Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tragjedia në Shkodër, avokati: E dashura e Erdgysit është shtatzënë, Alma e mori vesh!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Tragjedia në Shkodër, avokati: E dashura e Erdgysit është shtatzënë, Alma e mori vesh!
KronikeLajmi i fundit

Tragjedia në Shkodër, avokati: E dashura e Erdgysit është shtatzënë, Alma e mori vesh!

Published: May 15, 2024
Shpërndaje

Avokati Kujtim Cakrani ka dhënë detaje të reja mbi hetimet në lidhje me mbytjen e Alma Arrazit dhe fëmijëve të saj.

Ai deklaroi se flitet që e dashura minorene e Erdgys Arrazit ishte shtatzënë dhe kjo e ka rënduar më shumë gjendjen psikologjike të Almës.

“Flitet që ajo vajza, e cila ishte ende minorene, nuk kishte mbushur 18 vjeç, ishte shtatzënë dhe se Alma e ka marrë vesh këtë detaj dhe kjo e rëndoi gjendjen e saj. Megjithatë, kjo pritet të provohet nga analizat mjeko-ligjore.

- Publicitet -

Nuk dihet nga burime zyrtare, por publiku duhet ta mësojë të vërtetën. Duhet të zbardhet për t’i dhënë dritë kësaj ngjarjeje. Megjithatë, sjelljet e bashkëshortit nuk e justifikojnë aktin e gruas, e cila u vetëvra por duke mbytur dhe fëmijët e saj.

Alma ka parë foton e një prej fëmijëve që e kishte publikuar e dashura e bashkëshortit. Kjo e ka rënduar nga ana psikologjike. Ajo ishte një grua e braktisur, e vetmuar, e paragjykuar, e braktisur nga policia dhe pa asnjë mbrojtje ligjore.

Një nënë braktiset nga bashkëshorti me fëmijët, ai ka një të dashur dhe kjo braktiset në mes të 4 rrugëve, kjo nënë mendon se fëmijët e saj do rriten në kushte të vështira, duke përfshirë dhe gjendjen e rënduar psikologjike, ka thënë ‘Fëmijët e mi nuk i lë në dorë të të tjerëve po ika nga kjo botë’ dhe në gjykimin tim, kjo ka bërë që të mbytet së bashku me fëmijët.

Sot gratë, nënat shqiptare trajtohen si leckë. Edhe kafshët nuk trajtohen kështu. I shikoj që ndahen me një mospërfillje të jashtëzakonshme, lënë fëmijët në mes të rrugëz, se çfarë do hanë ata fëmijë, nuk e mendojnë.

Kunata e ka ditur që kishin marrëdhënie të agravuar, por nuk lidh dot momentin çfarë kanë biseduar dhe pse është takuar Alma me kunatën para se të merrte vendimin për t’u vetëvrarë.

Mendoj se janë takuar sepse Alma i ka kërkuar ndihmë për bashkëshortin, mund të ketë marrë një përgjigje jombështetëse nga kunata. Do ketë qenë përgjigje që e ka lënduar për të ardhmen e saj. Kunata është çelësi për të shkuar tek e vërteta, pro jo zgjidhja për këtë çështje”, tha avokati  në “Breaking” në Top News.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Phoenix says:
    May 15, 2024 at 10:27 am

    Tradhetia bashkeshortore, Divorci i nje cifti, ashtu si dhe prostitucioni, kane ekzistuar sa ekziston dhe vete njeriu. Por, cuditerisht, sot per Feministo-Komunistet dhe Moralistet Marksiste, te cilet kane dekada qe kane shkaterruar plotesisht vlerat familjare tradicionale njerezore ne Perendim, eshte nje risi e re e kohes qe jetojme dhe faji i Kapitalizmit.

    E kam thene dhe e citoj perseri, qe debilat e djeshem Komuniste sot jane kthyer ne debila Wokiste, Feministe dhe te LGBT-se. Ky eshte dhe infiltrimi qe i eshte bere shoqerise sone per ta kalbur dhe shperbere nga brenda.

