Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Transfertat bankare nga jashtë u rritën me 44.4% vitin e kaluar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Transfertat bankare nga jashtë u rritën me 44.4% vitin e kaluar
AktualitetEkonomi

Transfertat bankare nga jashtë u rritën me 44.4% vitin e kaluar

Published: February 23, 2024
Shpërndaje

Transfertat hyrëse nga jashtë vendit në llogaritë bankare të individëve dhe bizneseve në Shqipëri shënuan një rritje të ndjeshme vitin e kaluar.

Mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, numri i transfertave nga jashtë arriti në sektorin bankar shqiptar arriti në 5.8 milionë, në rritje me 44.4% krahasuar me vitin 2022. Numri i transfertave ndërkombëtare hyrëse ka shënuar nivelin më të lartë historik, ndërkohë që preku një rritje me 256% krahasuar me periudhën para pandemisë (viti 2019).

Rritja shumë e lartë e numrit të transfertave hyrëse në vitet e fundit duket se reflekton në një masë të madhe zhvillimin e sektorit të turizmit, por edhe rritjen e të ardhurave nga remitancat dhe nga zërat e eksportit të shërbimeve.

- Publicitet -

Rritja është mjaft e lartë si në segmentin e bizneseve, ashtu edhe në atë të individëve.

Transfertat në llogaritë e individëve arritën në 376 mijë, në rritje me 27.5% krahasuar me një vit më parë.

Ndërsa transfertat në llogaritë e bizneseve arritën në më shumë se 5.4 milionë, me një rritje prej 45.7% krahasuar me vitin 2022.

Zhvlerësimi i Euros dhe valutave të tjera të huaja vitin e kaluar bëri që vlera e transfertave, e shprehur në Lekë, të pësonte rënie. Sipas Bankës së Shqipërisë, transfertat hyrëse nga jashtë në llogaritë bankare të bizneseve dhe individëve arritën vlerën e 548.6 miliardë lekëve, në rënie me 16.2% krahasuar me një vit më parë. Pas muajit maj, kursi i këmbimit Euro-Lek pësoi rënie të fortë, rënie që arriti më shumë se 14% me bazë vjetore në pikun e sezonit veror.

Shifrat e bilancit të pagesave, të shprehura në Euro, deri në fund të 9-mujorit 2023, treguan se për herë të parë në historinë e saj Shqipëria kishte një bilanc të jashtëm pozitiv. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për 9-mujorin 2023 bilanci i llogarisë korrente ishte pozitiv në vlerën e 28 milionë eurove. Kjo ishte hera e parë që Shqipëria regjistroi një bilanc të llogarisë korrente pozitiv për periudhën.

Kontributin kryesor në përmbysjen e pozicionit të jashtëm të vendit e ka dhënë turizmi. Për 9-mujorin 2023, të ardhurat neto nga turizmi arritën në 1.46 miliardë euro, në rritje vjetore me 73%.

Përveç turizmit, në përgjithësi sektori i shërbimeve vazhdon të japë një kontribut të lartë në rritjen e eksporteve të vendit, duke filluar nga shërbimet e fasonerisë. Sipas Bankës së Shqipërisë, për 9-mujorin 2023 fasoneria solli të ardhura neto në ekonomi në vlerën e 592 milionë eurove, në rritje me 25% krahasuar me një vit më parë.

Kontribut pozitiv në bilancin e llogarisë korrente vazhdojnë të japin edhe remitancat. Për 9-mujorin, dërgesat e emigrantëve arritën vlerën e 677 milionë eurove, në rritje me 14% krahasuar me një vit më parë. Valët e reja të emigrimit të shqiptarëve në vitet e fundit kanë rimëkëmbur remitancat, duke ndikuar pozitivisht bilancin e llogarisë korrente të vendit. Inflacioni i lartë dhe rënia e kursit të Euros gjatë dy viteve të fundit gjithashtu mund të ketë nxitur rritjen e remitancave, për të mundësuar ruajtjen e fuqisë blerëse të familjeve të varura prej tyre.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Trafik kilometrik nga Tuneli i Llogarasë drejt Orikumit
  • “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç
  • Vila luksoze në Palasë, SPAK sekuestron projektin e arredimit: Dyshime se mund të jetë pasuri e fshehur e Ballukut
  • “Wall Street Journal”: Gangsteri i dyshuar që po i hap telashe marrëveshjes së dhëndrit të donald Trump në Shqipëri
  • 710 euro qira, 760 euro pagë: Tirana e dyta në Europë për barrën e strehimit

Komentet e Fundit

  1. Ervin on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
  2. Keta jemi ky eshte niveli on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  3. Besnik on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  4. Dashi on Situatë e jashtëzakonshme në Krujë, zjarri jashtë kontrollit përfshin zonat e banuara, urdhërohet evakuim i menjëhershëm
  5. Anonymous on Kosova shpall non grata drejtorin e Telekomit serb

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?