Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tragjedi në Londër: Pema bie mbi 5 fëmijët shqiptarë, humb jetën vogëlushja 7-vjeçare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Tragjedi në Londër: Pema bie mbi 5 fëmijët shqiptarë, humb jetën vogëlushja 7-vjeçare
AktualitetKronike

Tragjedi në Londër: Pema bie mbi 5 fëmijët shqiptarë, humb jetën vogëlushja 7-vjeçare

Published: July 1, 2025
Shpërndaje

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur të shtunën në Londër, ku një pemë e madhe është rrëzuar në një park publik, duke zënë poshtë pesë vajza të vogla shqiptare nga Kukësi. Fatkeqësisht, një prej vogëlusheve, vajza që shihni në foto, 7-vjeçarja Leona Ruka, humbi jetën si pasojë e plagëve të rënda.

Incidenti tragjik ndodhi në Chalkwell Park, në qytetin e Southend-on-Sea, pak para orës 15:00, ku sipas dëshmitarëve, një pjesë e madhe e pemës u shemb papritur mbi një grup fëmijësh që po luanin pranë zonës së trëndafilave.

Qindra qytetarë që ndodheshin në park reaguan menjëherë, përfshirë dhe kriketistët që ishin pranë fushës, duke u përpjekur të ngrinin pemën me duart e tyre për të shpëtuar fëmijët.

- Publicitet -

Sipas policisë lokale dhe shërbimeve emergjente, një vajzë tjetër 6-vjeçare e familjes Ruka ndodhet në gjendje kritike, ndërsa tre fëmijë të tjerë janë jashtë rrezikut për jetën, me plagë më të lehta.

Për ngjarjen kanë reaguar edhe autoritetet britanike. Shefi i Policisë së Essex-it, Leighton Hammett, deklaroi:

“Familjet po përballen me një dhimbje të paimagjinueshme. Mendimet tona janë me ta në këto momente tragjike.”

Ngjarja ka tronditur komunitetin shqiptar në Britani, ku është shpërndarë edhe një thirrje për ndihmë financiare në GoFundMe, për të mbështetur familjen e vajzës së ndjerë. Fondet do të përdoren për shpenzimet e funeralit, mbështetje për familjen, si dhe për shpenzimet spitalore për vajzën tjetër të familjes Ruka e cila ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Haga i dënoi me 81 vite burg, Kurti reagon pas vendimit për ish-krerët e UÇK-së
  • Ringrihet sërish Bordi i Transparencës
  • “Sot u dënuan çlirimtarët”, vajza e Jakup Krasniqit shpërthen pas vendimit në Hagë
  • Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar
  • Vendimet e Hagës për ish-krerët e UÇK, vjen reagimi i parë nga qeveria Kurti

Komentet e Fundit

  1. Lala on VIDEO: Vendimet e Hagës, si reaguan ish-krerët e UÇK kur u komunikuan dënimet përkatëse
  2. demo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar
  3. Gas Gas on Gjykata e Hagës shpall Hashim Thaçin fajtor e dënon me 25 vite burg. Dënohen edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së
  4. muçua I tanes on Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore
  5. nilo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?