    Reply
    • Prroji Thate says:
      May 15, 2024 at 12:56 pm

      Te kuptoj kur del kunder ne temat e politikes, por edhe ketu flet brockulla?
      Qenke i mbaruar komplet, nga politika, ana sociale, dhe do jesh ndonje qe s’ke buke ne shtepi.
      Mjere ti ku je katandisur.,

      Reply
  • Deiviii says:
    May 15, 2024 at 10:52 am

    Po ik ore se po na cani b…… me tezen e komunizmit..ne ate kohe nuk te linte njeri te vdisje po te te linte burri,te jepte shtepi e pune… e kujt burre ja mbante bytha te te linte,te kapnin per veshi ta mbaje po ishe me femije ti dilje zot femijve kaq.. nuk cmendej njeri se nuk te linte shoqeria,fisi, familja.. te mbanin afer…gjeni ndonje teori tjeter ju te shkerdhatoktacis

    Reply
  • Dudumi says:
    May 15, 2024 at 11:03 am

    Ka nje prirje individualiste keto dekadat e fundit. Dhe Jo vetem ne Shqiperi. Publiku maksimumi do habitet, do “gjynatoset”. Nje pjese e madhe kapen pas tifozllekut. Por ky qe quhet gabimisht “publik” ne fakt eshte permbledhje komentesh/statuse/likes/dislike fejsbuku e te tjera pellgace networku. Publiku i vertete eshte holluar si dhalla ku s’i thua dot uje se eshte i bardhe dhe as kos, se s’qendron ne luge. Publiku eshte bere individualist. Aksioma maxima eshte “c’pune kam une”? Pak para se te ndodhin tragjedite e medha, ngjarjet rrjedhin si drame e zakonshme. Indiferenca i shtyn ato te transformohen ne tragjedi. Me mbetet ne mendje ai filmimi nga kamera e lokalit, ku Lunata ndenjti me femijen e saj kurse viktima me tre femijet kaluan ne trotuarin mbi Bune. Absolutisht kunata s’eshte fajtore, ama indiferente. Bote e poshter, bote indiferentesh e individualistesh meskine. Hani me tepri, mbushuni mire se aty fillon e mbaron bota. Fryhuni si kaceke e lozni me celulare tere diten e perendise mbi tavolinen e kafenese. Per aq kohe sa jane drama fejsbuku s’u informon. Kur kthehen ne tragjedi fejsbuku dhe simotrat kibernetike
    ju lajmerojne se lind nevoja te mbledhin ngushellimet apo zemerimin tuaj momental.

    Reply
  • demo says:
    May 15, 2024 at 12:38 pm

    Ja kemi numuruar komunizmit te tera,por kur vinte puna tek gruaja dhe familja,,kur nje cope katundar te mbante harem me virgjerasha dhe te linte grusn me tre kalamaj,,dyert e Spacit hapeshin dhe o te groposte ne minjere,o pa arritur ne minjere si Himi Seitin,o ne Mbledhje te kopratives.sia Mesut Memen e telendisen ne mbledhje kopratives dhe pastaj i futen 12 vjet per sabotim te pasurise socialiste,se rrezoi qerren ne kanal.Sa gjenerala ne Burrel thoshin ;-Shpetuam nga topi,na hengri gopi?
    Lambi Pecini,,Fecorr Shehu,Arif Hasko e nje duzine me gjenerale ju provua zagarlleku,se shokut enver i shkonin letrat e popullit dhe ankesat e bashkeshorteve,.dhe ju fuste nje akuze armiqesore,qe mos e shihnen me driten e diellit,.Edhe ate pelen e hasdisur te Spiro Kolekes,qe e kapi inxh.Cim Bumci me ‘profesorin”ne krevat,,e thirri shoku enver Spiro Koleken dhe i tha:;-Do e mbledhesh tet bije ti,,Apo ta mbledhim Ne,se po na prish shume pune ne popull?

    Reply
  • Shqiptar says:
    May 15, 2024 at 12:55 pm

    E dashura qenka minorenne, duhet pergjigjesi per kete.

    Reply
  • demo says:
    May 15, 2024 at 2:21 pm

    Kjo pune e Hilmi Seitit eshte paradoksale. Kane kaluar 34 vjet nga komunizmi,por Laberit nuk krenohen me toger Baben,Mallakastriotet nuk krenohen me Fecorr Shehun.Camerit mburren me Hilmi Seitin. Kaq INFERIORE e ndjejne veten akoma Camerit? Po krenohuni me Ata djemte e Teme Sejkos qe nuk u mposhten para vdekjes dhe mundimeve si i jati.
    Hilmi Seiti ka qene nje ndyrsire,nje funderrine me i felliqur se toger baba dhe Fecorr Shehu.Burgoste burrat e Shkodres dhe si macok kazanash ju hynte grave nga dritarja. U be shef kuadri i Teatrit te Shkodres,de bukurushet e Shkodres duhet te kalonin ne dore te Hilmi Seitit qe te fillonin organike e Thiatro-Estrades.Prandaj e qane me oiii gjithe kurvat dhe herojte e tredhur te Teatrit te Shkodres. I vajti haberi shokut Enver qe naten si macok,leviste neper rrugicat e Shkodres Gazi Deges me Hilmi Seitin,.Shkoi e thirri nja dy here ne Tirane per ta paralajmeriuar.Camet thone,qe e thirri per agjenturat e Teme Sejkos,por nuk mpaska pranuar Hilmija.!!!!!!!!!!!!.Dokument per keto nuk ka,.Po Enveri po ta donte per agjentura,,Floten e shtate Amerikane ja veshi Teme Sejkos,,Floten e Tete do ta mbante Hilmija.
    Mbledhjen e trete e thirren ne KP e Shkodres,i dhane tasin me kocifos dhe i thane :Shko shpejt te gruaja ne Spital se ka lindur .Dhe keshtu me shkumbe neper goje vajti vdiq ne spital macoku cam Hillmija,qe e qau gjithe Shkodra.

