Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Trafikuan 2 tonë drogë me vlerë 1 mld euro, EUROPOL çmonton kartelin me shqiptarë dhe ekstrakomunitarë, 35 të arrestuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Trafikuan 2 tonë drogë me vlerë 1 mld euro, EUROPOL çmonton kartelin me shqiptarë dhe ekstrakomunitarë, 35 të arrestuar
AktualitetKronikeKryesoreShoqëri

Trafikuan 2 tonë drogë me vlerë 1 mld euro, EUROPOL çmonton kartelin me shqiptarë dhe ekstrakomunitarë, 35 të arrestuar

Published: June 23, 2023
Shpërndaje

Një rrjet trafikantësh droge, i përbërë kryesisht nga shqiptarë, është shkatërruar gjatë një operacioni të përbashkët Eurojust dhe Europol, të cilat kanë mbështetur autoritetet gjyqësore dhe ligjzbatuese në Gjermani, Itali dhe Holandë.

Gjatë këtij aksioni të përbashkët u arrestuan 35 persona dhe janë ushtruar kontrolle në 51 vende. Po ashtu në këtë aksion u përfshinë më shumë se 600 policë. Eurojust ndihmoi autoritetet në krijimin dhe financimin e një ekipi të përbashkët hetimor (EPH) për rastin.

Rrjeti kriminal dyshohet se trafikonte kokainë dhe kanabisit nga Amerika e Jugut dhe më pas e shpërndante atë në vendet e Bashkimit Europian. Rrjeti kriminal kishte disa baza logjistike ku ruheshin lëndët narkotike dhe të ardhurat nga ky aktivitet, si edhe aty mund të takoheshin bashkëpunëtorët. Ata posedonin gjithashtu një flotë të gjerë automjetesh, telefona celularë të pajisur me aplikacione të koduara për mesazhe. Ky grup kriminal njihet edhe për përdorimin e dhunës, duke përfshirë episode torture dhe rrëmbimi.

Sipas hetimeve, rrjeti kriminal ka kryer të paktën 36 importe në total 1 ton kokainë dhe 1 ton hashash në periudhën mars 2020-qershor 2021. Vlera në treg e drogës së shpërndarë dyshohet se ka arritur 1 miliardë euro. Gjatë hetimit u sekuestruan edhe mbi 1 milion euro cash.

Të ardhurat e krimit u ndanë mes anëtarëve të rrjetit sipas roleve të tyre përkatëse. Në Gjermani, disa të dyshuar zotëronin një restorant luksoz, një bar dhe një agjenci imobiliare që dyshohet se përdoreshin për të pastruar paratë nga aktivitetet e trafikut të drogës.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Këtë herë, Rama do ta mbajë “retreat”-in në Pogradec në 24 dhe 25 gusht
  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë
  • Misteri rreth takimit sekret Pezeshkian-Khamenei në Teheran, ata ishin në një makinë…

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?