata” dy persona nga Maqedonia e Veriut
  • Shqiptarët ndër më aktivët në rrjetet sociale, Shqipëria renditet e para në Europë
  • Ministria e Drejtësisë përcjell dokumentet për ekstradimin e Ermal Beqirit nga Franca
  • Çmimet mesatare të apartamenteve në 32 zonat kadastrale në Tiranë, rritje deri në 151% në 7 vjet

Komentet e Fundit

  1. KTH S on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  2. Aldo on Ndryshuan hartën, jo modelin
  3. Precizim on Ndryshuan hartën, jo modelin
  4. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  5. Dashi on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?