    Reply
  • Phoenix says:
    May 15, 2024 at 3:13 pm

    @ Prroji i thate.

    Fatkeqesisht o mik, ti nuk ke bagazhin e duhur, qe te kuptosh se c’fare po them une, sepse e para je i indoktrinuar, dhe e dyta je i painformuar rreth subversionit sistematik afatgjate Komunist ne Perendim. Keto qe shkruaj une jane per ata qe kuptpjne dhe qe jane te infprmuar rreth axhendes diktatoriale Globale. Nuk e shkruaj kete qe te te ofendoj, por te te informoj, megjithese ti ofendon, thjesht sepse komenti nuk i pershtatet kostumit dhe indoktrinimit tend ideologjik.

    Reply
  • demo says:
    May 16, 2024 at 1:04 am

    Kjo pune e Hilmi Seitit eshte paradoksale. Kane kaluar 34 vjet nga komunizmi,por Laberit nuk krenohen me toger Baben,Mallakastriotet nuk krenohen me Fecorr Shehun.Camerit mburren me Hilmi Seitin. Kaq INFERIORE e ndjejne veten akoma Camerit? Po krenohuni me Ata djemte e Teme Sejkos qe nuk u mposhten para vdekjes dhe mundimeve si i jati.
    Hilmi Seiti ka qene nje ndyrsire,nje funderrine me i felliqur se toger baba dhe Fecorr Shehu.Burgoste burrat e Shkodres dhe si macok kazanash ju hynte grave nga dritarja. U be shef kuadri i Teatrit te Shkodres,de bukurushet e Shkodres duhet te kalonin ne dore te Hilmi Seitit qe te fillonin organike e Thiatro-Estrades.Prandaj e qane me oiii gjithe kurvat dhe herojte e tredhur te Teatrit te Shkodres. I vajti haberi shokut Enver qe naten si macok,leviste neper rrugicat e Shkodres Gazi Deges me Hilmi Seitin,.Shkoi e thirri nja dy here ne Tirane per ta paralajmeriuar.Camet thone,qe e thirri per agjenturat e Teme Sejkos,por nuk mpaska pranuar Hilmija.!!!!!!!!!!!!.Dokument per keto nuk ka,.Po Enveri po ta donte per agjentura,,Floten e shtate Amerikane ja veshi Teme Sejkos,,Floten e Tete do ta mbante Hilmija.
    Mbledhjen e trete e thirren ne KP e Shkodres,i dhane tasin me kocifos dhe i thane :Shko shpejt te gruaja ne Spital se ka lindur .Dhe keshtu me shkumbe neper goje vajti vdiq ne spital macoku cam Hillmija,qe e qau gjithe Shkodra..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Amendamenti i kongresmenit amerikan: SHBA të hetojë lidhjet e qeverisë shqiptare me drogën
  • Rama sulmon sërish protestuesit: Janë mbledhur të gjithë dështakët dhe zemërakët
  • Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  • EMRAT / Protesta te parlamenti, Policia: 19 të arrestuar dhe 12 nën hetim
  • Pengimi i arrestimit të Ballukut, kreu i SPAK: Dëmton hetimin, imuniteti nuk duhet të ekzistojë fare

Komentet e Fundit

  1. Detari on Dokumenti: Qeveria po heq Sazanin nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes, 90 përqind e ishullit do t’i kalojë Kushnerit
  2. K R on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  3. Detari on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  4. Ramat qe zbrazin Shqiperine nga rinia on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. pyetje nga publiku on Dokumenti: Qeveria po heq Sazanin nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes, 90 përqind e ishullit do t’i kalojë Kushnerit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?