Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Trafiku i fëmijëve, rihapet në Itali çështja e zhdukjes së 3-vjeçares 30 vjet më parë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Trafiku i fëmijëve, rihapet në Itali çështja e zhdukjes së 3-vjeçares 30 vjet më parë
AktualitetBote

Trafiku i fëmijëve, rihapet në Itali çështja e zhdukjes së 3-vjeçares 30 vjet më parë

Published: March 8, 2023
Shpërndaje

Një ngjarje tronditëse e ndodhur 30 vjet më parë rikthehet për hetim në Itali. Bëhet fjalë për zhdukjen e 3-vjeçares Angela Celentano për të cilën nuk u gjet asnjë gjurmë teksa ishte në një piknik me familjen në Napoli.

Çështja u hap pas informacioneve të reja për pikasje të mundshme. Policia po rishikon tashmë “krimin e ftohtë”, siç quajnë zyrtarët ngjarjet e pazgjidhura të kohëve më parë, pas raportimeve se një person që mund të jetë ajo është parë në një ishull në Turqi.

Raportimet thonë se një vajzë që i ngjan rindërtimit elektronik të fytyrës së të voglës së zhdukur, jeton në Buyukada pranë Stambollit, por prindërit besojnë se shanset për të qenë gjallë janë të pakta.

- Publicitet -

Celentano u zhduk papritur më 10 gusht 1996 dhe shumë tentativa për gjetjen e saj nuk kanë arritur asnjë gjurmë. Autoritetet italiane thonë tashmë se po kërkojnë një grua të quajtur Angela e cila jeton me një burrë që beson se është babai i saj.

Informacioni duket se ka ardhur nga një grua e quajtur Vincenza Trentinella e cila pretendon se këtë ia tha një prift para se të vdiste, të cilit i ishte rrëfyer nga një besimtar.

Trentinella thotë se kishte udhëtuar drejt Buyukada për të gjetur vajzën e rrëmbyer dhe e kishte takuar atë. Sipas rrëfimit të saj pak të besueshëm, kur ishte kthyer në Itali ajo kishte informuar policinë e cila po heton në bashkëpunim me autoritetet turke.

Prindërit e Celentano, Maria e Catello, thonë se mund të besojnë se vajza e tyre do të kthehet në shtëpi pas 27 vjetësh. Por shpresat reduktohen nga fakti se gjatë viteve disa njerëz janë deklaruar se janë fëmija e humbur teksa më pas asnjë prej grave nuk ka qenë me të vërtetë Celentano.

Vitin e kaluar në Itali llogaritej se zhdukeshin një mesatare prej 30 të miturish në ditë, 20 të huaj dhe 10 italianë, sipas të dhënave zyrtare, në një tendencë shqetësuese mbi përmasat e trafikut njerëzor në përgjithësi dhe të të miturve në veçanti. Foto të Celentano janë shpërndarë prej kohësh në ekranet e shërbimeve dixhitale të vendeve të ndryshme por pa përgjigje.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  • Nga falsifikimet në Seman te 37 hektarët në Palasë, Kastriot Hasko në pranga; pazari me Bedinajn dhe fijet që çojnë te “të fortët“ e Fierit
  • Iu dhanë madje më shumë! Si i tjetërsuan 1.143 ha tokë në bregdetin e Semanit dy ish-drejtorët e arrestuar të ASHK-së në Fier 
  • Thaçi reagon pas vendimit në Hagë: Mohoj çdo përfshirje në vrasje, do ta apeloj vendimin
  • Rrëzohet kërkesa për lirimin e Ilir Metës

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on A ekziston një luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  2. 1thundrak on “Si i mori 34 mln euro Ron Yeffet?” PS rrëzon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për kompaninë “KAYO”
  3. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  4. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  5. Anonymous on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?